Dardan Molliqaj

Molliqaj: PDK –ja e LDK-ja pjellë e Serbisë dhe SHIK-ut

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se PDK-ja duke mos votouar reciprocitetin me Serbinë e vazhdoi nënshkrimin e Kosovë.

Periskopi.com Lajme

 

Ai në Facebook ka shkruar se ashtu sikur që deputetët e LDK-së nuk i japin nënshkrimet për të hetuar SHIK-un, as PDK-ja nuk i jep votat për reciprocitet me Serbinë.

Ky është postimi i plotë:

PDK-ja na thonë që jemi pjellë e Serbisë. Ndërsa dje, sikurse edhe shumë herë më parë, nuk votuan për reciprocitet me Serbinë por e vazhduan nënshtrimin e vendit tonë ndaj saj.

LDK-ja na thonë që jemi pjellë e SHIK-ut. Në anën tjetër janë në koalicion me SHIK-un, dhe e kanë bërë kryeparlamentar Kadri Veselin e president Hashim Thaçin.

Ashtu sikur që deputetët e LDK-së nuk na i japin nënshkrimet për ta hetuar SHIK-un, as PDK-ja nuk na i jep votat për reciprocitet me Serbinë.

Po shihet qartë kush janë argatët e SHIK-ut dhe Serbisë në Parlamentin e Kosovës.

Dardan Molliqaj

Molliqaj kritikon AAK-në, kërkon lirim e Ramush Haradinajt

Sekretari organizativ i lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryetarit të AAK-së, ramush Hardinaj, nga autoritetet franceze, derisa i kakritikuar institucionet e Kosovës që luftën e UÇK-së nuk e kanë përfshirë në Kushtetutë, si dhe AAK-në që sipas tij nuk  e kanë kundërshtuar pakon e Ahtisaarit e as Kushtetutën e Kosovës dhe e kanë mbështetur bukur gjatë dialogun me Serbinë.

Periskopi.com Lajme

 

Ai ka thënë se problemi nuk është tek propozimi i masave që duhet të ndërmerren ndaj Serbisë, pas arrestimit të Hardinajt, por tek kuptimi i vëretë i marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

“Dje dhe sot pati shumë reagime kundër arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë. Përveç reagimeve, u dhanë edhe shumë propozime në lidhje me raportet e Kosovës me Serbinë.Por, problemi nuk është tek propozimet e masave ndaj Serbisë, por tek kuptimi i vërtetë i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Molliqaj.

Sipas tij, derisa Serbia luftën e UÇK-së e sheh si luftë krinale, Kosova nuk e përmend këtë luftën e UÇK-së.

“Përderisa Serbia e sheh Kosovën si pjesë të saj, ndërsa luftën e UÇK-së si luftë kriminale, Kosova nuk e përmend askund në dokumentet e saj themeltare luftën e UÇK-së. Pra as në Kushtetutë, e as në Deklaratën e Pavarësisë. Dorën në zemër, në këtë pikë nuk ka qenë si duhet as vet AAK-ja (nuk e kanë kundërshtuar as Pakon e Ahtisaarit e as Kushtetutën e Kosovës dhe e kanë mbështetur bukur gjatë dialogun me Serbinë). E mos të flasim per partitë në pushtet”, ka thënë ai.

Ai  ka shtuar se Kosova duhet të ndryshojë në raport me Serbinë, derisa ka theksuar se Haradinaj duhet të lirohet menjëherë dhe pa kushte.

“Thirrja jonë duhet të jetë ndryshimi i Kosovës në raport me Serbinë e jo anasjelltas. Duhet të angazhohemi për një Republikë të Re që e njeh përpjekjen e popullit per çlirim dhe atë e ka bazë në dokumentet themeltare të shtetit. Vetëm një Republikë e Re është garant për lëvizjen e lirë të çlirimtarëve tanë.Ramush Haradinaj duhet të lirohet menjëherë dhe pa kushte. Por edhe krijimi i Repubikës së Re është urgjent dhe i domosdoshëm”, ka shtuar ai./Periskopi/

 

 

Aida Derguti

‘Dërguti as nuk është bërë milionere as nuk ka bërë pazare në dëm të ish-luftëtarëve’

Dardan Molliqaj, sekretar i përgjithshëm në Vetëvendosje thotë se atyre përfaqësuesve të veteranëve që kanë bërë pazare normalisht që ju dhemb e vërteta e një ish - ushtareje si Aida Dërguti.

