Këto janë kombet më depresive në Evropë

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, hungarezët janë kombi më depresiv në Evropë, derisa çekët janë më pak të prirë për depresion.

Periskopi.com Shëndeti

Të dhënat e Zyrës për statistika të Islandës tregojnë se nëntë për qind e popullsisë së këtij vendi vuajnë nga depresioni, transmeton KosovaPress. I njëjti burim pohon se personat e gjinisë femërore në këtë vend janë më depresive sesa meshkujt, derisa personat e rinj të gjinisë femërore në Islandë më së shumti janë të goditura nga depresioni.

Sipas hulumtimit më të ri të Anketës evropiane të shëndetësisë (EHS), islandezët janë kombi i katërt për nga depresioni në Evropë.

Në Hungari, ndërkaq, e cila prin në listë, janë 10 për qind e njerëzve të prekur nga kjo sëmundje e “kohës moderne”.

Në mesin e vendeve evropiane me përqindje më të madhe të popullatës, të cilët vuajnë nga depresioni, ndodhen edhe Portugalia, Suedia, Gjermania, Luksemburgu dhe Britania e Madhe.

Nga ana tjetër, vendi me më së paku persona të prekur nga depresioni është Çekia, me rreth tre për qind të banorëve të prekur nga kjo, që pasohet nga Sllovakia, Kroacia, Lituania dhe Italia.

Depresioni, shkaktar i vdekjeve po aq sa mbipesha

Pothuajse 1 në 5 sulme fatale të zemrës janë "të shkaktuara nga gjendja e shëndetit mendor ".

Periskopi.com Shëndeti

Depresioni është po aq i rrezikshëm për zemrën tuaj sa është mbipesha apo presioni i lartë i gjakut shkruan Daily Mail, transmeton Periskopi.

Nga një studim 10 vjeçar që është bërë  nga Organizata Botërore e Shëndetësisë del se 350 milionë njerëz në mbarë botën janë të prekur nga depresioni dhe se ai është shkaktar i 15 % të sulmeve në zemër.

 

Sipas Dr. Karl Henz Ladwig vlerësuan se depresioni është krahasuar me katër faktorët  e rrezikut më të zakonshëm si presioni i lartë i gjakut, prija e duhanit dhe mbipesha.

Gjatë periudhës së studimit, 557 njerëz vdiqën ku 269 prej tyre nga sëmundjet e zemrës

” Të dhënat tregojnë se depresioni ka një madhësi të mesme efekti, ngjajshëm me faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare jo të lindura ” tha Dr. Ladwig. /Periskopi

Ka një terapi për depresionin dimëror

Depresioni dimëror është sezonal dhe prek shumë veta. Shkaktohet nga shkurtimi i ditës dhe orëve me dritë apo nga mungesa e dritës së diellit për shkak të kohës thuajse gjithmonë me shi apo mjegull.

Periskopi.com Lajme

Simptomat janë mungesë gjumi, lodhje, këputje, vështirësi për t’u përqëndruar, shumë uri, rënie energjie dhe dëshirash në përgjithësi.

Ky lloj depresioni mund të kurohet duke stimuluar prodhimin e serotoninës në tru falë dritës e njohur sidomos në vendet nordike.

Kjo mund të arrihet edhe përmes telefonave smart dhe aplikacioneve që mund të shkarkohen prej tyre. Këto aplikacione mundësojnë që të programosh më mirë kohën me dritë duke aktivizuar një zile që të kujton se kur duhet të zgjohesh dhe kur mund të shkosh të flesh.

Gjithashtu mund të konfigurojnë stimulues të dritës së agimit deri në perëndim ose thjeshtë ofrojnë një dritë stimuluese. Aplikacione të tilla ka plot si për shembull Beurer- TL100, WL90, Lumie BodyClock Luxe 700, Philips Wake-up light Hf3520, Lumie Desklamp apo më e lira nga të gjitha Lumie Arabica.

Që kjo terapi të funksionojë më mirë duhet aplikuar orën e parë pas zgjimit dhe duhet të zgjasë për 20-30 minuta.

Duhet mbajtur 50 cm larg syve dhe nuk duhet drejtuar në fytyrë por duhet të mbahet anësore.