quni

Mahnitëse, derisa Çun Lajçi i bie çiftelisë qeni i tij vallëzon (Video)

Periskopi.com Limonada

Përderisa aktori i mirënjohur kosovar Çun Lajçi po këndon me çifteli “Moj e mira n’kapexhik”, diçka e veçantë që vërehet pranë tij është vallëzimi i qenit.

20161130191215502646

Çun Lajçi tregon se si e kishte strehuar gruan e djalin e Hashim Thaçit në vitin 1999

Aktori i njohur Çun Lajçi ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook kujtime nga viti 1999.

Periskopi.com Lajme

Ai ka treguar se në vitin 1999 kishte marrë bashkëshorten dhe djalin e presidentit Hashim Thaçi e i kishte strehuar, për t’i përcjellë më pas për në Tiranë, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Lajçi ka kujtime edhe me Azem Sylën, që e quan “Komandant ‘Daja’”. Për këto ai thotë se nuk është penduar asnjëherë, teksa shpreh indinjatën me Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Lajçit:

“z. Hashim Thaçi

Keni të drejt t’me urreni Ti komandanti ” Gjarpni ” e Ti komandanti ” Daja ”

Sepse gabova që si ndëgjova nemtë e Sabri Fejzullahut drejtuar Juve që zbrisnit nga malet, por me 1999 dola n’Banhofin e Frankfurtit me kërkesën e Remzi Ejupit dhe e mora të ta strehoj djalin kërthi me nusën tande të grueja e Remziut e të nesërmen ti përcollem për Tiranë pa dokumenta e pa pagesë.Dhe kurrë s’u pendova!

Edhe “Dajën ” e mora me babën tue dekë po n’at Banhof të Frankfurtit dhe e çova n’hotel pague poashtu nga z. Ejupi e të nesërmen për Tiranë pa dokumenta e pa pagesë, sepse unë ( si shumë të tjerë ) t’andrrova çlirimtarë e jo njeri që pas 16 vitësh tokat Rugovase të gjysh s’tërgjyshit do t’ia nënshkruash pa pikë dhimte Malit Zi.

Tani mund të me urreshë që shpresova se lëkurën e gjarpërit ia vare armikut n’qafë maleve jo vllaut n’paqe!

Kryesorja të rroj Kombi Shqiptar me shtetsi Kosovare z. Hashim Thaçi se uji do të rrjedhë Grykës Rugovës edhe pa mua e Ty!”.