origi

Liverpool fitore bindëse ndaj Derby County

Periskopi.com Sporti

Liverpooli ka mposhtur Derby County si mysafir me rezultat 0:3 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Kupës EFL.

Golat për ‘the reds’ i shënuan Ragnar Klavan në minutën e 24, Philippe Coutinho në minutën e 50 dhe Divock Origi në minutën e 54.

Me këtë fitore skuadra nga Anfield Road kalon në raundin e 1/8 të Kupës EFL. /Periskopi.com