champions-12-780x439

Shokuse ylli i Real Madridit mungon në formacionin e Ligës së Kampionëve (Foto)

Dje është mbylllur faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

“Goal”, ka zgjedhur formacionin më të mirë të kësaj faze, ku befasia më e madhe ishte mungesa e yllit portugez të Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

ronie
Cristiano Ronaldo, Real Madrid

Në këtë formacion janë edhe dy futbollistë të skuadrës daneze Koebenhavn, dy nga Arsenali, dy nga Real Madrid, dhe me nga një futbollist përfaqësohet, Juventus, Atletico Madrid, Porto, Sevilla dhe Barcelona.

Në foton e mëposhtme mund ta shihni formacionin më të mirë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. /Periskopi/zluli

messi-ronaldo

Shpëton Ronaldo, këta tre futbollistë mund të burgosen (FOTO)

Cristiano Ronaldo nuk është në mesin e futbollistëve që zyrtarisht kanë përfunduar nën hetime për evazion fiskal në Spanjë.

Periskopi.com Sporti

Autoritetet në Spanjë kanë bërë të ditur se Xabi Alonso, Angel Di Maria dhe Ricardo Carvalho janë tre futbollistët që janë nën hetime për evazion fiskal.

Së bashku me ta pritet të jenë edhe Fabio Coentrao e Radamel Falcao – nga koha kur luante në Atletico Madrid.

Në listë nuk gjendet emri i të shumëpërfolurit së fundmi, Cristiano Ronaldo, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, të lartpërmendurit akuzohen se fshehën miliona euro nga autoritetet fiskale në Spanjë dhe mund të dënohen edhe me burg.

messi-ronaldo

E pabesueshme, ky klub i vogël refuzon Messin dhe Ronaldon

Besoni ose jo, klubi gjerman Leipzing nuk do të donte t’i transferonte Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Periskopi.com Sporti

Është drejtori sportiv i këtij klubi, Ralf Rangnick, ai i cili e konfirmon një gjë të tillë.

Ai thotë se dyshja në fjalë janë lojtarë të vjetër dhe të shtrenjtë.

“Ata të dy janë tepër të vjetër dhe shumë të shtrenjtë”, tha ai. /Periskopi.com

ronaldo-tifozi

Edhe tifozët e Barcelonës do ta duan Ronaldon pasi ta shohin këtë (Video)

Cristiano Ronaldo ka treguar edhe njëherë se është i gatshëm të sakrifikojë për tifozët e tij.

Periskopi.com Sporti

Një tifoz i iku stafit të sigurisë për ta takuar sulmuesin e Real Madridit. Ai u ndal prej disa të tjerëve por Ronaldo prapë ia plotësoi dëshirën për një fotografi së bashku.

 

ronaldo

Ronaldo rrezikon të burgoset, por çka thotë Real Madridi?

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo rrezikon të dënohet me gjastë vjet burg, pasi Foorball Leaks ka raportuar se portugezi u ka ikur taksave.

Periskopi.com Sporti

Por, pasi kjo temë bëri bujë nga mediat botërore, ka ardhur edhe reagimi i Real Madridit.

Klubi nga Santiago Bernabeu ka thënë se 31-vjeçari është në rregull me këtë çështje dhe kanë kërkuar respekt nga mediat për Ronaldon, pasi sipas tyre, ai ka pasur sjellje shembullore gjatë gjithë karrierës së tij. /Periskopi.com

ronaldo

Gjashtë vjet burg për Ronaldon?

Portugezi Cristiano Ronaldo mund do të përballet me një dënim të tmerrshëm, nëse shpallet fajtor për evazion fiskal.

Periskopi.com Sporti

I akuzuar për mashtrim tatimor, Ronaldo rrezikon të burgoset me gjashtë vjet nëse akuzat që rëndojnë mbi të shpallen të vërteta.

Sekretari i përgjithshëm i Autoritetit Tatimor në Spanjë, Jose Maria Mollinedo, ka folur në lidhje me çështjen.

“Dyshohet që Ronaldo ka mashturar me më shumë se 150 milionë euro. Ky është një krim i madh fiskal. Për këtë veprim ai mund të dënohet me minimum gjashtë vjet burg”, deklaroi Mollinedo.

