suarez-sturridge

Pas largimit të Suarez dhe Sterling, a do ta humb Liverpool edhe yllin tjetër?

Daniel Sturridge ka qenë shumë i përfolur kohëve të fundit për një largim të mundshëm nga Anfield Road.

Periskopi.com Sporti

Disa media angleze kanë shkruar se anglezi mund të largohet nga 18 herë kampioni i Anglisë për shkak se ka humbur vendin në formacionin bazë te ‘reds’.

Megjithatë, Daily Mirror shkruan sot se trajneri Jurgen Klopp nuk është i gatshëm ta lë 27-vjeçarin të largohet, për shkak se Sadio Mane në janar do të luajë në Kupën e Kombeve të Afrikës, ndërsa Philippe Coutinho është i dëmtuar.

Mbetet të shihet nëse Liverpool do të lejojë largimin e yllit anglez në janar. /Periskopi.com

bacca

Milani gjen super-sulmues, Bacca drejt largimit

Carlos Bacca po përjeton momentin e tij më të keq të karrierës së tij.

Periskopi.com Sporti

Shifrat nuk janë kundër kolumbianit sepse deri në këtë fazë të sezonit edhe vitin e kaluar ai kishte realizuar vetëm 6 gola por mungesa e vazhdimësisë nga ana e tij në ndeshjet e fundit është ajo që shqetëson më shumë trajnerin Montella dhe që bën të bien këmbanat e alarmit.

Bacca ka 5 ndeshje që nuk shënon dhe ndaj Palermos trajneri i Milanit i besoi Lapadulas në vend të tij. Kjo situatë ka bërë që Milani tashmë të hidhet në sulm në kërkim të një tjetër bomberi, teksa po përflitet shumë për një afrim te Sturridge. Sulmuesi i Liverpooli nuk është shumë i preferuar nga Klopp.

sturridge

Sturridge te rivali i Liverpoolit?

Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge pritet të largohet nga Anfield Road së shpejti.

Periskopi.com Sporti

Anglezi nuk bënë pjesë në planet e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp, i cili prej kohësh nuk po e inkuadron atë në formacionin bazë.

Mediat angleze shkruajnë se për 27-vjeçarin është duke shfaqur interesim Tottenham Hotspur.

Ende nuk dihet nëse anglezi do të largohet në janar apo do të presë deri në afatin kalimtar të verës. /Periskopi.com

suarez-sturridge

Pas Suarez dhe Sterling, edhe ky yll e do largimin nga Liverpool

Tifozët e Liverpoolit kanë marrë një lajm mjaft të keq. Sulmuesi anglez, Daniel Sturridge dëshiron të largohet nga Anfield Road, shkruan Mirror.

Periskopi.com Sporti

27-vjeçari ka humbur vendin në formacionin bazë, pasi trajneri Jurgen Klopp nuk llogaritë shumë në të.

Raportohet se për Sturridge interesohen Stoke City dhe West Ham United, të cilët janë ta gatshëm të paguajnë deri në 32 milionë euro për shërbimet e tij. /Periskopi.com