kaka22

Kaka: Della Madonnia është derbi më i veçantë

Legjenda braziliane e Milanit, Leite Kaka, ka deklaruar se ky derbi është më i veçanti për të.

Periskopi.com Sporti

Kaka gjatë kohës sa ishte në Milano fitoj topin e artë në vitin 2008.

Kaka për rosonerët zhvillojë 308 ndeshje ku realizoi 104 gola.

“Milan-Inter është derbi i veçantë, i rrallë, sepse është një qytet me dy klube të mëdhenj, që luajnë në të njëjtin stadium. Nga gjithë derbit që kam luajtur, ky është special për mua. Kam ende shumë Milan e Itali në zemër”.

“Ishin vite të bukura. Shënova që në derbin tim të parë. Shënova një gol të bukur në vitin 2004, kur fituam 3-2 me përmbysje. Kam kujtime fantastike edhe nga derbit në Ligën e Kampionëve”, deklaroi braziliani.

Kujtojmë që Kaka kishte lënë Milanin për të kaluar në Real Madrid, mirëpo braziliani u rikthye përsëri në shtëpinë e tij. /Periskopi.com/