Kandidatët e diasporës

Periskopi.com Lajme

Janë disa kandidatë që garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit, që kanë bagazh nga diaspora dhe shpesh njihen si “zviceran” ose “gjerman”. Albinfo.ch parqet vetëm disa prej tyre: Avdil Halimi, Sami Kurteshi, Faton Topalli, Gani Dreshaj, Gjylieta Kuçi…

Mërgata kosovarë përbën një të tretën e popullsisë në Kosovë, madje e përfshirë edhe në listat zgjedhore me qindra mijëra votues, por edhe kësaj here, në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës, do të mbetet pa vende të rezervuara në Parlament. Megjithatë janë disa nga kandidatët që garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit, që kanë bagazh nga diaspora dhe shpesh njihen si “zviceranë” ose “gjermanë”.

Në këto zgjedhje janë dy kandidatë nga diaspora, Faton Topalli dhe Sami Kurteshi, që garojnë nën flamurin e Lëvizjes Vetëvendosje. Avdil Halmi është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila në këto zgjedhje është në koalicion parazgjedhor me  Aleancën Kosova e Re të biznesmenit Behgjet Pacolli. Ndërsa  Gjyljeta Kuçi dhe Gani Dreshaj janë kandidatë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e cila garon në një listë me Partinë Demokratike të Kosovës dhe partinë Nisma për Kosovën.

Avdil Halimi mbanë numër 44 të LDK-së, ndërsa njihet si biznesmen i diasporës që ka ardhur në Kosovë, kurse me origjinë është nga Lugina e Preshevës. Ai është i nominuar nga Lëvizja Qytetare “Vatra”, ndërsa thotë se çështja e parë që do ta ngritë në Parlamentin e ardhshëm të Kosovës, do të jetë ndryshimi i ligjit të shtetësisë.

Ai pohon se si deputet i Parlamentit të Kosovës, nuk do të lejonte që qytetarët e Kosovës Lindore të mbeten si deri më tash, qytetarë të rëndit të dytë e tretë. Dhe se do të punohet në përshpejtimin e procesit për pajisen me dokumente të përkohshme dhe përhershme të shtetësisë së Kosovës.

Faton Topalli mbanë numrin 16 në listën e Vetëvendosjes, ndërsa për vite me radhë ka jetuar në Zvicër. Ai ka qenë edhe në mandatin e kaluar deputet i Kuvendit të Kosovës nga LVV, ndërsa shumëherë nga oponentët politikë, është quajtur si “zvicerani”. Ai në disa debate e merr Zvicrën si shembull të funksionimit demokratik dhe ligjor.

Topalli i lindur në Prishtinë, ka studiuar dhe magjistruar në Fakultetin e Shkencave Sociale në Cyrih. Ai ka punuar në shërbimin psiko-social në Zvicër, si ligjërues i jashtëm në Fakultetin e shkencave sociale në Cyrih që nga viti 2007, dhe si ekspert i praktikës për diplomim në ZHAW. Topalli, siç thuhet  ka qenë i angazhuar në mbrojtjen e interesave të mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër si përfaqësues joformal i bashkësisë shqiptare në po të njëjtin shtet.

Ndërsa Sami Kurteshi, ish avokat i Popullit për një mandat, tani garon si kandidat i Vetëvendosjes me numër 35. Si ish i burgosur politik, Kurteshi po ashtu ka një të kaluar të gjatë në Zvicër. Në shtetin helvetik ai studioi shkencat politike, sociologjinë dhe të drejtën ndërkombëtare në universitetin e Cyrihut.

Në vitin 2006 ai merr titullin magjistër i shkencave politike. Ai ka punuar në institucione të rëndësishme shtetërore në Zvicër, ku në periudhën prej 1997-2001 ishte bashkëpunëtor i Organizatës Zvicerane për Refugjatë (Schweizerische Flüchtlingshilfe SFH). Tani nga pozita e avokatit të Popullit, ka hyrë në politikë.

Po ashtu si “gjak” i diasporës janë edhe Gjyljeta Kuçi dhe Gani Dreshaj që kandidojnë në petkun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që ka të nominuar liderin Ramush Haradinaj për kryeministër të ardhshëm. Dreshaj që ka numrin zgjedhor 80, njihet si biznesmenë i suksesshëm në Gjermani, por edhe në Kosovë. Ai i është bashkuar AAK-së dhe është kryetar i Degës së AAK-së për Istog.

Ndërkaq, GJyljeta Kuçi është mbiemri i saj me të cilin njihet ajo pas martesës me futbollistin e njohur Shefki Kuçi nga Vushtrria. Ajo ka qenë mis fotogjene e vitit 2003 dhe këngëtaren nga Vushtrria, ndërsa në këto zgjedhje gjendet në listën e kandidatëve për deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me numër 96.

