Konjufca zbulon një hartë që thotë se Murat Meha e fshehu (Foto)

Periskopi.com Lajme

“Këtë hartë Murat Meha e ka fshehur. Kjo është hartë kadastrale të cilën kam arritur ta siguroj nga ekspertët. Këtu janë të gjitha fshatrat e Kosovës. Dhe pa këtë hartë, që është fshehur, Kosova humbet mijëra hektarë”, ka thënë Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka prezantuar një hartë kadastrale të Kosovës së vitit 1974, e cila sipas tij tregon qartë se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është bërë gabim.

Ai ka deklaruar se si pikë e parë marrja e kriterit kadastral për demarkim të kufirit është gabim kardinal, por që edhe mbi bazën e këtij kriteri, Kosova ka humbur territor.

“Murat Meha ka thënë kufirin do ta gjejmë me kadastër. Ky është gabim i madh. Ka pasur shumë probleme si rezultat i këtij vendimi. Këtë hartë Murat Meha e ka fshehur. Kjo është hartë kadastrale të cilën kam arritur ta siguroj nga ekspertët. Këtu janë të gjitha fshatrat e Kosovës. Dhe pa këtë hartë, që është fshehur, Kosova humbet mijëra hektarë. Janë plot e përlot vendbanime që tani, me demarkacion, kanë kaluar në anën e Malit të Zi. Edhe pse demarkacioni nuk bëhet me hartë kadastrale, edhe me këtë ne humbasim mijëra hektarë territor. Edhe sipas dokumenteve të Departamentit Amerikan të Shtetit, Çakorri është pikë kufitare me Malin e Zi, jo pikat që i ka përcaktuar Komisioni Qeveritar për Demarkim të kufirit me Malin e Zi”.

 

 

Skender Hyseni tregon përse nuk guxuan ta dërgonin demarkacionin në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, që është kandidat për deputet nga radhët e LDK-së ka folur për demarkacionin.

Ai ka thënë se ai duhet dërguar në Arbitrazh.

Madje tha se duhet ta harrojnë edhe Kadri Veseli edhe të gjithë të tjerët që do të mund të bëjnë ndryshime të kufijve me Malin e ZI, kur dihet sipas tij, se Mali i Zi është pjesë e NATO’s.

Kështu ka thënë ai në një intervistë në Klan Kosova. Por, e pranoi se nuk do të mund të ri-negociohet më kufiri me NATO’n.

Hyseni tha se Lista Serbe nuk donte ta votonte demarkacionin andaj nuk e kanë dërguar në Kuvend.

Sipas tij, do të ishte dështim i Kosovës para ndërkombëtarëve nëse nuk do votohej në Kuvend.

“Pa votat e tyre nuk do të kalonte. Mali i Zi në NATO, do të isha i pa sinqertë nëse e them se kufiri me ta mund të ri-negociohet. Vendimet e Arbitrazhit janë vendime që nuk mund të ankimohen, qysh do që është çështja duhet ta pranojmë”, tha ai./ Periskopi

Yee e quan Mustafën të paguximshëm

Periskopi.com Lajme

Zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, në forumin rajonal për siguri “2BS” në Budvë, e ka quajtur kryeministrin Mustafa të paguximshëm.

Siç njoftojnë mediat e Podgoricës, Hoyt Yee ka thënë se shpreson që kryeministri i ri i Kosovës do të ketë më shumë guxim dhe do të miratojë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Për t’iu shmangur të gjitha këtyre problemeve, liderët në rajon duhet ta gjejnë guximin politik për reforma jo-popullore, por të domosdoshme, në interes të qytetarëve. Shpresoj se kryeministri i ri i Kosovës do të ketë guxim që ta miratojë Marrëveshjen për demarkacionin më Malin e Zi”, ka thënë Hoyt Yee.

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, sipas Zëvendësndihmës-sekretarit Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka forcuar konsistencën e politikës së dyerve të hapura, por edhe ka zbuluar vendosmërinë e Rusisë që të minojë të ardhmen euroatlantike të Ballkanit, duke filluar nga plani i rrezikshëm dhe i ulët për destabilizimin e Malit të Zi, nga mbështetja lëvizjeve në Bosnjë dhe nga përpjekjet për izolimin e Kosovës.

