dauti2

Haradinaj: Qeveria serbe vrau fëmijët e vetë, që t’i paraqes shqiptarët si terrorist

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj thotë se qeveria serbe është terroriste, duke aluduar në atë se ata vranë fëmijët e tyre, vetëm e vetëm që t’i paraqesin shqiptarët si terrorist.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se tentimi i Serbisë që t’i paraqes shqiptarët si terrorist nuk do të merret asnjëherë si i vërtet.

“Po i shoh disa media qeveritare të Serbisë duke akuzuar Shqiptaret si terroristë. A ka ma terroriste se qeveria e tyre! Ata i vranë te rinjtë serb ne Lokalin Panda ne Pejë, që me i akuzu shqiptarët si terrorist! Ata i terrorizuan bashkëvendësit e mi ne emër te krimit qe vet e bene! Po s’keni faj ata. Kujtojne se 100 rrena e bojne nje te vertete! Kosoven dhe rrugen e saj perendimore s’munden me ndal kurre dhe kete duhet ta kuptojë Serbia. Shpifjet le t’i mbaj për vete”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

dauti2

Daut Haradinaj reagon për vizitën e Thaçit në Amerikë, ia përmend korrikun dhe dhjetorin e 2010-s

Deputeti i AAK-së, dhe njëherit vëllai i Ramush Hardinajt, Dauti ka reaguar ndaj vizitës së paparalajmëruar të Hashim Thaçit në Amerikë.

Periskopi.com Lajme

 

Haradinaj në një shënim në Facebook ka theksuar se Thaçi edhe më 21 korrik 2010, kur u thirrë Ramushi në rigjykim kishte shkuar në Amerikë, raporton Gazeta Blic.

Sipas Haradinajt, a mos po thotë Hashim Thaçi prapë diçka të tillë, tash kur Ramushi gjendet në paraburgim në Francë.

Daut Haradinaj ia ka kujtuar Thaçit edhe darkën e “13 Dhjetorit 2010 kur folke Dik Marti në Restorant Puro?”

Reagimi i plotë i Daut Haradinajt:

Hashim Thaçi mbërriti në Amerikë edhe me 21 Korrik 2010 kur u thirrë Ramushi në rigjykim në Hagë.

A mos po na thotë diçka prap?

Hashim mos e harro darkën e 13 Dhjetorit 2010 kur folke Dik Marti në Restorant Puro?

Çka të duash bëj, por e vërteta ëshë e vërtetë. Kosova është më e madhe se ti.

veteranet

Haradinaj thotë se projektligji për veteranët është i kundërligjshëm

Daut Haradinaj, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se projektligji që kaloi sot në Kuvend për ndryshimet në ligjin e veteranëve është i kundërligjshëm.

Periskopi.com Lajme

“Ky ligj është kontrabandë. Kuvendi e votoi gjatë ditës tre herë. Është i kundërligjshëm. Njerëzit që e kanë sponsorizuar këtë ligj vazhdojnë t’i përçajnë disa kategori të luftës”.

Këto komente Haradinaj i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës, pas kohë pas në Kuvend kaloi ky projektligj.

“Këta e kanë kategorizuar ligjin në tri kategori. Kjo për mendimin tim është dëm që shkaktohet. Është gabim fatal që këta e kanë bërë. Nga kjo shoqata e veteranëve kanë rënë pre dhe janë mashtruar”.

“Nuk mund të kategorizohen ata që kanë qenë pjesë e luftës dhe kanë dashtë ta japin jetën”.

“Ky ligj është bërë që të nxirren nja 100 vetë që në 91 kanë qenë pjesë e UÇK-së. Por në 91-tën nuk ka pasur UÇK”.

 

gjelliiiiaaa

Daut Haradinaj i përgjigjet Isa Mustafës për “gjelat”

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të vendit Isa Mustafa për murin në Mitrovicë, i cili kishte thënë ae “gjelat nuk e rrënojnë murin, ata këndojnë mbi mur”.