E pabesueshme në cilën parti është kandidat Shaip Muja

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike e Kosovës në listën e saj për deputetë e ka futur edhe Shaip Mujën.

Kështu thonë burime të Gazetës Blic brenda PDK-së.

“Pjesë e listës është edhe Shaip Muja”, thonë burime të Gazetës.

Ndryshe, Muja ishte ndër deputetët më aktiv sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ai përpos kundërshtimit të versionit aktual të demarkacionit, kishte paraqitur edhe propozimet e tija, për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Ndërkohë, nga kjo listë kanë mbetur shumë emra, si ai i Agim Çekut, i Adem Grabovcit e shumë figura të tjera të njohura.

Muja ishte një rast i rrallë sa i përket përfaqësimit të tij në Kuvend. Si deputet pati zgjedhur të ishte i pavarur por vazhdonte të ishte anëtar i PDK-së.

Lista e plotë e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje do jetë e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit.

Derisa listën e kanë dorëzuar pak qaste para orës 00:00 në KQZ

Periskopi ka listën e plotë

Këta janë emrat

1        Albin Kurti

2        Visar Ymeri

3        Aida Dërguti

4        Dardan Sejdiu

5        Shpend Ahmeti

6        Fatmire Kollçaku

7        Glauk Konjufca

8        Dardan Molliqaj

9        Donika Kadaj

10      Rexhep Selimi

11      Liburn Aliu

12      Albulena Haxhiu

13      Sami Kurteshi

14      Xhelal Sveçla

15      Nazlie Bala

16      Faton Topalli

17      Driton Çaushi

18      Shqipe Pantina

19      Salih Salihu

20      Mytaher Haskuka

21      Besa Baftiu

22      Xhavit Drenori

23      Hydajet Hyseni – Kaloshi

24      Drita Millaku

25      Dukagjin Gorani

26      Ismajl Kurteshi

27      Arbërie Nagavci

28      Jusuf Ulaj

29      Mirsad Shkreta

30      Hatixhe Hoxha

31      Gani Krasniqi

32      Ajet Potera

33      Hatixhe Latifi-Popovci

34      Adem Mikullovci

35      Ali Lajçi

36      Albana Gashi

37      Bashkim Misini

38      Faruk Mujka

39      Leonora Bajraktari

40      Driton Tali

41      Shemsi Syla

42      Shkurte Aliu

43      Xhevat Bislimi

44      Emin Gerbeshi

45      Vlora Haxhimehmedi

46      Nexhat Kryeziu

47      Behxhet Osmani

48      Valbona Bajrami

49      Venera Llunji

50      Ylli Hoxha

51      Fisnik Ismaili

52      Avni Tafili

53      Arbër Rexhaj

54      Teuta Krasniqi

55      Sadri Ramabaja

56      Egzon Haliti

57      Adea Batusha

58      Frashër Krasniqi

59      Atdhe Arifi

60      Fitore Pacolli – Dalipi

61      Qëndron Kastrati

62      Shemsi Elezi

63      Shemsie Vokrri

64      Bashkim Lajçi

65      Selatin Retkoceri

66      Albana Fetoshi

67      Sabit Kadriu

68      Xhevdet Qiriqi

69      Shpresa Januzi Topojani

70      Ismet Hamiti

71      Kujtim Shala

72      Lirijonë Duli

73      Luan Hoxha

74      Nevzad Isufi

75      Arta Bajraliu

76      Leonard Shala

77      Bajram Ajeti

78     Behie Sertolli

79      Fidan Feka

80      Emrush Xhemajli

81      Elza Sadiku

82      Shyqeri Hyseni

83      Eman Rrahmani

84      Jetmira Vrenezi

85      Dervish Çadraku

86      Valon Ramadani

87      Hyrie Veliu

88      Dugagjin Palushi

89      Fidan Ademi

90      Arjeta Rexhepi

91      Sami Ahmeti

92      Mehmed Čeman

93      Krenare Koqi

94      Veton Seferi

95      Rashit Gashi

96      Saranda Bogujevci

97      Ramadan Beqiri

98      Salih Lukaj

99      Violeta Salihu

100    Hysen Durmishi

101    Shpend Hysaj

102    Lazër Ndrecaj

103    Shpejtim Arifi

104    Tahir Tahiri

105    Sylejman Pireva

106    Xhevat Sallahu

107    Xhafer Berisha

108    Erzen Krasniqi

109    Sadik Krasniqi

110    Salih Zyba

 

Mësohen kandidatët e NISMA’s, Milaim Zeka ‘i fut hundët’

