plisat

Drilon Hajrizi falënderon tifozërin ‘Plisat’

Drilon Hajrizi ka folur pas ndeshjes ndaj Demir Insaat, ku është shprehur se ekipi kundërshtar ishin shumë të fortë.

Periskopi.com Sporti

Ish basketbollisti i Trepçës dhe Pejës, ka pasur probleme në fillim të sezonit me tifozërin ‘Plisa’ pasi që ata nuk e kanë lejuar të veshë fanelën e klubit përkundër transferimit të tij nga drejtuesit e klubit ‘bardhë e kaltër’.

Ai ka falënderuar tifozët për përkrahjen ndaj tij dhe Sigal Prishtinës në ndeshjen ndaj Demir Insaat.

“Bëm disa gabime në fund të ndeshjes, u ngutëm në disa aksione dhe gjëra të tilla nuk fal një skuadër si Demir Insaat. Ata kanë një skuadër shumë të fuqishme. Buxheti i klubeve në FIBA Europe Cup është larg nga i yni, por përkundër këtij fakti ndeshjet e fundit i kemi humbur për gabime të vogla”, deklaroi Hajrizi për “Supersport”, përcjellë ‘Periskopi.com’.

“Falënderoj tifozët për përkrahjen. Sot u angazhova shumë për t’ua shpaguar besimin. Në të ardhmen do të angazhohem edhe më shumë dhe do të tregoj edhe më shumë cilësi”, shtoi ai. /Periskopi.com

 

sigali1

Sigal Prishtina, e pashpresë për fitore në Europe Cup

Sigal Prishtina ka regjistruar humbjen e radhës në FIBA Europe Cup duke pësuar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve nga Demir Insaat me rezultat 71-80.

Periskopi.com Sporti

Çereku i parë ishte shumë i mirë për skuadrën vendase kur kihet parasysh niveli i kundërshtarit dhe përfundoi me rezultat (24:20), përcjell Telegrafi.com

Në dhjetëminutëshin e dytë u pa një rënie fizike e ekipit kryeqytetas dhe mysafirët ia dolën të rikuperonin ca pikë duke e mbyllur me një pikë avantazh (40-41).

Me të filluar çereku i tretë, Prishtina bëri një rikthim fantastik dhe krijoi epërsi të konsiderueshme, mirëpo pas disa luhatjeve në lojën e bardhekaltërve, vizitorët e mbyllën këtë fraksion me pesë pikë epërsi (57:62).

Përkundër përpjekjeve që t’i ndryshonin gjërat në çerekun e fundit, vendasit nuk ia dolën dhe humbën me nëntë pikë diferencë.

Kjo ishte humbja e katërt e Sigal Prishtinës në Grupin H, ndërkohë që për Demir Insaat ishte fitorja e tretë. /Periskopi.com