mc-gregor

McGregor tallet me UFC-në: Nëse doni të ma merrni titullin, bëjeni fizikisht

Conor McGregor ka ngacmuar edhe një herë kompaninë UFC e cila ka thënë se shumë shpejt do t’i marrë titullin për kategorinë pupël.

Periskopi.com Sporti

28-vjeçari është kampion i peshave të lehta dhe më të lehta, por ky i fundit do i hiqet pasi McGregor tashmë një vit nuk e ka mbrojtur këtë titull, shkruan Telegrafi.

Hera e fundit që Conor luftoi për kategorinë pupël ishte ndaj Jose Aldos, por heqjen e njërit titull duket se irlandezi nuk e ka marrë seriozisht.

“Shikoj lajme dhe gjëra në internet se do më marrin brezin, por ai është këtu. Dy tituj të botës në shtëpinë time”.

“Do i them UFC-së, unë e dua kompaninë, por unë i kam titujt dhe nëse dikush i dëshiron ata duhet të vijë t’i marrë fizikisht”, ka thënë McGregor.

mc-gregorc

Dikur jetonte në varfëri, sot është Kampion bote

Conor McGregor para disa ditësh u bë personi i parë që mban brezat në të dy kategoritë e UFC (Ultimate Fighting Championship), pasi e nokautoi në raundin e dytë kampionin e peshave të lehta, Eddie Alvarez, shkruan Telegrafi.

Periskopi.com Sporti

Irlandezi ka treguar vështirësitë që kishte për të arritur këto suksese, por nuk harroi të falënderon edhe gruan Dee Devlin.

“Kemi qenë së bashku për më shumë se tetë vite. Kemi jetuar në Irlandë, 30 kilometra nga Dublini, në një apartament me qira dhe me 188 euro ndihmë sociale”.

“Isha i papunë dhe gjithë ditën e shpenzoja në palestër, besoja që do bëhesha kampion dhe gruaja ime po ashtu. Pavarësisht situatës së keqe financiare, ajo gjithmonë më jepte të haja ushqim të mirë dhe atë në përpikëri me regjimin tim ditor”.

“Ajo ofroi vetën dhe sa herë që vija në shtëpi i lodhur më thoshte ‘Conor ëshë në rregull, mund ta bësh”, ka thënë Conor.

balaj-mcgregor

Balaj i kërkon meç McGregorit? (Foto)

Conor McGregor për momentin është emri më i përfolur në botën e arteve marciale.

Periskopi.com Sporti

Ditë më parë ka arritur të mposhtë me vendin të gjyqtarëve Nate Diasin në UFC 202.

E futbollisti shqiptar i Terek Groznyt, Bekim Balaj kërkon ta sfidojë Conorin, transmeton Telegrafi.

Kështu ka shkruar së paku shqiptari në llogarinë personale në Instagram.

“Ku është McGrego”, shkruan Balaj në Instagram.

mcgregor

McGregor i pathyeshëm, mposhtë Eddie Alvarez (Video)

Irlandezi Conor McGregor ka bërë histori në UFC duke mposhtur amerikanin, Eddie Alvarez me KO në raundin e dytë.

Periskopi.com Sporti

Irlandezi tashmë është boksieri i parë i UFC-s i cili që mbanë dy tituj të peshave të ndryshme.

McGregorit i mjaftuan vetëm 4 gjuajtje në raundin e dytë për ta nokautuar Alvarezin.

mcgregor

Conor McGregor me veturë superluksoze

Conor McGregor kishte deklaruar se do të bënte diçka intersante para ndeshjes së tij me Eddie Alvarez në nëntor.

Periskopi.com Sporti

Ai ka shpërndar në Instagram veturën e re superluksoze të tipit Rolls Royce Phantom në vlerë prej 300 mijë funta angleze dhe e cila arrin shpejtësin prej 240km/h.

McGregor njihet për jetën lukzose pasi më herët ka pasur edhe vetura të tipit Bmwi8 dhe Mercedes S-class.

Irlandezi karizmatik do të ndeshet me Eddie Alvarez në Madison Guard të New York-ut më 12 nëntor. /Periskopi.com

2FB0141F00000578-0-Cristiano_Ronaldo_has_said_that_he_does_not_expect_to_remain_in_-a-31_1451953551282

Ronaldo rinovon kontratën

Periskopi.com Sporti

Tifozët e Real Madridit kanë marrë një lajm të mirë në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez duket se ka rinovuar kontratën me Los Blancos.

Lajmi është bërë i ditur nga shoku i Ronaldos, Connor McGregor

“Cristiano Ronaldo më ka thënë se ai ka nënshkruar një kontratë të re me Realin”, thotë McGregor.

Portugezi është përfolur kohëve të fundit për një largim të mundshëm nga Bernabeu.

Megjithatë, largimi i tij nga 11 herë kampioni i Europës nuk duket në horizont. /Periskopi.com