Ai ka thënë që ekziston edhe një mënyrë tjetër që ky dënim të reduktohet, por assesi të hiqet. Ndryshe, gazeta “El Mundo” raportoi gjatë ditëve të kaluar që Ronaldo ka dërguar minimalisht 126 milionë funte në Ishujt e Virgjër Britanikë që nga viti 2009, për t’iu ikur taksave.

ronaldo

E pabesueshme, Ronaldo nuk ka vend në formacionin më të shtrenjtë në botë

Cristiano Ronaldo nuk zë vend në formacionin më të shtrenjtë në botë të publikuar nga “CIES”.

Periskopi.com Sporti

“CIES”, kompani që merret me statistika në futboll ka publikuar formacionin e përbërë nga futbollistët më të shtrenjtë në botë.

shtrenjt

ronaldo-messi-griezmann

Zbulohet: Ky yll do ta fitojë ‘Topin e Artë’

E përditshmja katalunase ‘Mundo Deportivo’ e ka zbuluar emrin e fituesit të ‘Topit të Artë’ për vitin 2016.

Periskopi.com Sporti

Është superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ai i cili do ta fitojë këtë çmim, gjithnjë sipas kësaj gazete.

Kjo gazetë është e afërt me Barcelonën.

Tutje, raporti sqaron se shumica e gazetarëve sportiv të botës kanë votuar që Ronaldo të jetë më i miri për vitin 2016. /Periskopi.com

topi i arte

Zyrtare: Edhe pak ditë ndahet çmimi ‘Topi i Artë’

Çmimi për futbollistin më të mirë të vitit në botë do të ipet më 12 dhjetor.

Periskopi.com Sporti

Pra, nuk kanë mbetur as një javë kur do të mësohet se cili është futbollisti më i mirë në botë sipas revistës franceze ‘France Footba’.

Si favoritët kryesor konsiderohen si zakonisht Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Portugezi ka më shumë gjasa ta fitojë këtë çmim për shkak se u shpall kampion i Europës me Portugalinë dhe fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin. /Periskopi.com

tumblr_n59cmcmn6h1tb18sxo1_500

Djali i Ronaldos tradhëton babain, vesh fanelën e rivalit të tij (Foto)

Djali i Cristiano Ronaldo, Ronaldo Junior, gjithmonë ka befasuar me preferencat e tij në futboll.

Periskopi.com Sporti

Edhe pse ka babanë njërin nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit, atij nuk i ka penguar që haptas të simpatizojë kundërshtarët e tij.

Kështu veproi edhe vitin e kaluar kur në mbrëmjen gala të Topit të Artë, nuk hezitoi të shpreh simpatinë ndaj Messit.

Por, tani Ronaldo Junior ka një preferencë të re në futboll, i cili po ashtu është kundërshtar i babait të tij.

Bëhet fjalë për Antoine Griezmann, yllin e Atletico Madridit.

Cristiano Junior është fotografuar me një fanellë të Antoine Griezmann, të përfaqësueses së Francës.

gtrix

ronaldo-messi

Messi kërcënon Ronaldon

Lionel Messi i ka të gjitha mundësitë për të thyer rekordine vendosur nga Cristiano Ronaldo për numrin e golave të shënuar në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Barcelona do të luajë nesrë në mbrëmje ndaj Borussia M’Gladbach-un në “Camp Nou”. Portugezi shënoi 11 herë në sezonin e kaluar në gjashtë ndeshje, një shifër e jashtëzakonshme.

Ylli argjentinas deri tani ka shënuar nëntë gola në vetëm katër ndeshje pasi nuk luajti në Gjermani dhe tani e di se me një tregolësh në ndeshjen e kthimit ndaj gjermanëve mund t’i prishë gjumin rivalit të tij më të madh.