Periskopi.com Lajme

Partia Nisma për Kosovën tashmë ka përfunduar përpilimin e listës me emrat kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Indeksonline mëson ekskluzivisht se emrat kandidatë nga Nisma për Kosovën janë:

1)      Fatmir Limaj

2)      Bilall Sherifi

3)      Zafir Berisha

4)      Bajram Hasani

5)      Enver Hoti

6)      Haxhi Shala

7)      Muharrem Kuçi

8)      Milaim Zeka

9)    Isa Xhemajli

10)   Besim Shyti

11)   Valdete Bajrami

12)   Albulana Balaj

13)   Violeta Demaj

14)   Anita Mulolli

15)   Manuela Koni

Ndryshe duhet përkujtuar që kanë mbetur edhe pak minuta deri në përfundim të dorëzimit të listave kandiduese për zgjedhjet e 11 qershorit.

Pacolli e ‘la në lloç’ ish-gazetarin që sapo mori në parti

Periskopi.com Lajme

Ibrahim Rexhepi, njëri nga gazetarët e njohur të Kosovës i cili ju bashkua Aleancës Kosova e Re, nuk është përfshirë në listë të kandidatëve për deputet të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka bërë publik vet ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Aty, Rexhepi ka shkruar se rrugëtimi i filluar së bashku me Behgjet Pacollin para disa muajsh do të jetë i gjatë.

“Ndonëse nuk do te jem pjesë e listës kandiduese, vazhdon implementimi i planeve për një Kosovë tjetër- më të mirë dhe më të pasur.Gjithsesi se kjo arrihet vetëm me vizionin e presidentit Behgjet Pacolli dhe te AKR-se si pjesë e qeverisjes. Pa dyshim se vazhdoj te jem pjese e këtij projekti dhe e ekipit te presidentit, vetëm e vetëm që të arrihet qëllimi final – jo vetëm sigurimi i vendit në qeverisje, por i përgjegjësisë për ndryshime”, ka shkruar Rexhepi.

LDK detyrohet: E futë Vjosa Osmanin në listë për deputet!

Periskopi.com Lajme

Vjosa Osmani megjithatë është futur në listën për deputetë të LDK-së.

Ndërkohë, siç edhe ka raportuar Gazeta Blic ishte shtuar presioni në vazhdimësi që ajo të futet në Listë, pas përjashtimit që ishte bërë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Përgjithshëm.

Në LDK kishte dy grupe sa i përket Vjosa Osmanit.

Një pjesë e LDK-së, të afërt me Isa Mustafën dhe me nënkryetarët aktual të LDK-së që ishin kundër që ajo të jetë në listë, edhe nëse do të pësonte partia, derisa në anën tjetër, Avdullah Hoti, kandidati për kryeministër e mbështeti kandidaturën e saj për deputete.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, kundërshtuesit e Osmanit kanë frikë se ajo do të dalë më e votuara në LDK, duke ua rrezikuar marrjen e timonit të partisë.

Në anën tjetër, tashmë nga kjo listë janë përjashtuar disa nga kundërshtuesit më të mëdhenj të koalicionit me PDK-në dhe kundërshtuesit e demarkacionit.

Fatmir Rexhepi, Shpejtim Bulliqi, Hatim Baxhaku dhe Adem Salihaj janë përjashtuar nga Lista Zgjedhore.

Ora 24:00 është afati i fundit për dorëzimin e listave zgjedhore në KQZ.

Përfundimtare: Adem Grabovci jashtë listës së PDK-së

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike e Kosovës është në përfundim e sipër të listës me emrat e kandidatëve për deputetë të Kosovës.

Njëherësh kjo listë si duket do të ketë ndryshime rrënjësore. Është pikërisht deputeti njëherësh ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci i cili ka konfirmuar për Indeksonline se tërhiqet nga kandidimi për deputetë.

Grabovci ka bërë të ditur se edhe pse ishte në listë, vullnetarisht ka zgjedhur që të mos kandidojë

“Unë vullnetarisht edhe pse jam në listën kandiduese do të bëjë përpjekje për t’u tërhjekur nga lista kandiduese për t’i lehtësuar punën të tjerëve që të jenë pjesë e kandidimit. Vetëm nga vullneti për t’iu dhënë shansin njerëzve të ri, frymës s re për të qenë në Partinë Demokratike të Kosovës. Do të jap kontributin tim maksimal aty ku ka nevojë partia, aty ku po përcaktohem”, ka thënë Grabovci.

Gjithashtu Grabovci ka theksuar se e gjithë kjo po bëhet që PDK t’i japë mundësinë të rinjve që të inkuadrohen në parti.