“Kemi qenë dëshmitarë të retorikës nxitëse dhe të politikave ndarëse, kemi parë gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, politikanë në Republika Srpska të cilët kërcënojnë me ndarje, turmën e tërbuar që pushtoi parlamentin në Shkup, opozitën në Mal të Zi, e cila po e bojkoton jetën parlamentare”, ka thënë Hoyt Yee, duke folur për rolin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Ramiz Kelmendi tregon çfarë tha kryeministri malazez për demarkacionin

Periskopi.com Lajme

Ramiz Kelmendi ka reaguar për deklaratën e Hajredin Kuqit lidhur me demarkacionin.

Ai thotë se kryeministri malazez ishte i gatshëm të bënte lëshime me kompensim.

Lexojeni reagimin e tij:

Në emisionin ‘Zona B’, sonte zv/Kryeministri Kuqi e citoj të cunguar qëndrimin e Kryeministrit Malazez në lidhje me Demarkacionin.

Për hir të korrektësisë, dua të sqarojë, si në vijim;

Qëndrimi i kryeministrit malazez ishte se, nëse Demarkacioni me Malin e Zi pengon;

  1. Lëvizjen e lirë të qytetarëve të brezit kufitarë,
  2. Qasjen në kullosa
  3. Qasjen në burimet e ujit
  4. Qasjen në rrugë të caktuara lokale,

Jam i gatshëm të bëjë lëshime me kompenzim të këtyre sipërfaqeve, por decidivisht, ai kishte cekur se kullosa në Bjelluhë dhe Qakorr deri ne Velikë mundë të përdorën për kullosa verore të fermerëve tuaj.

Unë si Ramiz Kelmendi, këtë informatë e kam përcjellë tek bashkëvendasit e mij që të pergatiten për ndonjë kërkesë të mundshme dhe ende nuk kam marrë ndonjë përgjigje për këtë.

Ramiz Kelmendi zv/Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës

 

 

Kuçi zbulon superskandalin e Isa Mustafës për Demarkacionin

AKR kërkon ta dërgojë në arbitrazh demarkacionin

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu është shprehur në emisionin Politikë në Tribuna Channel se subjekti politik që ai përfaqëson kërkon arbitrazhin si zgjidhje për demarkacionin pasi Mali i Zi është edhe shtet mik për Kosovën e mund të ketë zgjidhje të dyanshme.

Sejdiu thotë se për 3 muaj zgjidhet çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

“Në fakt nuk e di që ka një subjekt politik se pjesa dërrmese e politikës së jashtme ka qenë falë Pacollit. Shumë njohje janë falë tij. Ne dyert i kemi të hapura në Evropë. Gjatë takimeve me partinë evropiane patëm rast të të bindimim një politikan spanjoll që do të angazhohej në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën” ka shtuar Sejdiu.

Ndërsa Bahtiri është shprehur se për asociacionin do të bisedohet me të gjitha komunat.

Kuçi zbulon superskandalin e Isa Mustafës për Demarkacionin

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi për herë të parë e ka zbuluar një sekret në lidhje me demarkacionin.

Ai në emisionin “Zona B” në Klan Kosova ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk i ka zbuluar të gjitha mundësitë për demarkacionin.

“Në një takim me kryeministrin e Malit të Zi, ku kam qenë edhe unë, kryeministri ynë nuk i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë. Pala malazeze ka shprehur vullnet për gjetjen e një zgjidhje për demarkacionin, mirëpo ka munguar vullneti nga ana jonë”, tha ai.

Duke u përballuar me ministrin e Kulturës në largim, Kujtim Shala, i ka thënë zyrtarit të LDK-së se nëse është nevoja do t’i zbuloj të gjitha detajet.

“Po të isha unë kryeministër, këtë çështja nuk do ta bllokoja dy vjet, por do të ofroja një zgjidhje”, tha ai.

Befason Milaim Zeka: Ja çka thotë për fjalimin e Anton Qunit

Periskopi.com Lajme

Gazetari i njohur, Milaim Zeka në rrjetin social Facebook ka komentuar rënien e Qeverisë dhe fjalimin e Anton Qunit.

Milaim Zeka ka shkruar që mocioni i Nismës ka heqe koren e m… 17 vjeçar.

Zeka ka thënë se fjalimi i Anton Qunit ishte interesant e akoma më interesante ishte përgjigjja e Kadri Veselit.