Periskopi.com Lajme

Duke iu referuar rastit që ka ndodhur të premten në Kuvendin e Kosovës Molliqaj ka thënë se është me Dërgutin për arsye se ajo, sipas tij, nuk është bërë milionere, as nuk ka hequr dorë nga bashkimi kombëtar e as nuk ka bërë pazare me Isa Mustafën në dëm të ish-ushtarëve të UÇK-së.

Shkrimi i tij i plotë:

Përfaqësuesve të veteranëve, që janë bërë milionerë, që kanë hequr dorë nga bashkimi kombëtar, që e kanë pranuar “Zajednicën”, që bëjnë pazare me Isa Mustafën për t’i rritur pagat për vete e për t’ua zvogëluar ato veteranëve të varfër… sigurisht që ju dhemb e vërteta e një ish-ushtareje të UÇK-së si Aida Dërguti, që as nuk është bërë milionere, as nuk ka hequr dorë nga bashkimi kombëtar e as nuk bën pazare me Isën në dëm të ish-ushtarëve të vërtetë të UÇK-së.

Jam me ty Aida Dërguti dhe me të gjithë veteranët e veteranet e UÇK-së që nuk luftuan për përfitime dhe sot janë lënë në gjendje të rëndë nga qeveritë e njëpasnjëshme./ Periskopi

dardiiii

Drejtori i RTK-së dhe sekretari i Vetëvendosjes nuk ndalen me akuza ndaj njëri-tjetrit

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, ka reaguar ndaj deklaratës së sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, i cili një ditë më parë e vendosi këtë të fundit si të parin në listën e 12 personave që janë përgjegjës për arrestimin e aktivistëve të VV-së.

Periskopi.com Lajme

Shala ka shtruar një varg pyetjesh ndaj Molliqajt, ku ndër të tjera kërkon sqarim për sulmin me bombë që i ishte bërë në shtëpinë e tij, rapoton Periskopi

Drejtori i RTK-së, që e quan djalosh, Molliqajn, dhe pranon se në Kosovë nuk ka drejtësi.

E tashmë ka reaguar sërish Molliqaj.

Ai thotë se Shala është servil i pushtetit dhe i braktisur në planin e tij për të akuzuar Vetëvendosjen.

Molliqaj e quan Shalën sharlatan insistues.

 

Ky është reagimi i plotë i Shalës në Facebook: Dardan Molliqaj me kishte vendos ne liste te parin si ‘fajtor’ për arrestimin e aktivisteve te tij.

Nuk i komentojë kurrë ato çka thotë ky far Dardani, por këtë herë pasi që fatkeqësisht drejtësia në Kosovë nuk ekziston fare, kërkojë drejtpërdrejt nga ky djaloshi (Dardani) të tregojë kush ma tmerroi familjen, kush m’i traumatizojë fëmijët, a ke dorë personalisht ti djalosh (Dardan) në hedhjen e bombës në shtëpinë time?!!!

Pyetje po bëj dhe pres përgjigje djalosh (Dardan)!

Përndryshe edhe një padi po ta bëj për këtë lojë të fëlliqur e të rrezikshme që je tu e luajt!

E sa për Drejtësinë në Kosovë ishalla na shpëton Zoti i madh!

 

Reagim i Sekretarit Organizativ Dardan Molliqaj :

Drejtori i RTK-së, Mentor Shala si servil i pushtetit dhe i braktisur në planin e tij për ta akuzuar VETËVENDOSJE!-n, sërish ka përdorur gjuhë akuzuese e shpifëse për aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, këtë herë kundër meje.