“Po bëjmë përpjekje për të futur një frymë të re në Partinë Demokratike të Kosovës dhe jam ithtar i kësaj frymë që t’i lëshohet rrugë gjeneratës së re. Partia ka Legjislativin është edhe ekzekutivin dhe partia që kanë nevojë për njerëz dhe unë do të përcaktohem që të jem në shërbim të partisë”, ka shtuar Grabovci.

Ka mbetur edhe pak orë deri në përfundim të kësaj liste dhe dorëzimit të saj në KQZ. Po ashtu duhet përkujtuar që PDK kësaj radhe në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit do të shkojë në koalicion me AAK-në dhe Nismën për Kosovën.

Mësohet kur e dorëzon Vetëvendosje listën e kandidatëve

Periskopi.com Lajme

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje thanë të premten se mbledhja e Kryesisë është duke vazhduar dhe se lista prej 110 kandidatëve për deputetë do të dorëzohet në KQZ në ora 00: 00.

Aida Dërguti nga Vetëvendosje deklaroi, se mbledhja e Kryesisë ende nuk ka përfunduar dhe se janë duke diskutuar për çështje teknike.

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, mohoi të ketë pakënaqësi nga aktivistë të Lëvizjes Vendvendosje lidhur me listën e kandidatëve për deputetë, derisa Albulena Haxhiu konfirmoi se lista është me 110 kandidatë.

Sipas tyre dorëzimi i listës me kandidatët për deputetë do të bëhet në ora 00:00.

Lutfi Haziri shpjegon kush dhe pse mbeti jashtë listës për deputetë

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ka thënë se të gjithë ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së që i takojnë Legjistraturës së VIII-të do të jenë pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie, përveç atyre që nuk janë propozuar nga degët e LDK-së.

Sipas Hazirit, ish-deputetët që nuk janë propozuar për kandidatë për deputetë të Parlamentit të Kosovës nuk mund të jenë pjesë e listës me kandidatë për deputetë.

“Të gjithë ata që kanë ardh me propozime të degëve të gjithë janë. Ata që nuk kanë marrë propozim nga degët nuk ka rregull që mundet me u propozu në një nivel tjetër, ata kanë çështje vetëm me degët e tyre”, tha ai.

E një nga ish-deputetët që nuk ka marrë propozimin e kryesisë së degës së LDK-së në Gjilan është Fatmir Rexhepi, i cili për “Gazeta Blic” ka thënë se pavarësisht vendimit të KP të LDK-së ai do të vazhdon të jetë pjesë e kësaj partie.

“Mos propozimi i emrit tim nga kryesia degës në Gjilan e vlerësoi të gabuar dhe në kundërshtim të plotë  me vullnetin e elektoratit besimin e të cilëve e kam pasur që 27 vite. Unë kam respektuar kontratën me elektoratin rugovian në ruajtjen e vlerave të LDK-së si dhe të interesave të qytetarëve dhe ato shtetërore në të gjitha kohërat. Amanetin e dhënë Rugovës se do jem anëtari i fundit besnik i LDK-së do ta mbajë pavarësisht se a do jem apo jo në listë për deputet”, është shprehur Rexhepi.

LDK-ja është në koalicion parazgjedhor me AKR-në dhe Alternativën.

Zgjedhjet e parakohshme institucionale janë përcaktuar të mbahen më 11 qershor.

Fillojnë ‘sakrificat’ në AAK, shumë njerëz largohen nga lista për deputet

Periskopi.com Lajme

Avni Arfii nga AAK bënë të ditur se nuk do të jetë pjesë e listës në garën për deputetet të Kuvendit të Kosovës.

Arifi tregon se pas konsultimin me Ramush Haradinaj është marrë ky vendim.

Nuk duhet harruar se me koalicioni PDK-AAK-NISMA, listat mëparshme me deputetë ndryshojnë shumë, kështu që edhe përçarjet brenda partive janë më të mëdha ngase rritet numri i të pakënaqurve, raporton Periskopi

“Ndonëse e kam shpallur kandidaturën për deputet sot në konsulltim me kryetarin Haradinaj dhe kolegët tjerë nga partia vendosëm që të tërhiqem nga gara dhe të marrë përgjegjësi tjera. Falenderoj të gjithë ata që veç ma kishin premtuar përkrahjen dhe njëkohësishtë ju ftoj të gjithëve që të përkrahni kandidatët e AAK për deputet të Republikës së Kosovës”, thotë Arifi./ Periskopi

Humb pushtetin, Isa Mustafa fillon hakmarrjen (Video)

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, nuk është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të kësaj partie, për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

“Para një ore, pas një takimi të Degës së LDK-së në Podujevë, është marrë vendimi që unë mos të jem kandidat për deputet nga kjo dege”, ka thënë Bulliqi për TV Rrokum, duke shtuar se Këshilli i Përgjithshëm i partisë nesër e merr vendimin përfundimtar për këtë.