Periskopi.com Lajme

Deputeti Haradinaj në një prononcim për Gazeta Blic, tha se Kryeministri Mustafa në vend të këtyre deklaratave duhet të veprojë sepse ai mur është i paligjshëm.

“Kryeministri Mustafa në vend të deklaratave duhet të veprojë, ai mur është i paligjshëm, qëndrimet e gjithë zyrtareve janë se ai muri nuk është pjesë e marrëveshjes si i tillë duhet edhe mu hjek.

Kryeministri e ka për obligim, ai duhet me i implementu ligjet asgjë tjetër”, tha Haradinaj. Ndërsa analisti politik Imer Mushkolaj deklaratën e Mustafës e quan gënjeshtër kur thotë se muri është vepër e strukturave paralele. “Së pari, kryeministri Isa Mustafa gënjen publikisht kur thotë se muri është vepër e strukturave paralele.

Siç dihet tashmë, muri është ndërtuar nga Komuna e Mitrovicës së Veriut, nga organet e zgjedhura në mënyrë legale në zgjedhjet e Kosovës, që financohen nga taksapaguesit kosovarë dhe funksionojnë brenda sistemit kosovar”. Sipas tij, kjo nuk është hera e parë e Musfatës që përdor një gjuhë të tillë fyese ndaj kritikëve të tij.

“ Nuk është hera e parë që Mustafa përdor një gjuhë të tillë fyese ndaj kritikëve të tij. Lopëve dhe gomarëve në diskursin e tij “akademik”, ai tash ua ka shtuar edhe gjelat. Në mungesë të argumenteve për t’u ballafaquar me realitetin, ai zgjedh të përdor gjuhë aspak të denjë për një kryeministër”.

Ndryshe, Isa Mustafa ka thënë se se muri në pjesën veriore të Mitrovicës, një vepër e ndyrë e strukturave paralele serbe dhe e Beogradit, por sipas tij “gjelat nuk e rrënojnë murin, ata këndojnë mbi mur, murin e trajton dhe e rrënon ligji”.

Daut Haradinaj përkujton Mujë Krasniqin në 18 vjetorin e rënies

Dëshmori i Kombit Mujë Krasniqi po përkujtohet sot nga të gjithë bashkëluftëtarët e tij në 18 vjetorin e rënies, por jo në ndonjë akademi të organizuar për të dhe të tjerët, por përmes rrjeteve sociale.

Periskopi.com Lajme

Një përkujtim të tillë në Facebook e ka bërë edhe Daut Haradinaj.

Ai ka shkruar një dedikim të shkurtë për Kapuçin ndërsa e ka shoqëruar me një foto ku shihen së bashku nën jorgan.

“Vitet ikin ndërsa madhështia jote sa vjen e rritet!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton kp.

Mujë Krasniqi-Kapuçi ka rënë më 18 dhjetor të vitit 1998 së bashku me 36 ushtarë të UÇK-së në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë derisa sillnin armatim nga Shqipëria.

KUVENDI

AAK dhe Nisma lëshojnë sallën, “faji” i Xhavit Halitit

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nismës për Kosovën kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Periskopi.com Lajme

Kjo erdhi si shkak i përplasjes së deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj dhe nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, raporton Indeksonline.

“Më shumë na more kohë duke i komentuar pyetjet tona, se që na le t`i bëjmë ato”, është shprehur Haradinaj.

Pas kësaj, deputetët kanë lëshuar sallën.

Daut Haradinaj i del krahë Isa Xhemajlajt për të kërkuar vota në Drenas

Vazhdojnë takimet e shumta të kandidatit për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, me qytetarët e komunës së Drenasit.

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka takuar banorët e fshatrave; Baicë, Abri e Epërme dhe Terdevc, me të cilët ka bashkëbiseduar për problemet me të cilat po ballafaqohen banorët çdo ditë, raporton Periskopi

Në disa nga këto takime, në mbështetje të kandidatit për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, kanë qenë edhe deputetët e NISMA’s, Enver Hoti dhe Shukrije Bytyqi, po ashtu edhe deputeti i AAK-së Daut Haradinaj.

