Lutfi Haziri

Haziri mohon se ka keqpërdorur detyrën zyrtare: Denoncimi është politik

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka mohuar fajësinë për veprën që akuzohet nga Prokuroria, konkretisht keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Periskopi.com Lajme

Haziri theksoi se denoncimi është politik.

“Në bazë të denoncimit të degës së PDK-së në Gjilan. Denoncimi është politik dhe PDK si degë është në opozitë dhe zëshëm e ka proklamuar këtë “ngjarje” edhe pse këtë gjendje që e kam gjet unë në Gjilan, parkingu ka qenë i dhënë në kohë të përkohshme”, ka thënë Haziri.

Sipas Hazirit, gjëja e vetme që ai ka bërë është se ka ndalur një veprim jo ligjor i cili ka zgjatur gjashtë vite.

“Pronat në shfrytëzim jepen përmes ankandit dhe nuk ka formë tjetër. Unë e kam ndal një veprim jo ligjor gjashtëvjecar dhe shfrytëzim që është dhënë i përkohshëm edhe atë kohë dhe operatori që përmes ankandit në konkurrencë të hapur ka dal më i shtrenjti në këtë rast”, përfundoi ai.