Nëse e arrin diçka të tillë ai do të barazojë dhe rekordin e portugezit në Champions me 95 gola deri më tani.

messi-ronaldo

Mësohet se çka folën Ronaldo dhe Messi në El Clasico (Video)

“El Clasico” vuri përballë përsëri dy yjet e futbollit, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Periskopi.com Sporti

Dy futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, kanë disa vite që sfidojnë njëri-tjetrin si në fushë ashtu edhe në podiume ku shpërndahen çmimet më të rëndësishme në futboll, shkruan Albeu.

Këto takime të shpeshta kanë bërë që këta dy futbollistë t’i rregullojnë raportet mes tyre, e kjo më së miri u pa dje në fushë.

Mediat spanjolle kanë shkëputur një bisedë shumë të shkurtër të Messit dhe të Ronaldos në ‘El Clasico’, teksa ky i fundit po markonte argjentinasin.
“Ç’kemi” ishte përshëndetja e Ronaldos për Messin, i cili i përgjigjet duke i thënë qetësohu.

2FB0141F00000578-0-Cristiano_Ronaldo_has_said_that_he_does_not_expect_to_remain_in_-a-31_1451953551282

Ekskluzive: Fshehu 150 milionë euro, Ronaldo rrezikon të përfundojë pas hekurave

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk është aspak i qetë para El Clasicos, e cila do të luhet në Camp Nou nga ora 16:15. Portugezi po akuzohet për evazion fisklal.

Periskopi.com Sporti

Sipas gaetave spanjolle, Ronaldo i është shmangur tatimit për 150 milion euro të fituara nga sponsorët personal. Agjencia Tatimore e Spanjës tashmë ka filluar hetimet ndaj Ronaldos, i cili thuhet se ka fshehur të ardhurat nga reklamat që nga vitin 2009.

Sipas të dhënave, nga viti 2009 deri më 2014, Cristiano Ronaldo ka transferuar mbi 70 milionë euro të përfituara nga sponsorët, në llogaritë bankare të Tollin, një kompani e regjistruar në Ishujt Virgjin Britanikë, një parajsë fiskale në Karaibe.

74 milionë euro të tjera, ylli i Realit i ka transferuar në një llogari bankare në Zvicër, deri në vitin 2014, kur i shiti të drejtat e imazhit nga viti 2015 deri më 2020 te Peter Lim, një biznesmen nga Singapori.

Në këtë mënyrë, Ronaldo i ka paguar taksave një shifër minimale nga të ardhurat stratosferike, ndërsa përllogaritet që i ka fshehur tatim-taksave rreth 150 milionë euro.

lojtari-i-vitit

FIFA: Këta janë tre kandidatët për ‘Futbollistin e vitit’

Federata Botërore e Futbollit ka zbuluar listën prej tre futbollistëve, të cilët janë kandidatë për çmimin ‘Futbollisti i vitit’.

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann janë tre futbollistët finalistë për këtë çmim.

Ronaldo arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve dhe Europianin 2016, ndërsa Messi ka treguar formë të jashtëzakonshme në La Liga.

Ndërsa, edhe Griezmann ka hyrë në rangun e futbollistëve më të mirë të botës. /Periskopi.com

ronaldo-bayern

Ronaldo-Bayern, a mund të ndodhë kjo?

Mesfushori i Bayern Munich, Xabi Alonso ka shprehur dëshirën që ta sheh Cristiano Ronaldon te skuadra nga Allianz Arena.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se do të donte ta kishte portugezin në skuadër, për faktin se ylli i Real Madridit shënon 50 gola në një sezon.

“Cristiano nuk është një sulmues qendror, por ai dëshiron të luajë më afër zonës. Ai ka intuitë se ku do të shkojë topi, shumë gola janë shënuar me prekjen e parë”, ka thënë Alonso.

“Për sa kohë që ai shënon nga 50 gola, do të doja të kishim dikë si ai këtu. Numrat e Cristiano janë të mahnitshme, të padiskutueshme. Do të dëshiroja të ishte në Bayern Munich”, shtoi ai. /Periskopi.com

ronaldo

Ja çfarë ka bërë Ronaldo për Chapecoenses

Cristiano Ronaldo përpos që është një futbollist i përkryer, ai gjithmonë ka treguar se është edhe një njeri human.

Periskopi.com Sporti

Ka shumë njerëz që e quajnë ”egoist”, por ai gjithmonë e ka treguar të kundërtën – të paktën jashtë fushave.

