qeveria

Qeveria i thotë po shqyrtimit të aplikacioneve për statusin e dëshmorit

Periskopi.com Lajme

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është miratuar kërkesa e presidentit për funksionalizimin e komisionit me qëllim të shqyrtimit të aplikacioneve të mbetura lidhur me statusin e dëshmorit të kombit të UÇK-së.

Hajredin Kuçi njëkohësisht ka njoftuar se ka marr kërkesë nga presidenti për të shqyrtuar disa aplikacione, për të cilat supozohet se janë rreth 100 sosh, njofton Klan Kosova.

”Kemi ardhë në përfundim që ky komision mund të funksionalizohet por vetëm për këtë çështje, dhe të përfundojë punën deri më 23 dhjetor të këtij viti”, ka përfunduar Kuçi, njofton Klan Kosova.

Glauk Konjufca

Konjufca: Po të ishin gjallë dëshmorët, do të na jepnin vërejtje

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka vlerësuar se përpjekjet e vazhdueshme të të parëve sollën çlirimin e Kosovës, raporton Zëri.info.

Periskopi.com Lajme

Ai në një intervistë dhënë Zëri.infos, ka thënë se të gjithë dëshmorët kanë kontribuuar në këtë drejtim.

“28 nëntori ka paraqitur atë motivin shtesë që të vazhdohet puna për gjendjen më të mirë të kombit shqiptar. Mendoj që pikërisht kjo përpjekje ishte ajo që e solli edhe çlirimin e Kosovës. Të gjithë ata dëshmorë që kanë rënë për lirinë janë pika preferenciale absolute e çlirimit shqiptar”, ka deklaruar Konjufca.

Ndërkaq, ka vlerësuar se po të ishin gjallë dëshmorët, ata do të na jepnin vërejtje për këtë Kosovë që është tani.

“Dëshmorët po të ishin sot gjallë do të na jepnin shumë vërejtje. Ushtarët e kanë dhënë jetën për bashkimin kombëtar, për një Kosovë që nuk është e ndarë në mënyrë etnike”, ka shtuar ai.

Siç është shprehur ai, dëshmorët e kanë dhënë jetën për një Kosovë më të mirë.

QEVERIAAAA

Pritet të kthehen pensionet për familjarët e dëshmorëve në Kosovë

Qeveria nuk është pro vendimit të ndaljes së pensioneve të dyfishta për familjet të cilat janë përfituese të dy skemave pensionale.

Periskopi.com Lajme

Zyrtarë të Qeverisë thonë se kanë përgatitur plotësim ndryshimin e ligjit që do t’i mundësonte një familje përfitimin e dy skemave pensionale, gjë që është e ndaluar me ligjin aktual.

Ministri Arban Abrashi ka thënë se Qeveria po synon që kësaj kategorie t’u mundësohet të jenë përfitues të të dy skemave pensionale pa e shkelur ligjin.

“Jemi drejt finalizimit që të bëjnë plotësim-ndryshimin e Ligjit për skemat penisonale dhe t’i ndajmë pensionet familjare dhe ato individuale, sepse mendojmë se në qoftë se ekziston një pension familjar qoftë për viktimat civile qoftë për dëshmorë, këto janë pensione invalidore dhe i takojnë familjes, ndërsa bartësi i familjes ka të drejtë që të gëzojë edhe pension kontributdhënës”, ka thënë Abrashi.

Qeveria e Kosovës javë më parë ka ndaluar pensionet për familjes që janë përfitues të dy skemave pensionale, kjo i është kërkuar nga Auditori i cili duke interpretuar Ligjin i ka rekomanduar Qeverisë që të ndalë shpërndarjen e pensioneve duke thënë se kjo nuk lejohet me Ligj.

Plotësim-ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale do të procedohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, e në të cilin mundësohet përfitimi i dy skemave pensionale: asaj individuale dhe kategori e dëmtuar e luftës./Tribuna Channel

UÇK/ arkiv

Shtohen shpresat për familjet e dëshmorëve, ka mundësi pensionet të ju kthehen sërish

Familjeve të dëshmorëve në Kosovë sërish u janë hapur plagët e vjetra. Qeveria e Kosovës ka vendosur që ata që gëzojnë edhe pension të moshës të mos marrin dy, pra tu ndalohet njëri. Por, sot është dhënë premtimi që do të bëhet ndryshim ligjor për t'ua kthyer sërish ato.

Periskopi.com Lajme

Përderisa ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka deklaruar që ky Ligj është që shumë kohë në fuqi, por tashmë janë pastruar listat, Shoqatat e Familjeve të dala nga lufta kanë deklaruar se familjeve të dëshmorëve u takojnë pensionet ngase rregullohet me ligj të veçantë.

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se është i papranueshëm kushtëzimi apo ndalja e pensioneve për kategoritë e luftës së UÇK-së, në këtë rast familjeve të dëshmorëve.

Nëse Qeveria nuk e korrigjon gabimin, ai ka thënë se reagimi i shoqatave të luftës së UÇK-së do të jetë i ashpër.

Ndërsa, të hënën, Abrashi, ka pritur në një takim të përbashkët përfaqësuesit e shoqatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht kryetarin e Shoqatës së Invalidëve, Fadil Shurdha, sekretarin e Shoqatës së Invalidëve, Enver Krasniqi, kryetarin e Shoqatës së Veteranëve, Smajl Elezi, anëtarin e Kryesisë së Shoqatës së Veteranëve, Fatmir Sopi dhe përfaqësuesin e familjeve të dëshmorëve, Muhamet Bilalli.

Siç bëhet e ditur gjatë takimit është biseduar për zhvillimet e fundit dhe përkushtimin e përbashkët për adresimin e çështjeve që lidhen me pensionet dhe aspekte tjera që kanë të bëjnë me mirëqenien e kategorive të dala nga lufta.

“U bë e ditur se shumë shpejt do të bëhen ndryshimet adekuate në Ligjin për skemat pensionale, ku do të definohen çështjet që lidhen me pensionet familjare dhe personale, pas vërejtjeve të dhëna nga Auditori”, thuhet në këtë njoftim për media.

Ndërkaq, temë tjetër ishte edhe buxheti për skemën e veteranëve luftëtarë dhe adresimin e kësaj çështje në përputhje me mundësitë buxhetore e nevojat aktuale.

Gjatë takimit, po ashtu, është shprehur nevoja e krijimit të një fondi të përbashkët të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së përmes të cilit “do të adresoheshin nevoja të ndryshme të personave që i takojnë këtyre kategorive me kontribute të veçanta në çlirimin e vendit”./ Periskopi