Ky është postimi i plotë i Milaim Zekës në Facebook:

Mocioni i Nismes, ka heqe koren e mutit 17-vjeçarQe 17 vite, qytetari i Kosoves i ka besuar mutit per ravani. Strukturat politike, me ndihmen absolute te gazetareve, e kishin lulisur kete mut politik, ne forme te nja ravanije, ose torte te bukur, me mbishkrimin: “Merri ere o popull, po mos e çprushe, se e sheh mutin brenda”!

Kete ravani-torte muti, te gjithe e kane gatuar, kush me shume, e kush me pak, varesisht nga materiali. Gazetaret i kane dhene formen perfundimtare, qe populli te mos kuptoje asgje.Fjalimi i Anton Çunit ishte teper interesant. Akoma me interesante ishte pergjigjeja e Kadri Veselit: “Po te kishim organe te drejtesise, disa nuk kishin guxu me fole keshtu”!!!A thu more Zot, ku ka jetu gjithe keto vite Kadri Veseli?! A thu more Zot, a tek sot e paska marre vesh qe nuk kemi organe te drejtesise a?!

Po t i kishim ato, nuk do te formohej Gjykata Speciale, dhe pikerisht hallakama e kesaj Gjykate, na ka sjellur ne kete situate!!!

Per ate ka mbete ajo shpreheja: Luaje mace kryet e bullit!!!

Vjosa Osmani nuk tregohet e ashpër si gjithmonë, tregon nëse ndryshoi mendimin për Demarkacionin

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur pas takimit që sot deputetët e partisë së drejtuar nga Isa Mustafa, kishin me ambasadorin amerikan, Delawie.

Ajo në një prononcim të shkurtër për Gazetën Blic ka theksuar se ajo do ta mbrojë betimin e dhënë si deputete, sa i përket çështjes së demarkacionit, por nuk ishte e ashpër si gjithmonë kur thoshte JO.

“Deputetët kanë mandat të lirë dhe jodetyrues. Deri në fund, do t’a mbrojë betimin që kam dhënë si deputete duke votuar sipas bindjes së lirë, në përputhje me faktet dhe argumentet që i kam ne dispozicion”, tha ajo.

Ndërkohë, deri më tani është deputeti tjetër i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, ai i cili edhe publikisht ka deklaruar se nuk e voton Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ia ka konfirmuar mos ndryshimin e qëndrimit për demarkacionit.

Ndërkohë, shefi i deputetëve të LDK-së, Ismet Beqiri pas mbledhjes së sotme ka deklaruar se LDK-ja është unike sa i përket demarkacionit.

Flet deputeti i LDK-së të cilin as Greg Delawie nuk e bindi për Demarkacionin

Periskopi.com Lajme

As takimi me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, nuk arriti t’ia ndërroi mendjen deputetit të Kuvendit të Kosovës Shpejtim Bulliqi, për votimin e Demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ani pse pas këtij takimi shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri deklaroi se partia e tij në mënyrë unike do ta votojë marrëveshjen e Demarkacionit, një gjë të tillë e përgënjeshtroi deputeti Bulliqi.

Ky i fundit mohoi për “Gazeta Blic” se ka ndërruar qëndrim karshi marrëveshjes për Demarkacion ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“Jo”, u përgjigj shkurt deputeti Bulliqi përmes një sms-i dërguar redaksisë.

Bulliqi, ndryshe njihet si një prej kundërshtuesve më të ‘fuqishëm’ të marrëveshjes për Demarkacion. Sipas këtij deputeti, versioni aktual i kësaj marrëveshje është në dëm të vendit.

Ambasadori Delawie, përveç deputetëve nga radhët e LDK-së gjatë ditës së sotme ka takuar edhe një pjesë të deputetëve nga radhët e PDK-së, për t’i bindur që ta votojnë Demarkacionin, por as këta të fundit nuk kanë ndërruar qëndrim.

Beqiri thotë se LDK është unike për Demarkacionin, a ndryshuan mendje deputetët?

Periskopi.com Lajme

Të paktën tetë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në deklaratat e tyre u shprehën pothuajse hapur kundër marrëveshjes aktuale të Demarkacionit me Malin e Zi.

