dhuna seksuale / Ilustrim

Shteti dëshpëron edhe viktimat e dhunës seksuale, nuk i përkrahë (Video)

Vazhdon të zvarritet formimi i Komisionit, që do të verifikonte viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, raporton KTV.

Periskopi.com Lajme

Kjo kategori e grave shprehet tejet e dëshpëruar nga mungesa e përkrahjes institucionale tash e 17 vjet pas përfundimit të luftës.

Ministria e Punës arsyetohet se për shkak të ndjeshmërisë së rastit, po ecin me hapa të sigurt.

Ndonëse në shtator kjo ministri hapi konkursin për zgjedhjen e anëtarëve të këtij komisioni, i cili do të përbëhet nga një psikolog, sociolog, jurist dhe një organizatë Joqeveritare, përzgjedhja e tyre ende nuk është bërë.

Zyrtarë të Ministrisë arsyetohen se për shkak të ndjeshmërisë së kësaj kategorie, janë duke shkuar në hapa të sigurt.

Bytyçi thotë se deri në pjesën e parë të vitit të ardhshëm nuk pritet të nisë punën ky komision, ngase pas formimit të tij, anëtarët duhet të përpilojnë formularët, pastaj të mbajnë trajnime për këtë çështje dhe vetëm më vonë të merren në intervista viktimat e dhunës seksuale.

Derisa gjatë luftës së fundit në Kosovës konsiderohet se numri i grave të dhunuara është 22 mijë, Ministria e Punës nuk beson në këto shifra, pasi, sipas kësaj Ministrie, më shumë se një mijë viktima nuk mund të jenë.

Atifete Jahjaga

Jahjaga kërkon drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

Atifete Jahjaga, ish-presidentja e Kosovës edhe një herë ka kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.

Periskopi.com Lajme

Jahjaga këto komente i ka bërë në kuadër të Forumit Global për Paqe, Rising 2016.

“Pa e vënë drejtësinë dhe pa u siguruar paqe viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në vendin tonë dhe në mbarë botën, shoqëritë tona nuk do të jenë në gjendje ta gëzojnë në tërësi lirinë e tyre”.

Madje Jahjaga ka treguar se e ka pas për nderë të rri ulur karshi ish-ministres dhe ish-zonjës së parë të Somaliland-it, Dr. Edna Adan Ismail me të cilën kanë diskutuar mbi sfidat në ndalimin e dhunës seksuale gjatë konflikteve.