Sami Lushtaku

Para e banesa për blerjen e dëshmitarëve për drupin ‘Drenica’

Në aktakuzën të cilën e ka siguruar KALLXO.com përshkruhet metoda të cilën grupi e përdori për të bindur dëshmitarë për të ndërruar deklaratat e tyre gjatë gjykimit. Së fundmi Sami Lushtaku është dënuar me 7 vjet burg për krime lufte në gjykimin e grupit Drenica.

Periskopi.com Lajme

Prokuroria e EULEX-it pretendon se ka siguruar prova se Sami Lushtaku dhe grupi i tij ofruan shuma të majme të parave për dëshmitarët e mbrojtur të prokurorisë të cilët pritej të dëshmonin në gjykimin ndaj grupit Drenica.

Në aktakuzën të cilën e ka siguruar KALLXO.com përshkruhet metoda të cilën grupi e përdori për të bindur dëshmitarë për të ndërruar deklaratat e tyre gjatë gjykimit. Së fundmi Sami Lushtaku është dënuar me 7 vjet burg për krime lufte në gjykimin e grupit Drenica.

Aktakuza përshkruan se si u premtuan qindra- mijëra euro për të siguruar që dëshmitarët do t’i ndërrojnë deklaratat.

Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota e Fatmir Mjaku akuzohen se në periudhën qershor 2013- prill 2015, e kanë bërë një plan në bashkëpunim i cili për qëllim kishte që dëshmitari C të bindej që të ndryshonte deklaratën.  “Plani ishte që ai të japë një deklaratë të rrejshme në çështjen penale P. 938/13 duke i premtuar atij një shpërblim prej 40 mijë euro dhe një banesë në Fushë Kosovë e poashtu edhe pagesë për shërimin e gruas së tij të sëmurë në shkëmbim të tërheqjes së deklaratës së tij” thuhet në aktakuzë

I njëjti sipas aktakuzës procedurën paraprake kur ishte intervistuar  kishte dhënë  prova të mëdha ndaj të akuzuarve Sahit Jashari, Sami Lushtaku e Sabit Geci.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale pretendon se tentativa për të blerë dëshmitarë pati edhe në rastet e tjera. Sami Lushtaku, Ismet Haxha, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani akuzohen se në periudhën qershor 2013- shtator 2015 kanë ndërtuar një plan për ta detyruar Dëshmitarin F që ta japë një deklaratë të rrejshme në këmbim të një shume parash prej 109 mijë euro.

Dëshmitari F ka dëshmuar në seancën e 10 korrikut 2014-të në grupin Drenica.

Aktakuza pretendon se përreth Sami Lushtaku dhe  Ismet Haxhës është një grup i cili ka për qëllim t’i pengojë dëshmitarët e prokurorisë.

“Rrustem Rukolli, Rexhe Gjota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Sheremet Jashari e Bajram Dibrani akuzohen se prej qershorit 2013 deri sot, duke vepruar nën një plan të përbashkët, nën direktivat dhe udhëzimet e Sami Lushtakut e Ismet Haxhës, akuzuarit vendosën ta formojnë një grup prej së paku tetë personave aktiviteti kryesor i të cilit ishte që t’i pengojnë dëshmitarët e prokurorisë në rastin P. 938/13” thuhet në aktakuzë.

Këta dëshmitarë sipas aktakuzës dhanë deklarata fajësuese ndaj Lushtakut e Haxhës gjatë fazës hetuese në mënyrë që t’i bëjnë ata t’i ndërrojnë deklaratat gjatë procesit gjyqësor në përpjekje për ta fituar pafajësinë për Lushtakun e Haxhën dhe lirimin e tyre nga paraburgimi.

Nehat Thaqi

Avokati i Nehat Thaqit thotë se dëshmitarët nuk e njihnin atë

Avokati i Nehat Thaqit, Sead Spahoviq thotë se të tre anëtarët të familjes Milovanoviq e bënë të qartë se klienti i tij nuk ishte njeriu që i kishte dëbuar ata nga Lipjani.

Periskopi.com Lajme

“Një nga viktimat dëshmoi se nuk e njohin Nehat Thaqin dhe se ai nuk ishte njeriu që i dëboj nga Kosova. Ne presim që të lirohet menjëherë dhe të hiqet hetimi nga prokuroria. Koha e paraburgimit i skadoi më 28 tetor dhe nuk ka nevojë të jetë më atje për as edhe një ditë”, ishte shprehur për “Blic”, avokati Spahoviq, transmeton lajmi.net.

Thaqi në seancën dëgjimore të Prokurorisë  për Krim të Organizuar në Serbi kishte hedhur poshtë akuzat se kishte dëbuar familjen Milovanoviq, ai kishte thënë se gjatë asaj kohe ai ishte në Fushë Kosovë.

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Nehat Thaqi u liruar sot rreth orës 16:00 nga qendra e paraburgimit në Beograd. Prokuroria pushoi hetimet ndaj tij pasi që nuk kishte fakte.