Tani, Cristiano ka vendosur që të dhurojë 3 milionë euro për klubin e Chapecoenses që sot humbi pothuajse tërë skuadrën në një aksident ajror.

messi-ronaldo

E pabesueshme, Messi-Ronaldo, këtë nuk e kemi ditur

Na ndajnë pak ditë para derbit më të madh të futbollit në botë, ai El Clasico.

Periskopi.com Sporti

Barcelona dhe Real Madridi takohen këtë të shtunë për të zhvilluar derbin më të shikuar.

Përveç rivalitetit të skuadrave, ka rivalitet edhe mes dy superyjeve, Lionel Messit të Barcelonës dhe Cristiano Ronaldos së Real Madridit.

Është shumë interesante se të dy futbollistët kanë shënuar më shumë gola si mysafir në El Clasico.

Messi ka shënuar në total 21 gola në El Clasico, 12 prej të cilave i ka shënuar si mysafir.

Ndërsa, Ronaldo ka shënuar si mysafir 10 gola, nga 16 sa ka shënuar në total në këta derbi. /Periskopi.com

ronaldo-messi

Messi apo Ronaldo, kush është mbreti i El Clasicos?

Barcelona dhe Real Madridi takohen këtë fundjavë për të zhvilluar derbin më të madh në botë, El Clasico.

Periskopi.com Sporti

Superylli i gjigandi katalunas, Lionel Messi është futbollisti i cili ka shënuar më së shumti gola nëpër ndeshjet e El Clasicos, plot 21.

Në anën tjetër, Cristiano Ronaldo, futbollisti kryesor dhe më i miri në historinë e Real Madridit ka shënuar 16 gola në ndeshjet e këtij derbi.

Vlen të ceket se Messi ka zhvilluar më shumë ndeshje në El Clasico sesa Ronaldo, ku argjentinasi numëron 32 paraqitje, ndërsa portugezi 25.

Edhe sa i përket asisteve në këto sfida, Messi del të jetë i pari me 13 sosh, ndërsa Ronaldo ka bërë vetëm një asistim. /Periskopi.com

messi-statistika

ronaldi-statistika

cristiano-ronaldo-film_3372321

Ronaldo makineri golash, sezoni i gjashtë që shënon mbi 50 gola (Foto)

Real Madrid ka mposhtur Sporting Gijon me rezultat 2-1.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e drejtuar nga francezi Zinedine Zidane ka  vazhduar me formën e lartë në La Liga, duke mos ditur për humbje që një kohë të gjatë.

Los Blancos arritën këtë fitore me golat e yllit portugez Cristiano Ronaldo, për të vazhduar si lider të kampionatit spanjoll.

Me këtë dy golësh CR7 ka vazhduar rekordin e tij, ku në gjashtë vitet e fundit shënon mbi 50 gola në vit për Realin dhe Përfaqësuesen e Portugalisë.

Në këtë sezon Ronaldo në La Liga ka shënuar dhjetë gola. /Periskopi/

ronlado
Cristiano Ronaldo, rekordi i tij
RONALDO

Ronaldo në shtrat me tri bjonde në ditën kur luajti finale e Euro 2016

Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se u zgjua në mëngjesin e finales së “Euro 2016” në shtrat me tri bjonde.

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se sa pak ndihej nën presion para finales në “Euro 2016”, duke deklaruar se u zgjua në mëngjesin e ndeshjes me tri bjonde në shtrat.

31-vjeçari pësoi një lëndim në pjesën e parë të finales kundër Francës, por bashkëlojtarët e tij triumfuan në fund me rezultat 1:0.

Dhe, ai ka theksuar se asgjë nuk ndikon që ai ta humb menalitetin. “Kur jam zgjuar në ditën e finales isha me tri bjonde në shtrat”, deklaroi ai për “France Football”, përcjell “Lajmi.net”.

“Seriozisht, jam zgjuar i vetëdijshëm se ishte një ditë speciale, se do të luaj në finalen e Evropianit në Francë kundër Francës, por prapë kam fjetur tetë orë”, theksoi ai.