Adem Salihaj, Shpejtim Bulliqi, Armend Zemaj, Besa Gaxherri, Vjosa Osmani, Fatmir Rexhepi, Arben Gashi dhe Anton Quni ishin disa nga emrat e deputetëve nga radhët e LDK’së që u përfolën për kundërshtimin e Demarkacionit.

Por, presioni i vazhdueshëm bëri që disa nga ta të ndërrojnë mendje, shkruan Periskopi.

Madje, shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Ismet Beqiri, pas takimit me ambasadorin amerikan Greg Delawie dhe shefën e Grupit Parlamentar, Natalia Apostolova, tha se LDK si parti është unike për Demarkacionin.

Pas takimit që u mbajt në Kuvend, Isa Mustafa u pa teksa shkoi në objektin e Qeverisë, ndërsa të gjithë deputetët e LDK-së, krejt së bashku pa asnjë përjashtim shkuan në një nga kafiterit afër Kuvendit.

Asnjëri prejt tyre ende nuk është deklaruar rreth demarkacionit, ndërsa për mocionin, Beqrir tha se asnjëri nuk do e votojnë.

Pritet të deklarohen nëse janë më të vërtetë ‘unik’ siq tha Beqiri edhe për Demarkacionin./ Periskopi

Greg Delawie

Deputetët e PDK-së në Ambasadën e SHBA-së

Periskopi.com Lajme

Disa prej deputetëve të Grupit Parlamentar të PDK-së janë ftuar nga Ambasada e SHBA-së për tu konsultuar rreth çështjes së votimit për demarkacionin dhe për mocionin.

Takimi raportohet se ka filluar në orë 15:00

Greg Delawie

Ambasadori Delawie fton individualisht deputetët kundërshtues të Demarkacionit

Periskopi.com Lajme

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se ambasadori amerikan, Delawie ka ftuar individualisht në ambasadë deputetët kundërshtues të demarkacionit.

Njëri nga këta deputetë që është ftuar, është edhe ai i PDK-së, Shaip Muja.

Mirëpo, zyrtarisht Muja ka qenë i pa qasshëm.

Ndryshe, mbetet të shihet nëse pas këtij takimi do të ndërroj qëndrimi deputeti i PDK-së, i cili ka qenë shumë i ashpër kundër këtij versioni të demarkacionit.

Muja kishte ofruar edhe alternativa se si të zgjidhet kjo çështje.

Ambasadori amerikan sot ka takuar edhe deputetët e LDK-së në tentimin e tij për ti bindur për ta votuar demarkacionin.

Shukri Buja i përndjekur nga ligji, kërcënon se nuk do e votoj demarkacionin (Video)

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka thënë se subjekti që përfaqëson nuk do ta votojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ai këtë e lidhi me vendimin e PDK-së në Konventë, që demarkacionin ta votojnë nëse kanë konsensus.

“Ky është qëndrimi i PDK-së dhe konsensusi nacional, në këtë rast në Kuvend, nënkupton edhe partitë opozitare”, ka thënë ai.

Për idenë e grupit të LDK-së që fillimisht të votohet e më pas të lihet mundësia e korrigjimit të marrëveshjes, ai tha se kjo është ide e vjetër, pasi dy vite më parë këtë e kishte propozuar bashkëpartiaku i tij, Shaip Muja.

Buja shpreson që të mërkurën, mocioni i iniciuar nga opozita do ta rrëzojë qeverisjen e Isa Mustafës.

“Unë shpresoj që Qeveria të bije të mërkurën. Madje, shpresoj që deri të mërkurën, dy partnerët e koalicionit, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, të bisedojnë seriozisht për gjendjen e krijuar, për mocionin, sepse nuk ka asnjë logjikë me këtë koalicion. Pra, le të merren vesh që Mustafa të japë dorëheqje dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, tha ai.

Buja beson akuzon subjektin që përfaqëson se ka kuadro të shpenzuara, ndërsa përkundër asaj që është i akuzuar ai pret që të jetë në listat e PDK-së.

 

 

Bëhet ‘i gjallë’ Isa Mustafa, flet për zgjedhjet dhe thumbon Fatmir Limajn

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Isa Mustafa thotë se Qeverinë që e udhëheq ai po tentojnë ta rrëzojnë ata që kanë probleme me ligjin.