Greg Delawie

Ambasadori Delawie fton individualisht deputetët kundërshtues të Demarkacionit

Periskopi.com Lajme

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se ambasadori amerikan, Delawie ka ftuar individualisht në ambasadë deputetët kundërshtues të demarkacionit.

Njëri nga këta deputetë që është ftuar, është edhe ai i PDK-së, Shaip Muja.

Mirëpo, zyrtarisht Muja ka qenë i pa qasshëm.

Ndryshe, mbetet të shihet nëse pas këtij takimi do të ndërroj qëndrimi deputeti i PDK-së, i cili ka qenë shumë i ashpër kundër këtij versioni të demarkacionit.

Muja kishte ofruar edhe alternativa se si të zgjidhet kjo çështje.

Ambasadori amerikan sot ka takuar edhe deputetët e LDK-së në tentimin e tij për ti bindur për ta votuar demarkacionin.

Këto janë kushtet e deputetëve të LDK-së për demarkacionin (Dokument)

Periskopi.com Lajme

RTV Dukagjini ka siguruar dokumentin e formuluar nga deputetët e LDK-së, për t’i dhënë zgjidhje çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Në këtë dokument kërkohet riinegocimi i pikave të kontestuara, ndërsa në rast dështimi të një marrëveshjeje me Kosovës e Malit të Zi, atëherë do të kërkohet vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit.

Deputetët e LDK-së propozojnë që demarkacioni të votohet, por që të mundësohet më pas korrigjimi i pikave të kontestuara. Propozimi përmban dy anekse: i pari është marrëveshja tashmë e nënshkruar me 25 gusht para dy viteve, dhe aneksi i dytë paraqet propozimin e deputetëve të PDK-së.

Pika e parë e aneksit të dytë thotë se “Qeveria e Kosovës të rinegociojë me Qeverinë e Malit të Zi Marrëveshjen e 25 gushtit 2015 për Shënjimin e Kufirit brenda afatit prej 1 viti nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes me të dyja anekset”, duke sqaruar më pas në pikën e katërt se rinegociimi do të ndodhte për pikat Qafë e Çakorrit dhe Bjelluhës, si dhe për Qafën e Kullës së Zhlebit.

Gjithashtu, LDK-ja kërkon një komision të ri shtetëror për këtë rinogociim, që nuk do të përfshinte asnjë nga anëtarët e mëparshëm të komisionit.

Por, në rast se për këtë propozim, dy qeveritë, ajo e Prishtinës dhe e Podgoricës nuk pajtohen, atëherë pika katërt e kësaj marrëveshjeje do të dërgohet në arbitrazh të përshpejtuar.

“Në rast se brenda afatit njëvjeçar, dy qeveritë nuk arrijnë pajtim lidhur me pikat kontestuese, Kosova dhe Mali i Zi pajtohen të dërgojnë çështjen e shënjimit të kufirit në arbitrazh ndërkombëtar, duke përzgjedhur opsionin e arbitrazhit të përshpejtuar (Fastrack Arbitration), vendimi i të cilit do të pranohet dhe zbatohet nga të dyja palët”, thuhet në pikën pesë të kësaj kërkese.

Ky propozim ka sqaruar se “Aneksi i Parë, i cili përfshinë Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit të 25 gushtit 2015, nuk do të hyjë në fuqi pa u plotësuar kushtet e Aneksit të Dytë, në përputhje me dispozitat e reja për hyrje në fuqi”.

Raportohet se ka deputetë të ngujuar në Maqedoni

Periskopi.com Lajme

Situata e tensionuar vazhdon në Maqedoni pas zgjedhjes së Talat Xhaferrit kryetar i Kuvendit në Maqedoni. Policia tashmë ka filluar aksionin për të marrë gjendjen nën kontroll.

Këtë për Rubikon të KTV-së e bëri të ditur Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

“Ka deputetë të lënduar por ata janë edhe të ngujuar, kemi situatë të tensionuar, policia ka filluar të marrë situatën nën kontroll”, ka thënë Osmani. “Qytetarët sidomos ata shqiptarë duhet të rrinë të qetë derisa institucionet të marrin situatën nën kontroll”.

Osmani në një lidhje direkte nga Maqedonia ka thënë se nuk ka njohuri ende për gjendjen aktuale të deputetit Zijadin Sela.

“I kemi informatat qe është i lënduar por jo në gjendje të rëndë, jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegë të cilët janë të ngujuar brenda në Parlament”, ka thënë ai.

