Greg Delawie

Delawie ka një porosi për politikanët, ua vështirëson zgjedhjet

Periskopi.com Lajme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për RTK-në, thotë se partitë politike në prag të fushatës zgjedhore, duhet të kenë kujdes se çfarë njerëzish përfshijnë në listat zgjedhore.

Delawie thotë se është për të ardhur keq që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi gjatë këtij mandati.

Ai  gjithashtu thotë se se rinia e Kosovës, për shkak të përfitimeve politike, është duke humbur shumë mundësi, duke iu referuar liberalizimit të vizave.

Delawie thekson se institucionet duhet të vazhdojnë të punojnë në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni pas edicionit të lajmeve.

Këta ishin deputetët e PDK-së në ambasadën e SHBA-ve (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie ka ftuar sot në zyrat e Ambasadës deputetët e PDK-së që kundërshtojnë Demarkacionin me Malin e Zi.

Shaip Muja dhe Nait Hasani nga PDK-ja, Labinotë Demi Murtezi nga Partia e Drejtësisë por që është në Grup Parlamentar të PDK-së si dhe deputeti Raif Çela nga Lëvizja për Bashkim kanë qenë mysafirët e ambasadorit amerikan.

Deputeti Shaip Muja tha pas takimit se nuk ishte kërkesë decidive e Delawies për ta mos votuar demarkacionin por nga përgjigjet e tij u nënkuptua se ai i ka ftuar ata në takim për t’i bindur ata.

Pavarësisht kësaj Muja tha se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket Demarkacionit, ndërsa nuk siguroi se nuk do ta votojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Greg Delawie

Deputetët e PDK-së në Ambasadën e SHBA-së

Periskopi.com Lajme

Disa prej deputetëve të Grupit Parlamentar të PDK-së janë ftuar nga Ambasada e SHBA-së për tu konsultuar rreth çështjes së votimit për demarkacionin dhe për mocionin.

Takimi raportohet se ka filluar në orë 15:00

Greg Delawie

Ambasadori Delawie fton individualisht deputetët kundërshtues të Demarkacionit

Periskopi.com Lajme

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se ambasadori amerikan, Delawie ka ftuar individualisht në ambasadë deputetët kundërshtues të demarkacionit.

Njëri nga këta deputetë që është ftuar, është edhe ai i PDK-së, Shaip Muja.

Mirëpo, zyrtarisht Muja ka qenë i pa qasshëm.

Ndryshe, mbetet të shihet nëse pas këtij takimi do të ndërroj qëndrimi deputeti i PDK-së, i cili ka qenë shumë i ashpër kundër këtij versioni të demarkacionit.

Muja kishte ofruar edhe alternativa se si të zgjidhet kjo çështje.

Ambasadori amerikan sot ka takuar edhe deputetët e LDK-së në tentimin e tij për ti bindur për ta votuar demarkacionin.

Deputetët e PDK-së demantojnë ambasadorin amerikan në lidhje me Ushtrinë

Pavarësisht pretendimeve të Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, nuk janë koordinuar me SHBA-në për transformimin e FSK-së në ushtri, deputetë të PDK-së thonë se Kosova duhet të bëhet me ushtri.

Periskopi.com Lajme

Madje, një pjesë e deputetëve nga radhët e po kësaj partie, demantojnë edhe deklaratën e ambasadorit Delawie, në lidhje me mos koordinimin e Thaçit dhe Veselit me SHBA-në, raporton GazetaBlic.com

Nait Hasani, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së tha për “Gazeta Blic” se Delawie është i obliguar të thotë një gjë të tillë, por e vërteta është ndryshe sipas Hasanit.

“Nuk është e vërtetë që Thaçi e Veseli nuk kanë koordinim me SHBA-në për transformimin e FSK-së në ushtri, Delawie është i obliguar për ta thënë atë, të gjitha gjerat janë të koordinuara“, tha ai.

Më tej, ai vlerësoi se nisma e Thaçit për shndërrimin e FSK-së në ushtri, duhet të përmbyllet me procedimin e projektligjit për FSK-në, që e mundëson transformimin e saj në ushtri.

“Projektligji për FSK-në duhet të dërgohet në Kuvend dhe të miratohet”, tha Hasani.

Edhe Ganimete Musliu, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së tha për “Gazeta Blic” se nuk ka kthim mbrapa në rrugën e transformimit të FSK-së, sipas saj çdo shtyrje apo ndryshim në këtë proces vetëm sa do ta komplikojë situatën politike në vend.

“Transformimi i FSK-së ka marrë drejtimin dhe mendoj që nuk ka kthim mbrapa. Çdo ndryshim apo shtyrje e këtij procesi veç sa do e komplikoj situatën politike dhe sigurinë në vend“, ka thënë Musliu.

Ndërkaq në lidhje me deklarimet e ambasadorit Delawie, ajo ka mohuar t’i komentoj ato me arsyetimin se nuk parapëlqen komentimin e deklaratave të të tjerëve.

Sipas procedurave, qeveria duhet të kthej Projektligjin në Kuvend me komentet apo rekomandimet në afatin prej një muaji. Pasi të përmbyllen procedurat e nevojshme, ai më pas vendoset për shqyrtim dhe votim në Kuvend, ndonëse pas reagimeve të para ndërkombëtare, mbetet e paqartë nëse institucionet e Kosovës do të votojnë njëanshëm themelimin e ushtrisë, pa një koordinim dhe përkrahje të plotë nga NATO.

Greg Delawie

Delawie i reagon Thaçit për Ushtrinë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie sot sërish është marrë me Ushtrinë e Kosovës, respektivisht iniciativën e shndërrimit të FSK-së në ushtri.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se SHBA-të besojnë se siguria e Kosovës varet nga partneriteti.

“SHBA beson se siguria e Kosovës varet nga cilësia e partneriteteve të saj. Ne nuk duam të shohim Kosovën jashtë hapit me partnerët kryesorë”, ka shkruar Delawie në Twitter, transmeton lajmi.net.

Kjo është vërejtja e dytë e drejtpërdrejt që vije nga Amerika për iniciativën që Kosova ta formojë Ushtrinë pa ndryshimet Kushtetuese, të cilat i kërkon Amerika dhe NATO.

Në anën tjetër, institucionet e Kosovës tashmë kanë filluar procedurat për ndryshimin e ligjit që FSK-ja të merr rol ushtarak.

Delawie po fascinohet me atë që “ka parë në Gjakovë”!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka vizituar sot Komunën e Gjakovës, me ç’rast është pritur nga kryetarja Mimoza Kusari-Lila.

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e ka njoftuar ambasadorin për zhvillimet në Komunën e Gjakovës, duke theksuar të arriturat e përgjatë viteve të qeverisjes së saj.

Në takim, Delawie është njoftuar për përfitimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar dhe projektet kapitale, si ai i ujit të pijes për fshatrat e Komunës së Gjakovës, projekti i ngrohtores së re, projekti i impiantit të ujërave të zeza, projekti për ndërtimin e objektit të Komunës si dhe projekte tjera që kanë ndikuar në rritjen e transparencës komunale.

Delawie ka shprehur se “ndjehet i fascionuar me punën që është bërë deri tani në Komunën e Gjakovës”, si dhe se “shpreson që të ketë bashkëpunim më të mirë ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror”, thuhet në kumtesën për shtyp të Komunës së Gjakovës.

Delawie dhe Kusari-Lila po ashtu kanë vizituar qendrën multifunksionale “BoneVet”, si dhe Kishën Ortodokse të Gjakovës.