“Nuk jam fare i shqetësuar për këtë. Ajo çfarë kam parë unë deri më tani, kam vërejt se rrëzimin e qeverisë e kërkojnë të gjithë ata që kanë probleme me ligjin, ata që në të kaluarën kanë shkel diku keq në ligj që me korrupsion, me krim të organizuar dhe forma të tjera”, tha Mustafa për RTK-në.

Iniciativën për rrëzimin e Isa Mustafës nga pozita e kryeministrit e ka marrë Fatmir Limaj dhe partia e tij, Nisma për Kosovën.

Këtë deklaratë Mustafa tërthorazi e ka drejtuar në adresë të Limaj i cili ende është në proces gjyqësor të dyshuar për korrupsion derisa ishte ministër i ish MPTP-së.

Mocioni për votëbesimin e qeverisë do të hidhet në votim më 10 maj në Kuvendin e Kosovës.

Këto janë kushtet e deputetëve të LDK-së për demarkacionin (Dokument)

Periskopi.com Lajme

RTV Dukagjini ka siguruar dokumentin e formuluar nga deputetët e LDK-së, për t’i dhënë zgjidhje çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Në këtë dokument kërkohet riinegocimi i pikave të kontestuara, ndërsa në rast dështimi të një marrëveshjeje me Kosovës e Malit të Zi, atëherë do të kërkohet vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit.

Deputetët e LDK-së propozojnë që demarkacioni të votohet, por që të mundësohet më pas korrigjimi i pikave të kontestuara. Propozimi përmban dy anekse: i pari është marrëveshja tashmë e nënshkruar me 25 gusht para dy viteve, dhe aneksi i dytë paraqet propozimin e deputetëve të PDK-së.

Pika e parë e aneksit të dytë thotë se “Qeveria e Kosovës të rinegociojë me Qeverinë e Malit të Zi Marrëveshjen e 25 gushtit 2015 për Shënjimin e Kufirit brenda afatit prej 1 viti nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes me të dyja anekset”, duke sqaruar më pas në pikën e katërt se rinegociimi do të ndodhte për pikat Qafë e Çakorrit dhe Bjelluhës, si dhe për Qafën e Kullës së Zhlebit.

Gjithashtu, LDK-ja kërkon një komision të ri shtetëror për këtë rinogociim, që nuk do të përfshinte asnjë nga anëtarët e mëparshëm të komisionit.

Por, në rast se për këtë propozim, dy qeveritë, ajo e Prishtinës dhe e Podgoricës nuk pajtohen, atëherë pika katërt e kësaj marrëveshjeje do të dërgohet në arbitrazh të përshpejtuar.

“Në rast se brenda afatit njëvjeçar, dy qeveritë nuk arrijnë pajtim lidhur me pikat kontestuese, Kosova dhe Mali i Zi pajtohen të dërgojnë çështjen e shënjimit të kufirit në arbitrazh ndërkombëtar, duke përzgjedhur opsionin e arbitrazhit të përshpejtuar (Fastrack Arbitration), vendimi i të cilit do të pranohet dhe zbatohet nga të dyja palët”, thuhet në pikën pesë të kësaj kërkese.

Ky propozim ka sqaruar se “Aneksi i Parë, i cili përfshinë Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit të 25 gushtit 2015, nuk do të hyjë në fuqi pa u plotësuar kushtet e Aneksit të Dytë, në përputhje me dispozitat e reja për hyrje në fuqi”.

Gashi i pavendosur, pret se cili version i demarkacionit do të procedohet në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi është ende në pritje se cili version i Demarkacionit do të procedohet nga Qeveria të hënën për në Kuvend.

Në një përgjigje për lajmi.net, ai ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ende nuk dihet se a do të ndryshojë versioni i Demarkacionit, apo cili do të procedohet.

“Nuk dihet se çfarë vjen në Kuvend. Të hënën mbahet mbledhja e Qeverisë dhe ende nuk dihet se a do të ndryshojë diçka”, ka thënë Gashi.

Ai ka lënë të kuptohet se po e pret nëse do të procedohet versioni që është propozuar nga deputetët e LDK-së.

Sipas atij propozimi marrëveshja do të miratohet, por me kusht që pas një viti ajo të rishikohet.

Opozita e ka kritikuar ashpër vendimin e  kryeministrit Mustafa, që Demarkacioni të shkojë në Kuvend para mocionit të mosbesimit.