Osmani thotë se e rëndësishme mbetet qetësimi i situatës për të vazhduar tutje me hapat drejt krijimit të qeverisë.

“Sot në kushte ndoshta jonormale është zgjedhur për herë të parë Talat Xhaferi si kryetari i parë shqiptarë”, ka thënë ai.

“Tash është e rëndësishme që të qetësohet situata. Kemi informacion që tani Policia është në aksion për të vënë situatën nën kontroll”, shtoi tutje ai.

Ganimete Musliu: Asnjë nga deputetët nuk duhet kandidojnë më

Periskopi.com Lajme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Muzliu thotë se nëse shkohet në zgjedhje tani, nuk duhet asnjë nga deputetët aktual të kandidohet sërish.

Musliu tha se të gjithë deputetët aktual duhet ndjehen fajtor për ato që nuk janë bërë për vendin.

Në Rubikon ajo tha se nëse votohet një mocion për rrëzimin e Qeverisë nuk duhet ketë asnjëri ‘fytyrë’ për të kandiduar sërish.

“Kjo legjislaturë duhet me shku me moral, minimumi të bëjnë ushtrinë. Nuk është bërë asnjë punë, që tri vite proceset kanë ngelur në Kuvend, tu u marr me njëri-tjetrin. Ata deputet që dojnë zgjedhje pa i kry detyrat nuk duhet me kandidu sërish”, thotë ajo.

Rikujton se PDK dhe LDK vendosin nëse do mbahen zgjedhjet këtë vit, por tha se ato nuk janë zgjidhje/ Periskopi

Albulena Haxhiu përplaset me deputetin e LDK-së

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka lëshuar mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme ku po diskutohej për dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo pasi që ajo është përplasur me deputetin e LDK-s, Muhamet Mustafa, rreth marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe.

Albulena Haxhiu, ka treguar për Telegrafin arsyet se pse ajo në mënyrë demonstrative ka lëshuar sot takimin e kryetarëve të Komisioneve Parlamentare, të thirrur nga Komisioni për Punë të Jashtme.

Ajo ka thënë se kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa është sjellur më të në mënyrë të vrazhdë për shkak të mospajtimeve që i kanë pasur rreth qëndrimeve politike.

“Ai fillimisht tha se nuk jemi këtu për t’i prezantuar qëndrimet e partive politike. Por, unë thash se ne nuk mund të shkëputemi nga kjo gjë, sepse aty jemi si përfaqësues të subjekteve politike. Më pas ai filloi ta ngre zërin, veçanërisht te çështja e ‘Zajednicës’”, ka bërë të ditur Haxhiu.

Sipas saj, Mustafa tha se nuk është e vërtetë që Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar ‘Zajednicën’, duke shtuar se “unë i tregova se kjo nuk është e vërtetë, sepse kjo Gjykatë e ka gjetur se në 23 pika të dokumentit të Asociacionit të Komunave, ka shkelje të Kushtetutës”.

“Më pas Mustafa më tha rri aty, mos fol, në mënyrë urdhërore. Dhe unë e ndjeva se është cenuar integriteti im si femër dhe si deputete, dhe e lëshova mbledhjen në mënyrë demonstrative”, ka theksuar Haxhiu.

Ndryshe, sot Komisioni për Punë të Jashtme, i ka ftuar të gjitha kryetarët e Komisioneve Parlamentare, për të diskutuar për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Prezentë ishin edhe përfaqësues të KDI-së që merren me monitorimin e punës së Kuvendit.

Përfaqësuesja e kësaj organizate i ka prezantuar rezultatet e sondazhit të organizuar me qytetarët e Kosovës, për punën e Kuvendit të Kosovës në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Vazhdon konflikti mes deputetëve të Maqedonisë

Periskopi.com Lajme

Deputetët e Maqedonisë kanë vazhduar me fyerje dhe akuza të ndërsjella në mes vete edhe në vazhdimin e seancës konstituive në Kuvendin e vendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Seancën e kanë nisur deputetët e LSDM-së me ndërhyrje procedurale ku akuzohet kryesuesi i Kuvendit për thyerje të Rregullores së Kuvendit.

Sheqerinska reagoi për rastin e konsulit të nderit i cili dyshohet për vrasje në Barcelonë.

Deputetët përplasen për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, dhe deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, janë përplasur për projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Periskopi.com Lajme

Muja ka paraqitur projektligjin në Kuvend, që është përkrahur në parim nga të gjitha partitë politike. Megjithatë, ishte deputetja e LDK-së Melihate Tërmkolli që tha se ata që e dinë mirë historinë e Kosovës dhe ata që e kanë projektuar pavarësinë e Kosovës, do duhej të kishin përpara dy projektligje, për memorialin “Ibrahim Rugova” dhe memorialin “Adem Jashari”.

