Ish-ushtari i KFOR’it në Kosovë arrestohet për vrasje të shumëfishtë

Periskopi.com Lajme

Një ish-ushtar i KFOR-it në Kosovë i dyshuar për krime lufte në rajonin Donbass të shkatërruar nga lufta në Ukrainë është arrestuar fundjavën e kaluar nga policia kufitare polake, por identiteti i tij është bërë publik tek të enjten pasdite.

I arrestuar me një urdhërarrest evropian që u lëshua javë më parë për të dyshuarin ka bërë që ai të jetë i kërkuar nga Austria për ekstradim.

Ai është 25 vjeçar, raporton DW, dhe akuzohet për “vrasjen e ushtarëve të përfshirë në luftimet në aeroportin e Donteskut”, tha një zyrtar i prokurorisë në Austri.

I dyshuari mësohet të jetë Benjamin F që ka lindur në një fshat perëndimor austriak në Voralberg.

Në moshën 17 vjeçare Benjamin F iu bashkua forcave të armatosura austriake në Kosovë ku më pas u ankua se pasi trupat franceze dolën në mision, austriakët qëndruan në kazerma.

“Isha i mërzitur aq shumë saqë  më dukej më e rëndësishme vdekja”, kishte thënë ai në një intervistë.

Në kërkim të sfidave të rrezikshme ai ishte nisur në Somali ku u angazhua në luftën ndaj piratëve. Por dështoi në misionin e tij dhe pasi nuk mundi të regjistrohej në Legjionin e Jashtëm Francez u kthye në Austri ku punoi si roje sigurimi në Vjenë.

Kur lufta në Ukrainën lindore krisi, Benjamin F iu bashkua grupeve guerile por as aty nuk qëndroi shumë dhe u nisë për në Siri e Irak. Megjithatë u rikthye në Ukrainë.

“Ata shkuan në Ukrainë me një bindje nacionaliste për të mbështetur Ukrainën kundër Rusisë”, i ka thënë DW-së Timo Vogt një fotograf gjerman.

Fotografi i cili kishte qëndruar me të arrestuarin shumë javë e ka përshkruar atë si një person që thjesht e adhuronte luftën, vrasjet dhe gjithçka tjetër që kishte të bënte me armët dhe luftimet në zonat e para.

Rrjedhin detaje të reja shokuese nga skandali i Cristiano Ronaldo

Periskopi.com Lajme

Pas informatës ekskluzive se Cristiano Ronaldo kishte dhunuar një femër, të cilës i kishte paguar 375.000 dollarë për tërheqjen e akuzës, si dhe detajeve të natës kur kishte ndodhur krimi seksual, të cilin e publikoi revista gjermane “Spiegel”, kanë rrjedhë detaje të reja.

E gjithë kjo është dokumentuar nga projekti Football Leaks, i cili informacionet ia ka dhënë rrjetit të hetimeve evropiane dhe revistës gjermane.

“Spiegel” raporton për porositë SMS, të cilat revistës ia ka vënë në dispozicion portali hulumtues Football Leaks. Sipas asaj që shkruan në këto mesazhe, Ronaldo nga avokati i tij ka kërkuar që të zvogëlojë shumën, të cilën është dashur t’ia paguajë viktimës: “Kjo duhet të jetë më pak”, shkruan në njërin nga mesazhet e tij SMS Ronaldo. Në fillim, femra, e cila akuzon yllin portugez për dhunim, kishte kërkuar 950.000 dollarë dhe Ronaldo në fund pagoi 375.000.

Bisedimet për marrëveshjen kanë të bëjnë me dhunimin e supozuar që kishte ndodhur më 2009. Atëherë, Ronaldo kishte njohur një femër të re në Las Vegas, e cila më vonë pohoi se futbollisti e kishte “dhunuar në anal”.

Ronaldo ka hedhur poshtë akuzat, por në të njëjtën ditë kur kishte ndodhur rasti, femra kishte lajmëruar policinë dhe ishte kontrolluar për këtë në qendrën medicinale të Universitetit në Las Vegas.

Pas kontrollit mjekësor është vërtetuar se ajo kishte ënjtje në pjesën anale, gjë të cilën e vërtetojnë dokumentet medicinale të siguruara nga “Spiegl”.

Viktima, sipas të gjitha gjasave, nuk ka ngritur akuzë kundër Ronaldos, por në vend të kësaj arriti marrëveshje me avokatët e futbollistit të njohur.

