barca

Barcelona shënon fitore të thellë, Messi rikthehet me gol

Barcelona ka shënuar fitore të thellë ndaj Deportivo La Corunas me rezultat 4:0.

Periskopi.com Sporti

Të përzgjedhurit e trajnerit Luis Enrique kaluan në epërsi qysh në minutën e 21-të nëpërmjet Rafinhas.

I njëjti lojtar dyfishoi epërsinë në minutën e 36.

Goli i tretë u shënua nga Luis Suarez në minutën e 43-të, ndërsa i saporikthyeri nga dëmtimi, Lionel Messi shënoi golin e fundit në këtë takim në minutën e 58-të.

Me këtë fitore, Barcelona renditet në pozitën e dytë me 16 pikë pas tetë javësh, ndërsa lider është Sevilla me një pikë më shumë. /Periskopi.com

suarez

Formacionet zyrtare: Barcelona – Deportivo

Barcelona pret në Camp Nou Deportivo La Corunan për të zhvilluar ndeshjen e radhës në La Liga.

Periskopi.com Sporti

Këto janë formacionet zyrtare:

Formacioni i Barcelonës: Ter Stegen, Mascherano, Piqué, Mathieu; Rafinha, Rakitic, Busquets, Digne; Arda Turan, Luis Suarez, Neymar.

Deportivo: Lux, Laure, Albentosa, Sidnei, Navarro, Guilherme, Mosquera, Celso Borges, Çolak, Bruno Gama, F. Andone