Gashi ka një shpjegim për interpretimet që u bëhen deklaratave të Ambasadës Amerikane

Opinionisti Astrit Gashi thotë se qëndrimet e Ambasadës Amerikane në Kosovë po interpretohen ashtu si po i përshtatet dikujt.

Periskopi.com Lajme

“Standarde te dyfishta: kur po eshte puna me sha opoziten, e mas shumti VV’ne, qendrimet e Ambasades Amerikane po quhen zyrtare dhe me vendimet e tyre kunder cilesohen si “Anti Amerikan”, por kur po eshte puna qe Ambasada Amerikane me dal kunder naj veprimi te pushtetit, po thoni kurgjo s’eshte kjo dhe ata nuk jane “Anti Amerikan”. Bile mbane bre te njejten vije- se pi i vjen era e keqe!”, ka shrkuar ai./ Periskopi

Deklarata kontradiktore për formimin e qeverisë në Maqedoni

Harmonizohen qëndrimet me partitë shqiptare? Kreu socialdemokrat, Zoran Zaev pohon se ka arritur ujdi me partitë shqiptare. Por nga ana e saj BDI-ja pohon se mund të mbetet në opozitë.

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev ka bërë të ditur se i ka siguruar nënshkrimet e nevojshme të deputetëve të partive politike shqiptare për të marrë mandatin nga Presidenti për krijimin e Qeverisë së re. Zaev ka thënë, se ka harmonizuar qëndrimet me partitë politike shqiptare, përfshirë edhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Tanimë kemi siguruar nënshkrimet e nevojshme të deputetëve për të marrë mandatin. Besoj se ka mbetur një pjesë e vogël për t’u biseduar rreth formimit të Qeverisë së Maqedonisë, sepse çështjet kruciale, siç është platforma e Qeverisë së re, platforma e Lidhjes Social Demokrate, platforma e partive politike shqiptare, ligji që rregullon përdorimin e gjuhëve tanimë janë harmonizuar”, ka theksuar Zaev.

Sipas tij ka mbetur që të diskutohet me kryetarët e partive të tjera për të diskutuar rreth ndarjes së dikastereve ministrore dhe kuadrin që do të jetë pjesë e qeverisë së re .”Besoj se brenda 10 apo 15 ditëve në fillim të muajit mars, Maqedonia do ta ketë qeverinë e re, të kryesuar nga social demokratët”, është shprehur Zaev. Ai nuk beson se do të ketë protesta të organizuara nga VMRO DPMNE, e kryesuar nga Nikolla Gruevski si shenjë pakënaqësie apo shfaqje revolte. “Ajo se do të ketë protesta apo bojkot nga VMRO DPMNE nuk do të ndodh, sepse siç e dini kur e majta vjen në pushtet atëherë ka dialog. Ne jemi të hapur për të biseduar për gjithçka dhe të arrihet një zgjidhje. Nëse dëshirojnë pa arsye të mbajnë protesta atëherë le të shëtisin pak rrugëve “, ka thënë Zaev.

BDI në dilemë – pë pozitë apo opozitë?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se BDI-ja mund të mbetet në opozitë dhe kjo është një nga opsionet e debatit në mbledhjen e kryesisë qendrore të mbajtur të premten. Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim ka analizuar dy opsione, nëse do të përkrahë një qeveri të pakicës, ose të marrë pjese në qeverinë e ardhshme të Maqedonisë.

“Shqyrtojmë opcionin të ngelemi në opozitë”, është përgjigjur Ahmeti i pyetur lidhur me pozicionin e partisë së tij në negociatat për formimin e qeverisë së re. Sipas tij, akoma nuk është arritur marrëveshja se vallë do t’i jep apo jo firmat e deputetëve kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, që ai të mund të marrë mandatin nga presidenti Gjorge Ivanov. I pyetur nëse në këto bisedime a bisedohet për një koalicion eventual me VMRON-DPMNE-në , zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani është përgjigjur shkurt, se një gjë e tillë nuk po bisedohet.

VMRO-DPMNE: Nuk do të lejojmë ridefinimin e shtetit

Njoftimet për arritjen e marrëveshjes për gjuhën shqipe kanë nxitur reagime të shumta, në veçanti nga VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit, e cila ka paralajmëruar kundërshtimin e një zgjidhjeje të tillë me të gjitha format e mundshme.Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski vlerëson se LSDM-ja dhe Zoran Zaev duan t’i defaktorizojnë maqedonasit në këtë shtet.

“Tentativa e LSDM-së dhe BDI-së është që të bëjnë defaktorizim të maqedonasve, të popullit maqedonas dhe të bashkësive të tjera etnike si turqit, serbët, vllehët, romët etj. Këtë defakrorizim nuk do ta lejojmë. VMRO-DPMNE-ja do të qëndrojë fuqishëm, në cilën do situatë në mbrojtjen e shtetit dhe të interesave nacionale. LSDM bën garë me veten se sa më shumë do t’u ofrojë partive shqiptare. Kjo duhet ndalur. Dikush nuk e kupton seriozisht këtë, por koha tregon në se LSDM fuqishëm kërkon të bëjë ridefinimin e Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Gruevski.