Në deklaratën sa i përket raportimit të parë të “Speigel” nga java e kaluar, menaxhmenti i Ronaldos pohoi se artikulli “është i bazuar në dokumente, të cilat nuk janë të nëshkruara”.

Raporti i ri i revistës së njohur gjermane përshkruan se si Ronaldo ishte direkt i përfshirë në bisedimet me viktimën dhe se lidhur me këtë ishte në kontakt të vazhdueshëm me avokatët e tij.

“Spiegl”, po ashtu, publikoi dokumentin, i cili ishte marrëveshja e mirëbesimit dhe të cilin thuhet se e ka nënshkruar edhe vetë Ronaldo.

E vranë me thikë në vitin 2013, dënohet tre persona me 14 vjet heqje lirie

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur publikisht Aktgjykimin, PKR.nr.1071/13, me të cilin i akuzuari G.S. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 11 viteve, ndërsa të akuzuarit B.A. dhe I.D. janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti e gjashtë muaj për secilin veç e veç.

Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari G.S është fajtor sepse më 30.03.2013, rreth orës 01.15, në klubin e natës “Amsterdam” në Prishtinë, me dashje dhe me qëllim që t’i shkaktojë lëndime të rënda trupore, tani të ndjerit L.B. gjatë përleshjes fizike në mes të akuzuarve G.S, B.A, I.D dhe D.K. në njërën anë dhe të akuzuarve L.S dhe B.B në anën tjetër, ashtu që i akuzuari G.S  kishte goditur me thikë tani të ndjerin L.B në pjesën e sipërme të këmbës së majtë, me ç’rast i kishte prerë komplet arterien dhe venën femorale të majtë, të cilat prerje ishin shoqëruar me gjakderdhje masive dhe shok hemorragjik, dhe për pasojë kishin shkaktuar vdekjen e të ndjerit më dt.01.04.2013, në ora 11.20 min, thuhet në një komunikatë për media.

Me këtë veprim i akuzuari G.S ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 par.4 të KPK-së, ndërsa të akuzuarit B.A dhe I.D kanë kryer veprën penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 par.1 të KPK-së.

Të akuzuarit G.S i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim prej dt.30.03.2012  dhe të njëjtit i vazhdohet paraburgimi, deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërsa të akuzuarve B.A dhe I.D i është llogaritur  koha e kaluar në paraburgim prej dt.30.03.2012 deri me dt.03.02.2014.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën së Apelit të Kosovës.

Dënohet me 1 vit burgim efektiv, përvetësoi 3 mijë euro nga ndërmarrja publike “Hidroregjioni Jugor”

Periskopi.com Lajme

Besnik Huqaj, i akuzuar për përvetësimin e rreth 3 mijë eurove nga ndërmarrja publike “Hidroregjioni Jugor”, të mërkurën, është dënuar me një vit burgim efektiv. Huqaj, i cili punonte si arkëtar në ndërmarrjen në fjalë, është obliguar që shumën e përvetësuar t’ia kthejë të dëmtuarës, “Hidroregjionit Jugor”.

Aktgjykimi është shpallur në Gjykatën Themelore në Prizren, nga kryetari i trupit gjykues, Skender Çoçaj. Sipas aktgjykimit, Huqajt, poashtu i është shqiptuar dënimi plotësues me të cilin ia ndalon atij të punojë në ndërmarrjet publike në afat prej dy vite pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Ky rast zhvillohej në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, me të cilën Besnik Huqaj akuzohej se duke punuar si arkëtar në ujësjellësin “Hidroregjioni Jugor”, dega në Dragash, ka përvetësuar nga arka, në mënyrë të paligjshme, shumën e parave prej rreth 3 mijë eurove.

Srebrenica

Oficeri serb dënohet për masakrën e Srebrenicës

Ish-oficeri i Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Ostoja Stanisiq, u dënua me 11 vjet burg për pjesëmarrje në gjenocidin e boshnjakëve nga Srebrenica në korrik 1995, por zëvendësi i tij u lirua nga akuzat.

Periskopi.com Lajme

Gjykata shtetërore në Sarajevë të premten deklaroi se Ostoja Stanisiq, ish-komandanti i Batalionit të Gjashtë të Brigadës së Zvornikut të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, është fajtor për përfshirje në vrasjen e më shumë se 700 burrave dhe djemve boshnjakë nga Srebrenica në korrik të vitit 1995.

