14625514_10154716531167340_1498017130_n

68 për qind e grave të Kosovës kanë përjetuar dhunë në familje

Gratë e Kosovës kanë marshuar sot në rrugët e Prishtinës për të shprehur kundërshtimet për dhunën ndaj grave. Ky marsh është zhvilluar në Ditën e Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Periskopi.com Lajme

Marshi me moton “Nuk ka arsyetim” është përmbyllur me vendosjen e broshurave me citime me dhunën ndaj grave nëpër rrethojat e Qeverisë dhe Kuvendit.
Adelina Berisha, nga Rrjeti i Grave tha se 68 për qind të grave në Kosovë kanë përjetuar dhunë në familje dhe mbi 64 për qind e tyre kanë përjetuar ngacmim seksual.

“Gratë janë në 68 për qind të rasteve kanë përjetuar dhunë në familje të gjitha gratë në Kosovë ndërsa të njëjtat shifra janë edhe për ngacmimin seksual, janë mbi 64 për qind të grave dhe vajzave që kanë përjetuar ngacmim seksual gjatë jetës së tyre në të gjitha sferat e jetës, coftë në punë, në rrugë, në shkollë, universitete e kështu më radhë”, citon kp të ketë thënë tha Berisha.
Ajo më tej shtoi se kanë organizuar këtë marsh protestues për të bërë thirrje që të luftohet dhuna në baza gjinore.

Iliriana Bajnca, aktiviste, tha se arsyeja që ka vendosur që të dalë sot dhe të marshojë kundër dhunës është për të tërhequr vëmendje për çështjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave, si dhe të tërhiqet vëmendja e institucioneve që të ndërmarrin hapa kundër kësaj dukurie.

“Sot kemi dalë me tërheqë pak vëmendje për çështjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave, se prej hulumtimit të Rrjetit të Grupeve të Grave ka dalë që më shumë se 60 për qind të grave dhe vajzave kanë përjetuar dhunë brenda familjes gjatë jetës së tyre dhe dëshirojmë të tërheqim vëmendje dhe dëshirojmë të kërkojmë prej institucioneve me ndërmarrë hapa më të fortë, më të fuqishme kundër kësaj dukurie”, tha ajo.

Në këtë marsh pjesëmarrësve iu shpërndanë letra në të cilat kishte citime dhe të dhëna për rastet e dhunës në baza gjinore në Kosovë, ku këto ishin marrë nga hulumtimet e RrGGK-së. Në fund të marshit këto citime u vendosen në rrethojat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në formë instilacioni, ku sipas RrGGK-së ky instilacion për kalimtarët e rastit do të paraqesin zërat e personave që kanë përjetuar dhunë.