Shtyhet seanca ndaj deputetëve të opozitës

Është shtyrë seanca ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për shkak të mungesës së Glauk Konjufcës së VV dhe Teuta Haxhiut të AAK-së, raporton KTV.

Periskopi.com Lajme

Të akuzuarit tjerë për përdorim të armës dhe sulm ndaj personit zyrtar Aida Dërguti, Time Kadrijaj, Besa Baftiu dhe Pal Lekaj kanë qenë prezent në seancën fillestare.

“Nuk ka kushte ligjore që të mbahet kjo seancë dhe e caktoj shqyrtimin e ardhshëm për datën 2 shkurt”, ka thënë gjyqtari Faik Hoxha.

Këta janë një nga 4 grupet e ndryshme të deputetëve që kanë aktakuzë lidhur me ngjarjet në Kuvendin e Kosovës dhe gjuajtjes së gazit lotsjellës për të kundërshtuar kalimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Nehat Baftiu merr mandatin e deputetit në vend të Ramiz Kelmendit

Emërimi i Ramiz Kelmendit, si Zëvendëskryeministër i Kosovës, ditë më parë ka krijuar hapësirën e një deputeti të ri nga Partia Demokratike e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

E sipas listave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i bie që të jetë anesteziologu Nehat Baftiu.

Sipas rregullores 112 së KQZ kandidati i parë me më së shumti vota i asaj parti dhe i gjinisë së njëjtë me kandidatin e larguar ose kandidatin duhet të zëvendësohet.

“Nga kandidati i ligjshëm në radhë i të njëjtës gjini i cili ka fituar numrin më të madh të votave të listës së riorganizuar të kandidatëve të Subjektit Politik në emër të së cilës garoi anëtari. Nëse nuk ka ndonjë kandidat tjetër të ligjshëm me gjini të njëjtë nga lista e kandidatëve, nga kandidati i radhës i cili ka fituar numrin më të lartë të votave në listën e kandidatëve”.

Ramiz Kelmendi emërohet zv/kryeministër, dorëzon mandatin e deputetit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për emërimin e Ramiz Kelmendi në postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ndërsa, po sot, Kelmendi do të dorëzojë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës./ Periskopi