“Më 14 dhe 15 korrik 1992, anëtarë të Batalionit të Gjashtë që ishin nën komandën e Stanisiçit, pranuan disa qindra burra të kapur nga Srebrenica në Petkovci, ndërkohë që i pandehuri e dinte që ata më pas do të vriteshin”, thuhet në vendim.

Boshnjakët u qëlluan për vdekje në digën Petkovci, pranë fshatit Djulici, në komunën e Zvornikut. Ata ishin në mesin e më shumë se 7,000 prsonave të cilët u vranë pasi Srebrenica ra në duart e forcave serbe të Bosnjës.

Sipas të njëjtit vendim, zëvendësi i Stanisiqit, Marko Miloseviq, u lirua nga të gjitha akuzat.

Në një deklaratë të shkurtër, gjykata tha se prokuroria vërtetoi fajësinë e Stanisiqit dhe se dënimi me 11 vjet burg ishte një dënim i përshtatshëm.

“Ai përfaqëson dënimin e shoqërisë ndaj këtij akti”, tha kryetari i trupit gjykues Stanisa Gluhajiq.

Gluhajiq tha se të ndaluarit u mbyllën në tre ndërtesa në Petkovci, ku ndodhej komanda e batalionit dhe Stanisiqi ishte i pranishëm atje gjatë gjithë kohës. Banorët e Srebrenicës u rrahën dhe u mbajtën në kushte çnjerëzore, shtoi ai.

Gluhajiq tha gjithashtu se zyrtarë të rangut të lartë të Ushtrisë Serbe të Bosnjës ishin të pranishëm në Petkovci në atë kohë.

“Qëndrimi i përgjithshëm ishte: transferoni, ndaloni dhe vrisni”, tha Gluhajiq.

Gjyqtari tha se i besonte vlerësimit të një eksperti që dëshmoi se trupat e përfshira nuk kishin aspak në plan t’i trajtonin burrat nga Srebrenica si të burgosur lufte, duke shtuar se nëse ata do të kishin dashur, do t’i kishin çuar në kampin e burgimit në Batkoviq, pranë Bijeljinës, në vend të kësaj.

Ai tha gjithashtu tha se koordinimi i operacionit – lidhja e të ndaluarve, mbikëqyrja e hipjes së tyre nëpër kamionë dhe shoqërimi për te diga, duke e ditur që ata do të vriteshin – u krye nën komandën e të pandehurit.

Gjykata tha se ajo kishte parë mjaftueshëm prova për të arritur në përfundimin se Stanisiq “kishte informacione në lidhje me ngjarjet dhe kishte marrë pjesë në planin e shfarosjes së boshnjakëve nga Srebrenica”.

Duke diskutuar lirimin nga akuzat të Marko Miloseviqit, gjykata theksoi se edhe pse prokuroria ofroi prova për të arritur në përfundimin se Miloseviçi ishte zëvendësi i Stanisiçit dhe se ishte i pranishëm në digën Petkovci, ku ndodhën vrasjet, ajo nuk paraqiti asnjë provë se Stanisiçi “i transferoi ndonjë autoritet për vrasjet zëvendësit të tij”.

Vendimi mund të apelohet.

Kosovarja merr dënimin më të pazakontë në Zvicër

Periskopi.com Video

Dënohet kryetari i Novobërdës

Gjykata Themelore në Gjilan të premten ka dënuar me 4 mijë e 500 euro gjobë kryetarin e komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq për dy vepra penale të keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për veprën penale të konfliktit të interesit.

Periskopi.com Lajme

Ky dënim ka ardhur pasi kryetari i Novobërdës ka negociuar me prokuroren e çështjes me ç’rast ka pranuar fajësinë, ngase ai kishte punësuar gruan e tij si menaxhere në sektorin e kulturës duke mos përfillur procedurat ligjore ku për dy vite ishte dëmtuar buxheti i Kosovës mbi 13 mijë euro, raporton Koha Ditore.

Gjithashtu ai është dënuar edhe për punësimet e paligjshme në të cilin pikë e ka pranuar fajësinë. Në këtë rast gjithashtu janë dënuar edhe dy zyrtarë komunal të cilët gjithashtu kanë pranuar fajësinë.

14 vjet burg për 6 persona që keqpërdorën seksualisht një të mitur

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për të Mitur, më 03.03.2017, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurve F.Sh.1 dhe F.Sh.2, të cilët në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale trafikimi me njerëz nga neni 139 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe ndaj të pandehurve B.Q, L.P, F.N dhe F.U, të akuzuar se secili veç e veç, ka kryer veprën penale trafikimi me njerëz nga neni 139 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 5 të KPK-së.