Mbështetja nga qytetarët e komunës së Drenasit, për kandidatin e NISMA’s për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, është shumë e madhe dhe në rritje të vazhdueshme./ Periskopi

dr7 dr14 dr6dr3

Daut Haradinaj

Haradinaj thotë se njoftimi i MPJ-së “mos udhëtoni në Serbi”, është humor i zi

Njoftimi i MPJ-së lidhur me arrestimet në Serbi ku kërkohet që shtetasit e Kosovës të shmangin kalimin në territorin e Serbisë, deputeti i AAK-së Daut Haradinaj i ka cilësuar si “humor i zi”.

Periskopi.com Lajme

Ai në Rubikon të KTV-së ka thënë se të gjithë ata të cilët gjenden në listën e veteranëve të luftës shihen si terroristë nga Serbia dhe si të tillë do të arrestohen në momentin e parë që gjenden në territorin e tyre.

“Humor i zi, kurrgjë ma shumë nuk është. Serbia nuk e konsideron Kosovën shtet dhe jo vetëm në Interpol, për secilin qytetar që e shohin si të dyshimtë. Bëj thirrje publike, të gjithë ata që gjenden në listat e veteranëve të luftës, ata nuk e gëzojnë lëvizjen e lirë pasi Serbia i sheh si terroristë, ke kryer apo jo vepër, për mua është çlirimtarë, për atë është terrorist”, ka thënë Haradinaj.

“Institucionet e Kosovës duhet me kërku pezullimin e këtyre listave të paktën në zonën Schengen”, shtoi tutje Haradinaj.

Daut Haradinaj

Haradinaj thotë se nuk ka hetime ndaj tij në lidhje me haraç

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, mohon se ndaj tij EULEX ka zhvilluar hetime për haraç dhe krim të organizuar.

Periskopi.com Lajme

Haradinaj, duke demantuar artikullin e plasuar nga portali Insajderi, të publikuar edhe në portale të tjera, thotë se e tëra është një shpifje dhe një e pavërtetë ndaj tij dhe familjes së tij.

Lexojeni të plotë reagimin e Haradinajt:

“Kjo çfarë po bëjnë disa media, nuk është as normale e as profesionale. Me gjasë, në krizë për biznesin e tyre, një pjesë e medias nuk po lë gjë pa shpifur e gjë pa sajuar.

I tillë është edhe një shkrim i Insajderit, me titull “Eulex zbulon hetimet për krim te organizuar e haraç kundër Daut Haradinajt”, ndërkohë që po i njejti medium në të njejtin shkrim thot se prokuroria nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Nuk është hera e parë që njerëz të këtj portali, flasin të pavërteta për mua dhe njerëz të familjes sime.

I porosis ata se me rrena, me shpifje e me trillime, nuk mund ta ngrisin as emrin e tyre e as të mediumit ku punojnë.

Ndaj meje nuk ka asfarë hetimesh dhe nga askush, pavarësisht nëse kjo përshtatet në agjendën e Insajderit apo jo!

Fundja nën hetim mund të jenë edhe vet Insajderi dhe kjo nuk përbë kurrfarë lajmi dhe edhe ata e dijnë shumë mire këtë. Apo ndoshta edhe këta kanë hyrë në agjendën e zgjedhjeve, si shumë të tjerë!” (sic.), ka shkruar Haradinaj.

 

EULEX zbulon hetimet për krim të organizuar dhe haraç kundër Daut Haradinajt

Daut Haradinaj

EULEX zbulon hetimet për krim të organizuar dhe haraç kundër Daut Haradinajt

Në këtë raport hetimor të vëzhgimit të Ukë Rugovës dhe grupit të tij që mbanë datën 16 janar 2014, i përpiluar nga hetuesi i EULEX-it, Panagiotis Karagiannis, dërguar prokurorit Allen Cansick, përmendet emri i Haradinajt dhe data e tij e saktë e lindjes që është 6 prill 1978. Ai dyshohet për vepra të rënda penale.

