Ermina Lekaj-Përlaskaj

Deputetja e parë shqiptare në Kroaci thotë se atje janë 90 mijë shqiptarë

Deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Përlaskaj ka thënë aktualisht në Kroaci janë të regjistruar 90 mijë shqiptarë.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka treguar se ka edhe shumë të tjerë që nuk janë të deklaruar për shkaqe si politike dhe ekonomike, njofton Klan Kosova.

“Kroatët kanë simpati ndaj nesh dhe na janë falënderues për punën dhe kontributin tonë kemi pasur vullnetar që kanë luftuar rreth 2500 veta, ku kemi edhe të rënë atje.”

Në Vukovar ushtari i fundit që ka rënë është shqiptar, ka thënë Përlaskaj.

Përlaskaj, që me prejardhje është nga qyteti i Prizrenit nuk ka lënë pa përmendur edhe raportet Kosovë-Kroaci.

Ajo ka thënë se beson shumë që shteti kroat do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.

“Me integrimin tonë atje do t’i ndihmojnë edhe shtetit tonë – Kosovës. Çdo herë kërkoj që pakica shqiptare të përmendet më shumë dhe Kosova të jetë prioritet”, ka pohuar Përlaskaj.

Ajo ka shtuar se ka pasur edhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës gjë që ka thënë se shpreson ta ketë edhe në të ardhmen.