Periskopi.com Lajme

Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, ndaj të pandehurës F.Sh.1 për veprën penale me të cilën e ngarkon akuza, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj. Të pandehurin F.Sh.2 me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vite e gjashtë muaj. Ndërkaq të pandehurit B.Q. L.P, F.N, F.U, i gjykoi secilin me nga dy (2) vite burgimi.

Të pandehurit F.Sh.1 dhe F.Sh.2, akuzohen se gjatë vitit 2004 deri në vitin 2007, në bashkëkryerje kanë trafikuar të dëmtuarën – viktimën e mitur, me çka kanë keqpërdorur pozitën e saj të ndjeshme për shkak të gjendjes materiale dhe moshës së re, duke e mbajtur në shtëpinë e të pandehurës F.Sh.1, dhe duke e detyruar që pa dëshirën e saj t’u ofrojë shërbime seksuale në këmbim të parave të pandehurve B.Q, L.P, F.N, F.U dhe personave B, D, H, me ç’rast të pandehurit kanë bërë rekrutimin e të dëmtuarës, organizimin e takimeve dhe transportimin e saj deri tek personat e lartshënuar për shërbime seksuale. Ndërkaq të akuzuarit B.Q, L.P, F.N dhe F.U aktakuza i ngarkon me veprën penale sepse gjatë periudhës së njëjtë, kanë shfrytëzuar shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, për të cilën kanë qenë në dijeni se është e moshës së re dhe viktimë e trafikimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Prokuroria e Trinbunalit të Hagës kërkon burgim të përjetshëm për Karaxhiqin

Prokuroria e Hagës ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarin për krime lufte Radovan Karaxhiq.

Periskopi.com Lajme

Ai marsin e kalur është dënuar me 40 vjet burg për shkak të gjenocidit në Srebrenicë dhe krime kundër njerëzimit në Bosnje e Hercegovinë gjatë viteve 1992-1995, bëri të ditur sot Tribunali i Hagës.

Ankesë është ngritur në shkallën e dytë të Gjykatës së Tribunalit në fillim të dhjetorit dhe ka 89 faqe derisa ankesa e Karaxhiqit i ka 223 faqe.

Dënohet me tre vjet burg ish-ministri francez

Ish-ministri francez për Buxhetin, Jerome Cahuzac, është dënuar të enjten me tre vjet burg për pastrim parash dhe mashtrim tatimor, transmeton AA.

Periskopi.com Lajme

Gjykata në Paris shpalli Cahuzac fajtor për mashtrim tatimi dhe pastrim parash, ndërsa në sqarimin e aktgjykimit theksohet se Cahuzac ka kryer parregullsi “të jashtëzakonshme”.

Ish-ministri francez dhe bashkëshortja e tij pranuan se së paku 20 vite kanë pasur llogari të pa lajmëruar në banka të huaja.  Cahuzac dha dorëheqje në fund të shtatorit pasi prokuroria bëri të ditur se ka kryer një hetim mbi llogarinë e tij në bankat zvicerane, ku dyshohej se i ka përdorur për të fshehur paratë dhe në këtë mënyrë ka evituar pagesën e tatimit. Gjatë mandatit si ministër për Buxhet të Francës, Cahuzac drejtpërdrejt ka qenë përgjegjës për luftë kundër evitimit të pagesës së tatimit në këtë vend.

Dy vite burgim për falsifikim të dokumentit dhe mashtrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, sot e enjte 08 dhjetor 2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurve R. K, R. A dhe E. I, të cilët në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumentit nga neni 398 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së, veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, si dhe veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 2 nën paragrafi 2.2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Periskopi.com Lajme

Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimeve gjyqësore, dëgjimit të palëve, dhe fjalëve përfundimtare të akuzuarin e parë R. K për veprën e parë penale falsifikimi i dokumentit e gjykon me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj, ndërkaq për veprën e dytë mashtrimi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti e gjashtë (6) muaj, ndërkaq konform nenit 80 të KPRK-së u gjykua me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vite. Trupi gjykues pas tërheqjes së prokurorit ngndaj të akuzuari R. A dhe E. I., ka refuzuar akuzën.

