Dastid Pallaska ka një parashikim të keq për AAK’n dhe AKR’n që bënë koalicion me partitë e mëdha

Periskopi.com Lajme

Avokati Dastid Pallaska shpjegon në detaje se si partitë e vogla që hynë në koalicione me PDK-në dhe LDK-në do të ‘digjen’ keq.

Ai shpjegon se kandidatëve të AAK-së dhe AKR-së do u duhet të kenë shumë më shumë vota se dikur për tu bërë deputet.

Sipas tij, rritja e numrit të votave të përgjithshme që do të fitojnë koalicionet parazgjedhore do të rezultojë në rritjen e pragut të votave që do t’i nevojiten një kandidati/e për tu zgjedhur deputet/e.

Thotë se numri i partive të mëdha mund të rritet ndërsa tregon çfarë mund të bëjnë partitë e vogla për të mos u dëmtuar, transmeton Periskopi

Shkrimi i plotë:

Kundër-efekti i koalicioneve parazgjedhore për partitë e vogla

Në përpjekje për të arsyetuar koalicionet parazgjedhore me rivalët politikë të deri djeshëm, partitë e vogla u krenuan me sukseset e negociatave të minutave të fundit.

AAK tregoi se si ka “gjunjëzuar” PDK-në duke i marrë – krahas pozitës së Kryeministrit – edhe 50% të listës zgjedhore. AKR, në anën tjetër, me mburrje njoftoj se do të përfaqësohet në listën zgjedhore të koalicionit me 30% të kandidatëve.

Përderisa përqindjet e lartpërmendura janë impresive, partive të vogla duket se iu ka ikur një detaj i vogël por shumë i rëndësishëm në matematikën e zgjedhjes së deputetëve nga listat e koalicioneve parazgjedhore.

Rritja e numrit të votave të përgjithshme që do të fitojnë koalicionet parazgjedhore do të rezultoj në rritjen e pragut të votave që do t’i nevojiten një kandidati/e për tu zgjedhur deputet/e.

Përderisa në zgjedhjet e vitit 2014 një kandidati të AAK-së i nevojiteshin rreth 5,600 vota për tu zgjedhur deputet, ky prag do të rritet konsiderueshëm kur kandidatët e AAK-së konkurrojnë brenda një liste zgjedhore me kandidatët e PDK-së, të cilët do të marrin më shumë vota vetëm për shkak se partia e tyre në total ka më shumë vota se AAK.

Mbi këtë supozim, është e qartë se në legjislaturën e ardhshme numri i deputetëve të partive të mëdha mund të rritet përtej fuqisë së tyre reale, gjithnjë në dëm të partnerëve të tyre të vegjël.

E vetmja mënyrë për ta minimizuar këtë dëm është nëse partitë e vogla e koncentrojnë votën në një numër të caktuar të kandidatëve. / Periskopi

Dastid Pallaska kërkon vëmendje të Madhe, pretendon se Shpend Ahmeti e sheh konkurrent

Të enjten u raportuar se avokati Dastid Pallaska pritet t’i hyjë garës për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale qe do të mbahen vitin e ardhshëm.

Periskopi.com Lajme

Sipas Indeksonline, këtë vendim e ka marrë ditë më parë.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Pallaskës, ndryshe që gjatë ditës mediumit të lartpërmendur nuk i është lajmëruar, raporton Periskopi

Ai i jep të drejtën vetes të vlerësoj punën e Shpend Ahmetit, thotë se shkrimi se Pallaska do kandidohet për kryetar është i porositur nga vet Ahmeti dhe vlerëson se ky i fundit ka interesim për planeti politike të Pallaskës, interesim të cilin e quan jo të shëndetshëm.

Reagimi i plotë:

Në përmbyllje të një viti të “suksesshëm” të qeverisjes në Prishtinë, sot Shpend Ahmeti paska gjetur kohë me shërby si burim anonim i një “lajmi” se unë do të garoj si kandidat i pavarur në zgjedhjet e radhës për Kryetar të Komunës së Prishtinës.

Përkundër përpjekjes për tu fshehur pas anonimitetit, autorësia e Shpendit zbulohet nga përpjekja e tij që vetën ta paraqet si viktimë në versionin e parë të po këtij artikulli ku thuhej se kandidatura ime ka për qëllim dëmtimin e tij.

E kam vështirë ta besoj që Shpendi ka ra në nivel kaq të ulët edhe pse konfirmimin se ai është porositësi i “lajmit” tanimë e kam nga burime të sigurta.

Më duhet ta pranoj se interesimi i Shpendit për planet e mija politike – për të cilin jam njoftuar edhe më parë – nuk po më duket i shëndetshëm. Po të ishte interesim miqësor, e di që do të më kontaktonte direkt sepse njihemi prej shkollës së mesme./ Periskopi

Pallaska rreshtohet politikisht, nuk ia mbushin syrin subjektet e deritanishme

Avokati dhe analisti Dastid Pallaska, thotë se qeverisja PDK- LDK bazohet mbi nevojën për të ndarë plaçkën.

Periskopi.com Lajme

“Ndarja e plaçkës është edhe parimi i vetëm për të cilin pajtohen këto dy parti, parim që e gjen tek secila organizatë kriminale”, ka thënë ai nw TV Dukagjini

Sipas tij, fakti nuk ka zhvillim ekonomik dhe asgjë pozitive, por vetëm emërim të partiakëve nëpër pozita, determinon se këto dy parti janë aty për të ndarë të mirat e pushtetit, pra “plaçkën që marrin nga ai dhe jo për ta zhvilluar shtetit”.

Si asnjëherë më parë, Pallaska ka folur në këtë intervistë për përpjekjet që të bëhet një subjekt i ri politik në vend.

Ai e ka vlerësuar Albin Kurtin si njeri të rrezikshëm për të ardhmen e vendit, derisa ka thënë se Hashim Thaçit po i duket Presidenca më e vogël se qelia e burgut.