lovren

Edhe Lovren mund të mungojë ndaj Kosovës

Kroacia mund të mbetet pa dy nga yjet e saj në përballjen e 6 tetorit kundër Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Pas raportimit se Luka Modric me gjasë nuk do të jetë gati për sfidën që zhvillohet në Loro Boriçi, tashmë ka lindur edhe një problem tjetër te kroatët.

Është mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren, ai i cili pritet të mungojë në përballjen me Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili foli për dëmtimn e kroatit në fitoren kundër Sëanseas.

“Dejan Lovren dhe Adam Lallana kanë probleme me ijën e këmbës, dhe nuk mendoj se ata do të mund të luajnë për kombëtaret e tyre, por duhet të shikojmë rreth kësaj”, tha Klopp. /Periskopi.com