“Unë veç në këtë mënyrë e votoj këtë projektligj, dhe ftoj edhe LDK-në ta bëjë këtë, por edhe partitë tjera”, tha Tërmkolli.

Ndaj Tërmkollit replikoi deputeti Muja. Ai tha se më së paku ka pritur që të thotë dikush se po bëhet fushatë me këtë projektligj. Sipas Mujës po bëhet përpjekje për ta shpëtuar një vlerë të jashtëzakonshme kombëtare, pasi “Ademi nuk ka vdekur për një njeri, por për tërë Kosovën”.

Përsëri ka reaguar Tërmkolli e cila ka thënë se të gjithë e dinë vlerën e Ibrahim Rugovës dhe për të di e gjithë bota, raporton kp. “Askush nuk është kundër ligjit për memorialin Adem Jashari, por kujtesa historike duhet të jetë e plotë, jo selektive”, ka shtuar ajo.

Për këtë projektligj Qeveria e Kosovës nuk e ka dhënë asnjë koment, derisa u kritikua nga deputetët pse nuk ka gjetur kohë të jap komentet e saj.

Familjarët e të zhdukurve i bëjnë ‘për pesë pare’ deputetët

Përfaqësuesit e familjeve të personave të pagjetur e kanë quajtur diskriminues ligjin për persona të pagjetur, duke kërkuar ndryshimin e tij nga fillimi deri në fund.

Periskopi.com Lajme

Ata akuzuan institucionet se nuk po bëjnë asgjë për kategori, madje po e përbuzin që 17 vjet  pas luftës kategorinë me të ndjeshme të shoqërisë kosovare.

Gjatë diskutimit për ndryshimin e Ligjit për Persona të pagjetur në Komisionin për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, përfaqësuesi i familjarëve nga Mitrovica Bajram Qerkini tha se ky ligj që nga fillimi ka qenë për ta diskriminues, prandaj edhe nuk pati asnjë fjalë për t’iu thënë faleminderit deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk dua t’i numëroj numrat, se ju keni qejf më i numëru nenet, edhe me ja nisë prej këtij ligji, neni, 1 e 2 e 3, por unë po them prej emrit të pagjetur e deri të pika e fundit marë s’ka për neve. Ju keni me qitë marë atëherë kur nuk ekziston asnjë familjar që ka nevojë t’i kompensojë, sepse nuk e keni as vullnetin politik, as vullnetin njerëzor, s’e kanë pasur ata para teje zonjë, as sot ti, sidomos mirëqenia sociale, të gjendet një njeri pa kurrfarë informate me ia ndalë gjysmën e bukës. Unë veç në burg kur kam qenë na kanë thënë gjashtë vet keni me nda një bukë edhe në ushtri tetë vet e kemi ndarë një bukë, veç ata kanë menduar ashtu edhe sot po mendohet për këtë kategori, mirëqenia sociale na ka bërë kështu”, shtoi Qerkini.

Qerkini e quajti shqetësues kushtëzimin që ua ka bërë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, se ata persona që kanë mbushur moshën e pensionit, të zgjedhin mes pensionit dhe ndihmës si familjarë që ka të zhdukur. Madje Qerkini ftoi  deputetët që të dalin vetëm pesë minuta në vendin e tij.

“Tash Bajram Qerkini ka punuar 38 vjet në minierë, dikush ka pasur këtu prej juve që keni qenë veç të lëshoheni, një vit është vështirë, por e kam pasur shëndetin e kam përballuar dhe tash me thonë a po i don qato 38 vjet që ke punuar kontributdhënës, a po i don me vendim këtë që të ka takuar që Kuvendi ka thënë je i dëmtuar, ta kanë marr djalin, se dinë ku e ke. Ju kisha lutur juve po të ishin pesë minuta në vend temin, s’po them më shumë, veç pesë minuta, çka sot i kishit thënë Komisionit parlamentar”, theksoj Qerkini.

Madje, i nervozuar, Qerkini u tha deputetëve se janë lodhur me premtime të politikanëve.

“Memorialët i përmendi, kush s’e përmend por leje atë punë, s’po jeni ngushtë për këta të gjallët, për të vdekurit që hiq, po lëreni atë punë, mos bani hajgare. Mani bre se jemi lodhur, pasha Zotin  jemi lodhur, edhe duke i dëgjuar gjithë premtime. Me vjen shumë keq prej  Teutës është shumë e shkathët po mundohet të bëjë diçka, po premtime jemi lodhur, janë bërë goxha gjatë me premtime dhe asnjë s’janë realizu. As nuk pres as prej teje, the jam humanitare, po nuk je humanitare po je zyrtare, duhet t’i kryeni disa punë”, theksoi ai.

