mourinho2

E pabesueshme, Mourinho më keq se Moyes dhe Van Gaal

Me ardhjen e Mourinhos u menduar se United do të ringrihej sërish, por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Rezultatet e arritura nga paraardhësit e tij, David Moyes dhe Louis van Gaal, nuk lanë aq për të dëshiruar, gjë e cila edhe u kushtoi largimin.

Periskopi.com Sporti

Por, pas 10 ndeshjeve në krye me Mourinhon, Manchester United jo vetëm që nuk ka përmirësuar statistikat, por janë edhe më keq se sa me Moyesin dhe Van Gaalin.

Në krye me Moyesin Unitedi pas 10 ndeshjeve regjistronte 17 pikë, me katër fitore, dy barazime dhe katër humbje.

Në sezonin e kaluar, Van Gaal në këtë kohë numëronte 20 pikë, gjashtë fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Ndërsa me Jose Mourinhon, pas 10 ndeshjeve kanë arritur 15 pikë, katër fitore, tre barazime dhe tre humbje, më e keqja është se Unitedi tani ndodhet më afër zonës që dërgon një ligë më poshtë, se sa skuadrave të kreut.

moyes2

Isha afër titullit kampion me Evertonin

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i Evertonit, David Moyes beson se ishte afër triumfit në Premier Ligë, për t’u shpallur kampion me Evertonin, para se të largohej drejt Manchester United.

Skocezi drejtoi skuadrën nga Goodison Park deri në vitin 2013, për të kaluar më pas në Old Trafford.

“Ne kishim në ekip të madh te Everton, por na mungonte një qendër sulmues”, tha Moyes.

“Unë mund të ekzagjëroj, por mendoj se ne do të kishim qenë afër për të fituar Premier Ligën nëse do të kishim një sulmues të tillë. Ne ishim aq të mirë”. /Periskopi.com