dardanet-2

‘Dardanët’ me rregullore të re

Tifo grupi i Kosovës, “Dardanët” e ka publikuar rregulloren e vendosur, së cilës duhet t’i përmbahen anëtarët e tij në të ardhmen.

Periskopi.com Sporti

Sipas ligjit të tyre, trajnerët stërvitin, lojtarët luajnë dhe “Dardanët” bëjnë tifo.
“Detyrë e jona është që ta mbështesim përfaqësuesen tonë në të gjitha aktivitetet sportive që do të marrë pjesë”, shkruajnë tifozët zyrtarë të Kosovës.
Ndër të tjera, ata kanë njoftuar se thirrjet raciste, fyerjet, pankartat pa lejen e kryesisë së “Dardanëve” dhe rekuizitat e klubeve lokale, janë rreptësisht të ndaluara.
Kryesia e këtij tifo-grupi këshillon tifozët anëtarë që t’i respektojnë rregullat dhe kodet e mirësjelljes në stadium apo në palestra sportive, përfshirë këtu edhe veshjen e rekuizitave të “Dardanëve” ose të Kosovës, në ndeshjet që i zhvillon Përfaqësuesja e Kosovës si vendës apo mysafire.
Gjithashtu, “Dardanët” shkruajnë se për mosrespektim të rregullave të lartcekura, do të ketë ndëshkime nga “Dardanët” në bashkëpunim me organet shtetërore.
Shumë shpejt, “Dardanët” do të fillojnë me anëtarësimin zyrtar të tifozëve.
Të udhëhequr nga kryetari Lulzim Berisha – Luli, “Dardanët” synojnë të jenë shembull në Evropë për kulturë dhe moral.

dardanet2

Ja si duken Dardanët në stadiumin e Turqisë (Foto)

Tifozët e Kosovës 'Dardanët' kanë hyrë në stadiumin e Antalyas në Turqi, ku do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Turqisë dhe Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Takimi fillon nga ora 18:00, ndërsa në stadium do të jetë një numër jo edhe i madh i tifozëve nga Kosova. /Periskopi.comdardanet1

dardanet

Ja sa autobusë me Dardanë kanë udhëtuar për në Turqi

Tashmë tre autobusë të mbushur me tifozët e Kombëtares ë Kosovës kanë mbërritur në Antalya të Turqisë

Periskopi.com Sporti

Vetëm pak orë para ndeshjes ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, në Antalya kanë mbërritur 3 autobusë me tifozët e Kosovës ‘ Dardanët’.

rashica2

Dardanët kanë një kërkesë për Rashicën (Foto)

Kosova luan sonte si mysafire e Turqisë në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

Periskopi.com Sporti

Ndërsa, tifozët e Kosovës ‘Dardanët’ nuk do të mungojnë në stadiumin e Antalyas, për t’i dhënë përkrahje Përfaqësueses së shtëtit të tyre.

Së fundmi, ata kanë dalë edhe me një kërkesë për talentin Milot Rashica, prej të cilit presin të shënojë gol në sfidën e sotme.

“Forca Milot Rashica, duam golin e parë në fanellën e Kosovës sot nga ti”, kanë shkruar “Dardanët” në rrjetet sociale. /Periskopi.com

rashica

dardanet2

Dardanët nisin të hyjnë në stadium (Foto)

Tifozët e Kosovës 'Dardanët' kanë nisur të hyjnë në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Turqi-Kosovë.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja në fjalë zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në stadiumin e Antalyas, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në Botërorin 2018. /Periskopi.com

dardanet

dardanet1

dardanet1

Dardanët kanë shkuar në Turqi për të përkrahur Kosovën (Foto)

Dardanët ishin të pranishëm në stërvitjen e fundit të Kosovës para ndeshjes duke i përkrahur futbollistët kosovar para kësaj ndeshje të rëndësishme.

Periskopi.com Sporti

dardanetdardanet1

kosova1

Ja numri i biletave që ‘Dardanët’ do të kenë për ndeshjen në Turqi

Tifo-grupi i Përfaqësueses së Kosovës, Dardanët, do ta përkrahin Kosovën edhe në Antalia të Turqisë.

Periskopi.com Sporti

Turqi – Kosovë luhet më 12 nëntor në stadiumin Antalia Arena, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusi 2018”.

Kryetari i Dardanëve, Lulëzim Berisha, ka konfirmuar për Gazetën Olle, se kanë marrë 100 bileta për ndeshjen.

Krahas tyre, edhe tifozë tjerë të shumtë kanë aranzhuar udhëtimet përmes agjensioneve të ndryshme.

KOSOVA / DARDANET/ Foto: NYT

Himni zyrtar i Dardanëve – “Unë të dua sa Kosovën” (Video)

Tifo-grupi i përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët”, kanë lansuar edhe himnin e tyre zyrtar në përkrahje të futbollistëve kosovarë.

Periskopi.com Sporti

Kënga, e titulluar “Dardanians – Unë të dua sa Kosovën”, është një ripërpunim i këngës së vjetër të grupit “Minatori” me po të njëjtin emër, por që i është ndryshuar teksti në disa pjesë për t’ju përshtatur rrethanave.

Për më tepër, dëgjojeni në videon më poshtë:

 

tifozet

Policia nuk u lejon Dardanëve një flamur të madh

Policia shqiptare u ka ndaluar tifozëve kosovarë të marrin me vete në stadium një flamur gjigand.

Periskopi.com Sporti

Kryetari i këtij grupi të tifozëve, Lulzim Berisha thotë se policia është duke pritur konfirmimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, nëse duhet të lejohet ose jo ky flamur.

Kosova sonte përballet me Kroacinë. /Periskopi.com