mesut ozil

Mesut Ozil flet për të ardhmën e tij

Mesut Ozil është në dy vitet e fundit të kontratës së tij me klubin londinez, Arsenal.

Periskopi.com Sporti

Turku-gjermani është duke kaluar në një super formë këtë javët e fundit në fanelën e Arsenalit. Mesfushori ende nuk ka arritur akordin me klubin për kontratën e re, ku paga e tij besohet se do te jetë rreth 160 mijë funte në javë në kontratën pesë vjeçare  të cilën do të ia ofrojë Arsenal, palët janë pothuajse në përfundim të bisedimeve dhe Ozil thuhet se ka pranuar kontratën, sipas the Mirror.

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, e ka këshilluar që të vazhdojë me klubin dhe të bëhët si legjenda holandeze, Dennis Bergkamp. Tekniku francez këtë e ka bërë para derbit me rivalët lokal, Tottenham.

“Ata kanë ngjashmëri. Unë mendoj se mund të bëhët legjend, nëse i përkushtohet klubit dhe vazhdon të qëndroj” , tha Wenger.

ozil

“Dennis Bergkamp ka luajtur për shumë kohë, deri në moshën 38-vjeçare. Unë dëshirojë që të kemi edhe 10 vite të Ozilit, kjo varet. Për t’u bërë një legjendë duhet të qëndrosh për shumë vite dhe jo dy vite e të ikësh” përfundoi trajneri francez. bergkamp

Ozil kohët e fundit është lidhur me një rikthim tek Real Madridi por si duket klubi madrilen duhet të fokusohet në objektiva tjera, pasi që Ozil besohet se do të vazhdojë kontratën me ‘topqinjtë’. /Periskopi.com