Pasi pushteti po dështon që ta montojë procesin kundër aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Shala vazhdon të gënjejë i vetmuar në këtë luftë të pandershme. Si në kohën kur lëshonte komunikata në emër të menaxhmentit dhe keqpërdorte hapësirën publike për t’i akuzuar pa asnjë provë aktivistët e VETËVENDOSJE!-s, ai po vazhdon të shpifë për sulme të cilat VETËVENDOSJE! nuk ka asnjë lidhje. Unë e ftoj prokurorinë që ta trajtojë si shpifje deklaratën e tij dhe të kërkojë përgjegjësi penale ndaj këtij shërbëtori besnik të pushtetit i cili nuk po dorëzohet nga kjo betejë prej së cilës edhe vetë pushteti po tërheqet. E vërteta, që e ka mposhtur ekipin montues të rastit që akuzonte për terrorizëm, do ta mposhtë edhe këtë sharlatan insistues.

Dardan Molliqaj

Vetëvendosje këmbëngul se kanë dëshmi se ku ishin aktivistët e saj në natën e sulmit në Kuvend

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se videot me vendndodhjen e aktivistëve të kësaj lëvizjeje në natën që ndodhi sulmi me zollë mbi Kuvendin e Kosovës, i kanë realizuar vetë aktivistët.

Periskopi.com Lajme

Ai në Klan Kosova, ka thënë se ato video dhe dëshmi, u punuan e u koleksionuan nga vetë aktivistët e lëvizjes për t’iu dhënë një pasqyrë të qartë qytetarëve se ku ndodheshin atë natë 6-të të dyshuarit e Vetëvendosjes për këtë sulm, përfshirë Astrit Deharin.

“Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje i kanë bërë hetimet dhe i kanë realizuar videot qe i prezantuam. Jemi dalë në terren dhe i kemi bërë fotografitë e më pas me “Google Earth”, e kemi paraqitur saktë atë që ka ndodhur në terren, si dëshmi vizuale të asaj që ka ndodhur”.

“Njerëzit duhet ta kishin sa më të qartë, që atë për të cilën po flitet, është e pamundshme të ndodhë”, ka thënë Molliqaj.

Astrit Dehari

Mësohet çka shkruante në fletoren e infermieres së rastit Dehari

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj i Lëvizjes Vetëvendosje, nw RTV 21 ka treguar se çka shkruante në fletoren e shënimit të infermieres së rastit Dehari.

Periskopi.com Lajme

Siç tha Molliqaj, ndonëse thuhej se Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia, në fletoren e infermieres shkruante se ai kishte puls dhe frymëmarrje normale edhe pasi ishte dërguar në ambulancë, shkruan rtv21.tv

“Në orën 15:00 shkoj nalt në krahun A i burgosuri Astrit Dehari, ka tentu vetëvrasje, menjëherë thirret urgjenca, të burgosurit e sjellin në ambulancë në 15:05, 15:10 vjen urgjenca, i burgosuri ishte i shtrirë në dhomë, kishte masë vjellje, pulsin dhe frymëmarrjen normale”,  tha Molliqaj duke cituar infermieren.

Kujtojmë se aktivistit i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor, në burgun e Prizrenit, po mbahej aty nën dyshimin se kishte marrë pjesë në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

 

 

Xhemile Dehari

Xhemile Dehari 17 vite punoi vetëm natën, që ditën të kujdesej për fëmijët

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka treguar detaje të familjes Dehari.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se Xhemile Dehari, nënë e Astrit dhe Arbnor Deharit (të dy tashmë të vdekur), për 17 vite në Zvicër ka punuar natën, në mënyrë që ditën të mund të qëndronte pranë fëmijëve të saj, ngase në atë kohë bashkëshortin e kishte të angazhuar politik.

Molliqaj tregoi në RTV 21 edhe më shumë. Tha se Astrit Dehari ka qenë aktivist politik dhe si i tillë është burgosur, por pa të drejt.

“I akuzuar politik është. Pse ne jemi ne të përfshirë? A është përfitim? Angazhimi i Astriti Deharit dhe krejt neve është për me ndryshu këtë gjendje. Ne po kërkojmë të sqarohet rasti. Ne nuk po thojmë se duhet dënohen Isa Mustafa, Dhurata Hoxha apo të tjerët se nuk e dimë kush e ka vra, por duhet të paktën të dorëhiqen. Dhe noraml që nuk i besojmë kësaj drejtësie”, tha Molliqaj. / Periskopi