Mbështetje Zaevit, nëse ai pranon platformën shqiptare

Dy partitë e tjera shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa thonë se do të deponojnë nënshkrimet e deputetëve të tyre për të marrë mandatin kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, dhe pas kësaj do të fillojnë bisedimet për të marrë ose jo pjesë në Qeveri ndërkohë që kanë thënë se do ta mbështesin Qeverinë e kryesuar nga LSDM-ja. Të dyja partitë pohuan se do të negocionin me LSDM-në për koalicionim të mundshëm, por vetëm nëse plotësohen kushtet e tyre. Ziadin Sela nga Aleanca betonoi edhe njëherë qëndrimin se nuk do të jetë pjesë e një koalicioni që nuk do ta barazonte shqipen me maqedonishten.

Drafti për ligjin për gjuhën shqipe është i përgatitur me kontributin tonë dhe janë gjërat kryesore, të cilat ne i mendojmë se duhet të jenë në ligj dhe akoma do të punohet në mënyrë që të jetë një ligj i mirëfilltë për përdorimin e gjuhës shqipe, ka thënë Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët.

Mustafa s’e bën hesap deklaratën e Kuvendit drejtuar BE-së për vizat

Kryeministri i Kosovës, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk kërkon deklaratë për liberalizim të vizave, por përmbushjen e kriterit që është votimi i demarkacionit që të hiqen vizat.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se marrëveshja për deklaratën e përbashkët të partive politike në Kosovës në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi nuk kryen punë, por duhet të merret vendimi në Kuvend që të ratifikohet ligji.

“Nuk shoh asnjë arsye që ne të humbim energji nëse po e bëjmë një deklaratë të shkruar ashtu, apo kështu, sepse ne mund të çojmë shumë deklarata në Bruksel por ato nuk i plotësojnë kriteret e liberalizimit. Në qoftë se ne jemi të gatshëm të pajtohemi që ta ratifikojmë marrëveshjen ose nëse ne kemi ndonjë argument të qartë se Kosova në një periudhë të caktuar kohore që i referohet edhe shpalljes së pavarësisë ka administruar ose qeverisur territor më shumë se sa ka sot, atëherë për ne ai është argument që t’i themi Malit të Zi se marrëveshja nuk është bërë si duhet. Por deri më sot përpos hartave, atllaseve, globuseve nuk kemi asnjë dokument tjetër që tregon se ne kemi humbur territor me atë marrëveshje”, ka thënë Mustafa në transmetuesin publik.

Ai ka thënë se demarkacioni duhet të ratifikohet.

“Në këtë aspekt ne duhet të ulemi të flasim konkretisht me terma, e jo që edhe më tutje të shërbehemi me kauza politike ose të shtyhemi a po e detyrojmë pozitën që tani të heqë dorë prej marrëveshjes. Ne nuk do të heqim dorë prej asaj marrëveshje dhe do të mbetet si e tillë. Është çështje e deputetëve dhe Kuvendit të Kosovës se a do të tregojë vullnet për ta ratifikuar apo jo. Nëse nuk ratifikohet kjo marrëveshje unë jam shumë i bindur se qytetarët do të mbesin ende nën regjimin e vizave, këtë e them në bazë të bisedave që kam pasur me liderët e BE-së, të cilët më kanë thënë se ju duhet ta ratifikoni marrëveshjen dhe se humbja e energjisë duke bërë deklarata është vetëm çështje për konsum të brendshëm dhe ajo nuk e rregullon punën”, ka përfunduar Mustafa.

Nesër në Kuvend deklarata për liberalizmin e vizave

Pas seancës së jashtëzakonshme, që do të mbahet në orën 10:00 në të cilën do të debatohet për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar, do të mbahet seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të diskutohet propozim-Deklarata e Kuvendit të Republikës së Kosovës adresuar Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.

Periskopi.com Lajme

Sipas agjendës të publikuar nga zyra për media kjo deklaratë do të shqyrtohet në pikën e katërt.

Ja rendi i ditës:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Propozim-Deklarata e Kuvendit të Republikës së Kosovës adresuar Unionit Europian për liberalizimin e vizave,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-043 për faljen e borxheve publike,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-110 për kamatë-vonesat në transaksionet tregtare,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-024 për Shërbimin Mjekësor Emergjent,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-066 për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës,
  10. Emërimi i anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,
  11. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (votim i fshehtë),
  12. Zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit (votim i fshehtë),

 

  1. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (votim i fshehtë),
  2. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie (votim i fshehtë),
  3. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie,
  4. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga 8 (tetë) deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,
  5. Debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Skender Hyseni brengoset për deklarata, jo edhe për sigurinë në vend

Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni duke folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit tha se nga informatat që janë marrë nga avokatët e Nehat Thaqit se i njëjti edhe më herët ka udhëtuar për Serbi.

Periskopi.com Lajme

Duke u nisur nga kjo Hyseni tha se është e paqartë se pse mu në këtë kohë ka ndodhur kjo .

“Jemi kujdes që me asnjë deklarim publik mos ta rrezikojmë e që shkon ndesh me deklarimet që mund t’i bëj atje zotit Thaqi”, tha Hyseni.