Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, kërkon që Lugina të bëhet pjesë e dialogut

Deputeti i vetëm shqiptar i Parlamentit të Serbisë, Fatmir Hasani, ka theksuar se shpreson që çështja e Luginës së Preshevës do të futet si pjesë e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Periskopi.com Lajme

Hasani, në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se treni i nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, ka qenë provokim i palës serbe, për arsye se, sipas tij, nuk ka ardhur si pasojë e një marrëveshje ndërshtetërore.

“Kemi dhënë deklarata për mediat në Beograd, ku kemi vlerësuar së ky tren është dashur të niset me marrëveshje ndërshtetërore, pa ikona dhe pa transparente…”, ka theksuar Hasani, transmeton Telegrafi.

Ai më tutje ka thënë se ai si deputet është më i padëshiruari në Parlamentin e Serbisë, i cili përbëhet nga gjithsej 250 deputetë.

Hasani ka thënë se ai si deputet do ta ngriste çështjen e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, vetëm në rast se sipas tij, kjo ide i propozohet nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndahet papritur nga jeta ish-deputeti shqiptar

Ndërroi jetë në mënyrë të papritur Gilman Bakalli, pedagog dhe ish-deputetet i Partisë Demokratike.

Periskopi.com Lajme

Ai ishte prekur nga një leucemi akute që e çoi drejt vdekjes pa i dhënë kohë që të trajtohej. I shkolluar ne Universitetin e Graz-it në Austri, 49-vjeçari Bakalli ishte një nga personalitetet e Filologjisë në Shqipëri.

Ai u përfshi në politikë rreth 11 vjet më parë. Në zgjedhjet e 2005-s u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Shkodër, por u nda shumë shpejt prej saj, shkruan Top Channel.

Pas vitit 2009, kur përfundoi edhe mandatin 4-vjeçar si deputet, Bakalli vazhdoi jetën akademike. Ai ishte pedagog i Universitetit Evropian të Tiranës. Po ashtu ishte një përkthyes i shkëlqyer. Gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë prezent me analiza në shtypin e shkruar.