Periskopi.com Lajme

EULEX zbulon hetimet për krim të organizuar dhe haraç kundër Daut Haradinajt

Në kohën kur hetuesit e EULEX-it po punonin intensivisht për të zbuluar kriminalitetin e dyshuar të Ukë Rugovës, ata kishin nën hetime edhe deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Haradinaj, vëllai i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, dyshohej për dy vepra penale: krim të organizuar dhe detyrim, apo siç njihet kjo vepër si haraç.

Emri i tij është përmendur në një dokument konfidencial të një hetuesi të EULEX-it, i cili i kishte raportuar prokurorit të rastit, Allen Cansick.

Insajderi e ka zbuluar këtë detaj gjatë hulumtimit që po bën për veprimtarinë e dyshuar kriminale të Ukë Rugovës dhe të tjerëve.

Në këtë raport hetimor të vëzhgimit të Ukë Rugovës dhe grupit të tij që mbanë datën 16 janar 2014, i përpiluar nga hetuesi i EULEX-it, Panagiotis Karagiannis, dërguar prokurorit Allen Cansick, përmendet emri i Haradinajt dhe data e tij e saktë e lindjes që është 6 prill 1978.

Bazuar në këtë dokument, rrjedh se emri dhe veprat penale janë përvjedhur gabimisht pasi që i njëjti prokuror dhe hetues aso kohe ka qenë duke e hetuar edhe Haradinajn.

Dokumenti me numër OCIO/12/20140116/6699, në versionin shqip zbulon hetimet për këto dy vepra të rënda penale.

Prokuroria nuk ka pranuar të flas për hetimet kundër Daut Haradinajt, e as të sqaroj rrethanat e përmendjes së tij në dosjen hetimore kundër Ukë Rugovës.

“Prokuroria nuk i komenton hetimet, dhe as nuk i konfirmon apo mohon ato”, ka thënë prokuroria në një përgjigjke me shkrim për Insajderin.

Haradinaj, ndërkaq ka thënë se nuk është në dijeni për ndonjë hetim kundër tij.

“Deri sot kush me mu s’ka fol. Kurrë njeri i gjallë deri në këtë minutë s`me ka kontaktu. Absolut, asnjëherë, prej teje po nij për herë të parë”, ka thënë Haradinaj për Insajderin.

Deputeti i AAK-së si dhe vëllai i tij, Ramush Haradinaj shpesh herë janë përmendur si njerëz që kanë mbledhur haraç dhe kanë detyruar bizneset të paguajnë për ta.

Dyshimet janë forcuar kur disa vjet më parë, dy truproja të Ramush Haradinajt me disa persona tjerë, kishin rrëmbyer biznesmenin nga Klina Azem Morina duke kërkuar tre milion euro për lirimin e tij. Ata e kishin mbajtur peng mbi një muaj dhe kishin arritur t’i merrnin nga djali i të rrëmbyerit mbi 280 mijë euro. Grupi i drejtuar nga Bedri Krasniqi është dënuar për këtë krim.

Ukë Rugova, ndërkaq tashmë është i akuzuar për vepra penale të krimit të organizuar që lidhen me shitjen e vizave italiane.

Ai, së bashku me Izet Beqirin, Azad Beqirajn, Fitim Beqirin, Visar Beqirin, Florian Petanin, Kujtim Avdylin, Edison Idrizajn, Qefser Bahollin, Liridona Beqirin, Hamza Beqirin, Driton Vocën, Hamza Beqirin, Astrit Haraqinë, Valon Selimin, Beg Shaqirin, Hasan Shaqirin, Azem Koskovikun, Alban Agushin, Haxhi Islamin, Ragip Gashin dhe Fadil Ahmetin, akuzohen nga prokurori Allen Cansick për krimit të organizuar, mashtrim, ushtrim të ndikimit, kontrabandim me migrantë, dhe shpërdorim të pozitës zyrtare.