Të pandehurit R.K, u shpall fajtor dhe u gjykua me dënim burgimi, sepse gjatë vitit 2012 në Gjilan, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, dhe në bashkëkryerje me të pandehurin kanë përpiluar dhe me dije kanë përdorur dokumentin e falsifikuar dhe atë kontratën e shitblerjes, edhe pse kanë qenë në dijeni se personi R.V kishte vdekur, të njëjtit e kanë përpiluar kontratën në të cilën si shitës e cekin të ndjerin, ndërsa blerës të akuzuarin R.K. Ndërkaq një muaj më vonë i pandehuri R.K me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke i fshehur ato, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ka mashtruar të dëmtuarin A.I duke e nxitë të njëjtin që të veprojë në dëm të pasurisë së tij në atë mënyrë që pasi e regjistron paluajtshmërinë e të ndjerit R. V në emrin e tij pran Zyrës Kadestrale në Novobërdë ia shet të dëmtuarit parcelat për çmimin në vlerë prej 9.000 euro, dhe përpilojnë kontratë të shitblerjes dhe të njëjtën e vërtetojnë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Vrasësi i deputetes britanike dënohet me burgim të përjetshëm

Juria e Gjykatës Qendrore Penale në Londër të mërkurën ka shpallur fajtor Thomas Mair (53) për vrasjen e deputetes britanike Jo Cox (41), në qershor të këtij viti.

Periskopi.com Lajme

Juria shqyrtoi dy orë para se të sjellin vendimin për shpalljen të Mair si fajtor për vrasjen e Cox, e cila mbështeste qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, raporton AA

Kopshtari i papunë u dënua me burgim të përjetshëm për “vrasje brutale, vrasje të motivuar politikisht dhe motiv qyqar” të deputetes Jo Cox.

Erdogan përmend dënimin me vdekje, thotë se shpejt do vendosin

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan të shtunën deklaroi se çështja e dënimit me vdekje është në agjendën e Qeverisë së Turqisë.

Periskopi.com Lajme

“Çështja e dënimit me vdekje është në agjendën e Qeverisë së Turqisë. Pas vendimit të parlamentit rreth kësaj, siç kam deklaruar edhe më parë, unë si president do të konfirmoj këtë vendim. Perëndimi nuk mund të marrë vendim në lidhje me të. Ne jemi ata që marrim një vendim për këtë çështje”, tha Erdogan.

Zyrtare: Shqipëria dënohet nga FIFA

Tifozët shqiptarë mund të shohin nga shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” ndeshjen kundër Izraelit, pasi FIFA ka vendosur që të mos ndëshkojë FSHF-në me mbylljen e dyerve të impiantit për shkak të sjelljes të papërshtatshme të tifozëve të saj.

Periskopi.com Sporti

Ndezja dhe hedhja e fishekzjarrëve gjatë ndeshjeve me Lihtenshtejnin dhe Spanjën kishte bërë të lindte frika se si përsëritës në ngjarje të tilla, Shqipëria rrezikonte mbylljen e dyerve të stadiumit për takimin e muajit nëntor.

Por në vendimin e dalë sot nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s, për secilën nga ndeshjet e tetorit, FSHF ka marrë nga një gjobë prej 25 mijë frangash dhe paralajmërim.

Motivacioni i dënimit ishte “sjellje e papërshtatshme mes spektatorëve (ndezje e mjeteve djegëse)”, që tregon qartësisht se sjellje të tilla do të vazhdojnë të dënohen nga ndërkombëtarët edhe pse grupimet e ultrasve nuk ngurrojnë t’i cilësojnë si “spektakël”.

Kosova mund të dënohet nga FIFA deri në 40 mijë franga (Dokument)

Federata e Futbollit të Kosovës ka pranuar këtë të hënë një letër nga FIFA, e cila nuk përmban lajm të mirë.

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu e ka konfirmuar hapjen e procedurave disiplinore kundër FFK, për ndeshjen me Kroacinë që u zhvillua në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Krejt kjo thuhet në letrën e dërguar për incidentet që janë bërë në organizmin e kësaj ndeshjeje.

E dënimi sillet të jetë nga 30 mijë në 40 mijë franga zvicerane.

Sekretari i Federatës së Futbollit shtoi se fillimisht duhet pritur vendimi i komisionit disiplinor të FIFA-së, njofton Klan Kosova

Ndërsa më pas kosovarët e kanë edhe të drejtën e ankesës.

Më poshtë e gjeni një nga faqet e dokumentit të dërguar nga FIFA.