Foto LaPresse - Valerio Andreani
27 11 2016 Genova - (Italia)
Sport Calcio
Genoa vs Juventus
Campionato di Calcio Serie A TIM 2016/2017 - Stadio "Luigi Ferraris"
nella foto: bonucci leonardo esce per inforrtunio

Photo LaPresse - Valerio Andreani
27 November 2016 City Genova - (Italy)
Sport Soccer
Genoa vs Juventus
Italian Football Championship League A TIM 2016/2017 - "Luigi Ferraris" Stadium
in the pic: bonucci leonardo esce per inforrtunio

Juventus zbulon se sa do të mungojnë Alves e Bonucci

Juventusi do të bëj pa dy mbrojtësit për më shumë se dy muaj.

Periskopi.com Sporti

Testet mjekësore për Leonardo Bonucci kanë zbuluar se ai ka një dëmtim muskulor.

Testet e sotme konfirmuan se Bonucci do të jetë jashtë fushave për 45 deri në 60 pas lodhjes në bicepsin e kofshës së tij të majtë.

Sa i përket Dani Alves, ka thyer kërcin e këmbës së majtë.

Në ditët e ardhshme do të dihet më shumë për mungesën e brazilianit. /Periskopi/

 

juve

Ylli i Juventusit ka thyer këmbën

Juventusi ka konfirmuar se Dani Alves ka pësuar lëndim të rëndë në këmbë në humbjen 3:1 nga Genoa të dielën.

Periskopi.com Sporti

Ish-ylli i Barcelonës u largua nga fusha teksa kishin mbetur vetëm 14 minuta deri në fund, pas një lëndimi që pësoi nga përplasja me Lucas Ocampos.

Testet kanë treguar se ai ka thyer këmbën dhe do të mungojë më gjatë, me testet e ardhshme që do të bëhen të hënën.

alves

Alves: Ndaj Sevillas vetëm fitore

Mbrojtësi brazilian i Juventus, Dani Alves, është deklaruar para ndeshjes me Sevilla në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Alves ishte pjesë e Sevillas më parë, ka thënë se fitorja është opsioni i vetëm ndaj skuadrës anduliziane.

“Nesër rezultati do të dihet në fushë, por ne jemi duke shikuar që ta mbyllim grupin në vendin e parë”.

“Nëse vjen këtu dhe shikon për një barazim mund të jetë një befasi e pakëndshme për ne, është vend i vështirë që të jesh këtu”.

“Nuk besoj që Sevilla do të luajë për barazim, e njoh këtë ekip dhe luajnë për fitore. Mund të jemi pishman nëse mbesim baras”, ka thënë Alves. /Periskopi.com/

 

Generated by  IJG JPEG Library

Darmian opsion për Barcelonën

Barcelona është duke e përcjellur situatën e mbrojtësit italian të Manchester United, Matteo Darmian.

Periskopi.com Sporti

Italiani është duke pasur problem me formën e tij në këtë sezon në “Teatrin e Ëndrrave”, ku vendin e tij e ka zënë Antonio Valencia.

Pas largimit të Dani Alves, katalunasit  ende nuk kanë gjetur zëvendësimin e tij adekuat, duke e shfrytëzuar mesfushorin Sergio Roberto në pozitën e mbrojtësit të djathë.

Raportohet se Barcelona do të bëjë ofertë në janar për italianin. /Periskopi.com