Vërejtje dhe rekomandime dhanë edhe përfaqësuesit tjerë. Kryetari i Komisionit Qeveritar për persona të pagjetur Prenk Gjetaj tha se duhet urgjentisht të ndryshohet ky ligj, derisa dha disa ide konkrete.

“Konkretisht lidhur me datën, përfshirjen, statusi i të pagjetur nga cila datë deri në cilën datë, në vitet 90-ta kanë ndodhur jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë Kosovës qytetarë të Kosovës kanë rastisur në periudhën kur është zhvilluar lufta në Kroaci, Bosnjë, janë zhdukur, ka edhe të identifikuar të gjetur, si ta trajtojmë atë. Afati ligjor është prej 1 janar 1998, çka me ba me të….kjo qështje është me rëndësi që të përfshihen edhe ata që kanë qenë gjatë viteve 90-ta, sepse ka qenë luftë e pashpallur”, theksoi Gjetaj.

Ndërsa, kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave” Nysrete Kumnova tha se kategoria e familjeve të personave të pagjetur është e ndjeshme dhe këtë po e bën edhe me të vështirë diskriminimi që po ua bënë ligji aktual. Ajo kërkoi nga Kuvendi ta shqyrtojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndërprerjen e pensionit të punës personave që marrin pensione në emër të viktimave civile të luftës.

“Përmes kësaj shkrese paraqes kërkesën e familjarëve që u takon e drejta për pension në emër të viktimave civile të luftës dhe të cilët pasi kanë mbushur 65 vite moshë u është bërë kushtëzim nga qeveria që të zgjedhin njërin nga pensionet. Në fakt nëse ka qenë në marrëdhënie pune nuk u takon pensioni i punës, janë të detyruar që nga njëra pagesë të heqin dorë. Kjo është shumë e dhimbshme, edhe vet jam para pensionit, 14 vjeçe kam hi në punë, paramendo me ta ndalu djersën që kemi qenë të parritur kemi derdhur djersën për një kontribut të pleqërisë”, tha Kumnova.

Kryetari i Këshillit të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës, Haki Kasumi ka parashtruar disa kërkesa të cilat tha se duhet patjetër të futen në ndryshimin e Ligjit për persona të pagjetur, pasi sipas tij, kategorisë më të goditur që 17 vjet rresht i shkelet një e drejtë elementare e njerëzore dhe të ketë kaq pak përkujdesje, është e papranueshme.

“Ligji përpos emrit që e ka, ligji për persona të zhdukur shumë pak ose më së paku merret me personat e zhdukur, andaj duhet gjithsesi me ndihmën e ekspertëve, këtij komisioni, të përkujdeset për ta. Në plan të parë, ose pikë e parë e familjarëve në këtë ligj është kërkesa për përkufizim të kohës që përfshinë ky ligj…kërkesë tjetër është të mos ndryshohet statusi as terminologjia për emërtimin e personave që identifikohen ndërkohë, në momentin që identifikohet si viktimë civile, ju lutëm është në grupin e viktimave civile, por e vërteta historike, faktike është diçka tjetër. 17 vite ankth, vuajtje e një familjari për njeriun e vet dhe në momentin që ai gjendet të hidhet në një kategori që këtu po shtrembërohet e vërteta historike”, tha ai.

Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka shqyrtuar edhe vendimin e Avokatit të Popullit për propozimin e kandidatëve për zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit, por nuk ka arritur të marr vendim për t’i dërguar emrat në seancë për votim. Kjo, pasi deputeti serb Nenad  Rashiq, tha se do ta shkelin rregulloren po qes e dërgojnë kështu, meqë mungon edhe një kandidat i komunitetit serb dhe se nuk janë dy ashtu siç kërkohet që për një pozitë të jenë dy kandidat. Mirëpo, për këtë Komisioni vendosi që drejtoria ligjore e Kuvendit të merr një vendim se çfarë të bëhet me listat e kandidateve për zëvendës-avokat, nëse duhet ta dërgojnë kështu si është në Kuvend, apo të shpallet konkursi për një kandidat nga minoritetet.

Pas sulmit në Parlament, deputetët britanikë mbesin të ngujuar (FOTO)

Deputeti britanik, Barry Sheerman ka postuar disa fotografi ku shihet se pas sulmit në Parlamentin e Britanisë, deputetët kanë mbetur të ngujuar brenda hapësirës së këtij institucioni.

Periskopi.com Lajme