Rugova akuzohet se ka mbikëqyrur bizneset e Izet Beqirit me Florian Petanin dhe procedimin e vizave në ambasadë. Prokurori pretendon se Izet Beqiri ka vepruar si menaxher i operacionit dhe ai ka ndërmjetësuar ndërmjet Florian Petanit dhe të pandehurit Azad Beqiri, dhe të tjerëve.

Muaj me parë Insajderi raportoi se veprimtaria e dyshuar kriminale, Ukë Rugovës i ka sjell një fitim gati dy milion euro. Ai kishte ndërtuar një rrjet funksional, që pajiste njerëzit me viza Schengen në kembim të 3.000 deri në 4.000 euro pa asnjë problem. Aplikacionet për viza shoqëroheshin me një letër rekomandim të titulluar: “Familja e Presidentit Rugova”. /Insajderi.com

Daut Haradinaj

Haradinaj kërkon zgjedhje të parakohshme

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje që do të qonte në daljen e kësaj situate të cilën e ka krijuar Qeveria e Kosovës, e cila vazhdon të mos e ketë besimin e parlamentit.

Periskopi.com Lajme

Haradinaj gjatë një emisioni në Tv Dukagjin, ka thënë se kryeministri Mustafa i ka trashëguar disa nga dështimet e qeverise Thaçi.

“Kjo qeveri duhet të shkoj sepse nuk e ka më besimin e popullit, sepse ka aprovuar marrëveshje të tilla si Zajednica të cilën Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar sepse 23 nene të saj kanë qenë në dëm të Kosovës, pastaj votimi i demarkacionit i cili i dështoi, kemi edhe dështimin e shndërrimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës. Këto janë disa nga dështimit për të cilat qeveria duhet të shkoj”, ka thënë Haradinaj.

 

daut haradinaj

Haradinaj: Në rezolutën e Zemajt mungon vetëm ndërprerja e dialogut

Periskopi.com Lajme

Deputeti i  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se janë dy rezoluta para deputetëve por vetëm një pikë nuk harmonizohet dhe për këtë sipas tij koalicioni qeveritar po ngutet.

“Kërkesa që të ndërpret dialogu me Serbinë. Pushteti duhet të thotë se ne vazhdojmë dialogun se nuk na e shqetëson arrestimi i tyre”, ka thënë Hardinaj.

Haradinaj ka theksuar se “Rezoluta e prej 40 deputetëve ka vetëm një pikë dhe kërkon pezullimin e dialogut me Serbinë deri në lirimin e Nehat Thaçit”.

Gjithashtu Haradinaj ka thënë se “Gjithçka që lexoj Armend Zemaj është perfekte por vetëm mungon ndërprerja e dialogut. Na vjen keq që askush nga qeveria nuk është sot këtu. Madje as Ministri i cili duhet të na e tregojë se nëse Thaçi kishte kaluar më parë nëpër Serbi dhe sa herë ka shkuar ai në Serbi para këtij rasti”.

 

Daut Haradinaj

Haradinaj: Kjo Qeveri nuk e ka prioritet transformimin e FSK-së

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se Qeveria aktuale nuk e ka prioritet transformimin e FSK-së.

Periskopi.com Lajme

Haradinaj ka thënë për “Epoka e re” se FSK-ja është në misionin ushtarak dhe kapacitetet e saj janë pothuajse ushtarake, por mungon edhe një transformim ligjor në mënyrë që ta marrë misionin e ri, garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Haradinaj ka folur edhe për arrestimin e drejtorit të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaqi, duke thënë se ishte një pajtim i përbashkët i deputetëve të komisionit që drejton, se arrestimi i oficerit Thaqi duket më shumë veprim politik sesa juridik.

Në këtë drejtim, ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’ia bëjë me dije Brukselit dhe Serbisë se dialogu nuk mund të vazhdohet në këtë formë.

“Nuk ka dialog konstruktiv përderisa Serbia arreston zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.