Ismet Beqiri s’flet për zgjedhjet, beson se Demarkacioni do të kalojë

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovës do të mblidhet të hënën dhe Projektligji për demarkimin e kufirit me Malin e Zi do të përcillet në Kuvendin e Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se kjo çështje është rritur shumë dhe se LDK ka vullnet për të kaluar këtë projektligj.

“Kur bëhet koalicioni qeverisës, në këtë rrugëtim mund të paraqiten çështje të rëndësisë së veçantë siç është Demarkacioni. Ajo që mund të them unë, është se në LDK ka vullnet të jashtëzakonshëm për Demarkacionin. Ka pasur rezerva, por gjithmonë të gjendet rrugëzgjidhje”, ka thënë ai.

“Demarkacioni o sot, o në legjislaturën tjetër do të jetë në tavolinë dhe do të votohet”, tha ai.

Beqiri është shprehur optimist se Demarkacioni do të kalojë, dhe nuk ka dashur të komentojë se a do të shkohet në zgjedhje të parakohshme nëse nuk votohet Demarkacioni.

“Unë besoj se Demarkacioni do të kalojë, dhe me pjesën tjetër nuk merrem”, tha Beqiri.

Lekaj: Procedimi i demarkacionit, veprim qesharak i Mustafës

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit Mustafa që demarkacioni të procedohet të hënën për në Kuvendin e Kosovës.

Ai Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa, e ka quajtur sikur një qeveri që drejton një mahall e jo një shtet.

“Sa i përket kësaj mënyre të veprimit  nga kryeministri Mustafa më besoni që më përngjan sikur të ishte një qeveri sikur e udhëheqë një mahall dhe njo shtet. Dhe është një papjekuri totale dhe kjo nuk ka asnjë qëllim tjetër, veq se të krijojë huti te qytearët dhe një ndjenjë të pasigurt”, ka thënë Lekaj për lajmi.net

Ai e ka vlerësuar si qesharak këtë vendim, duke e ditur se të mërkurën do të votohet mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Sepse tanimë dihet që kjo qeveri do ta ketë mosbesimin nga Kuvendi, dhe mendoj se është tepër qesharake që tani të procedohet Demarkacioni kur kryesia ka vendos që të mërkurën të ketë votëbesimt të Qeverisë”, ka përfunduar Lekaj.

Pas një bisede telefonike me Hoyt Yee, kryeministri i ka kumtuar atij vendimin se Demarkacioni do të procedohet për në Kuvendin e Kosovës ditën e hënë.

E konfirmon Isa Mustafa, të hënën Qeveria procedon demarkacionin në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, zhvilloi një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee, ku u bisedua për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Kryeministri Mustafa e informoi për proceset aktuale në vend si dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e progresit dhe çështjeve të rëndësishme për qytetarët dhe të ardhmen e vendit, raporton Periskopi

Gjatë bisedës, veçmas u diskutua për nevojën që të procedohet pa vonesë në Kuvend Projektligji për ratifikimin e marrëveshje për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, si një prej marrëveshjeve më të rëndësishme për vendin.

Kryeministri Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee u pajtuan që të hënën Qeveria t’ia procedojë Kuvendit të Republikës së Kosovës Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Si rrjedhim, Qeveria e Kosovës do të mblidhet të hënën dhe ky projektligj do të përcillet në Kuvendin e Kosovës.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee, e konsideroi vendim të duhur adresimin e kësaj çështje të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke shprehur bindjen se kjo marrëveshje do të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit, thuhet në fund të njoftimit nga Qeveria e Kosovës./ Periskopi

Deputeti i LDK-së kërkon dy vjet kohë për gjetjen e gabimeve të Demarkacionit (Video)

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi, në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ka folur për iniciativën e disa deputetëve të LDK-së, për ndryshimin e nenit të projektligjit të Demarkacionit.

Sipas Ibishit, propozimi i tyre është që të epet mundësia që brenda afatit dy vjeçar të gjenden argumente dhe prova për gabimet që janë bërë në matjen e territorit.

“Brenda kësaj kohe nëse eventualisht gjendet ndonjë gabim në këto pika që janë kontestuar të zgjidhet problemi”, tha Ibishi.

Sipas tij, komisioni shtetërorë mund të jetë një i ri apo aktual por do të përshijë edhe ekspertë dhe partitë politike bashkë me opozitën.