aksidentt-3-1200x630-780x439

Deçanasi shkel me veturë 52 vjeçarin, ikë nga vendi i ngjarjes por arrestohet

Një aksident komunikacioni ka ndodhur dje rreth orës 02:30 në magjistralen Gjakovë- Pejë në fshatin Osek Hylë, me ç’rast ka humbur jetën një person i moshës 52 vjeçar.

Periskopi.com Lajme

Lajmin e ka konfirmuar policia e Gjakovës përmes një njoftimi për media.

“Me datën 02. 12. 2016 në ora 02;30 minuta kemi pranuar një telefonatë se buzë rrugës rajonale Gjakovë – Pejë në fshatin Osek Hylë gjendet një person i shtrirë në tokë.
Patrullat policore menjëherë kanë dal në vend ngjarje dhe kanë gjetur një person të shtrirë skaj rrugës ku nga mjeku kujdestar është konstatuar si kishte vdekur. I vdekuri ishte: A. H. G lindur me 05. 03. 1964 nga komuna e Gjakovës”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë përkatëse policore, dhe menjëherë është dyshuar se kemi te bëjmë me aksident trafiku dhe viktima ishte në cilësinë e këmbësorit i cili është goditur nga një automjet udhëtaresh i cili pas goditjes kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

“Hetuesit e trafikut rajonal të DRP Gjakovë pas një pune operativo hetimore kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin: L. M. M lindur me 22, 06. 1992 mashkull – Kosovar / shqiptar nga komuna e Deçanit. Njëkohësisht është sekuestruar edhe automjeti i dyshuar tipit Ë Bora me të cilin është shkaktuar aksidenti. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari mbahet në ndalim policor, ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi”, thuhet më tej në njoftim./Telegrafi/

ura

Shembet një urë në Deçan, si pasojë e reshjeve të shiut (Foto)

Si pasojë e reshjeve të mëdha që ndodhën dje dhe sot, ura që lidh dy fshatrat, Vranoc i Vogël i Komunës së Deҫanit dhe Vranocit të Madh të Komunës së Pejës ka filluar të shembet, transmeton ORAinfo.

Periskopi.com Lajme

Ura në fjalë është mundësia e vetme e banorëve që të kalojnë në pjesën tjetër, nëse nuk merren masa për renovimin e saj, banorët do të ngelin të ngujuar.

Banorët shprehen tejet të shqetësuar për këtë gjendje, madje edhe sot, fëmijët që ishin duke u kthyer nga shkolla, u desh ndihma e të rriturve për të kaluar urën.

Mësuesi i fshatit R.U tha se në këtë mënyrë po rrezikohet jeta e banorëve, e shqetësim tjetër është se as ai vet dhe as nxënësit nuk mund të kalojnë rrugën për të shkuar në shkollë.

Kjo urë është ndërtuar në vitin 2002 nga firma CDF.

14962944_873759966093119_1184064807_n 14962429_873759392759843_1959084659_n

Marihuana

Konfiskohen 83 kilogramë drogë në Deçan

Policia e Kosovës ka arrestuar tre presona të cilëve u është sekuestruar  një sasi prej 83 kilogramë  e substancave narkotike si dhe disa automjete dhe gjësende të ndryshme, të përdoruara për trafikimin e këtyre substancave, transmeton Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës përmes një konference të jashtëzakonshme  për media ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar në fshatin Restavicë të Deçanit, ku të arrestuarit janë kapur në flagrancë gjatë kalimit  në substancave narkotike tek disa persona nga Shqipëria.

Bahri Shala nga Drejtoria e Trafikimit me Narkotikë  bëri të diture se ajo sasi e marijuanës ka qenë e destinuar për vendet e Evropës, ndërsa në Kosovë bëhet paketimi i saj, derisa shtoi se nën hetime janë edhe disa persona të cilët pritet të arrestohen në lidhje me këtë rast./Periskopi/