gashi

Gashi i lumtur me formën e tij te Colorado Rapids (Video)

Mesfushori shqiptar barazoi rezultatin e përgjithshëm me një të majtë nga mbi 35 metra, për të cilën ka marrë vlerësime në Shtetet e Bashkuara.

Periskopi.com Sporti

Bashkëlojtari i Tim Howard është duke kaluar në kulmin e karrirës në këtë sezon në fanelën e Colorado Rapids.

“Në momente të tilla nuk mendon gjatë. Kam gjuajtur plot herë gjatë sezonit, por kjo erdhi në çastin e duhur. Ndjehesha mirë sot (dje) dhe i thashë vetes: ‘Jepi, merre topin, gjuaj dhe beso te gjuajtja. Ishte një goditje e mirë dhe u lumturova për golin dhe për ekipin. Dua të falënderoj edhe tifozët, që sot (dje) ishin mbështetje e madhe”, u shpreh 28-vjeçari pas ndeshjes.

“Para takimit folëm të gjithë së bashku dhe thamë që goli i parë është shumë i rëndësishëm. Besuam te vetja dhe bëmë një paraqitje të shkëlqyer. Pas golit, të gjithë vazhduam të besonim gjithnjë e më shumë. Në fund penalltitë janë edhe pak fat, por në përgjithësi ishim të shkëlqyer”, vijoi ai.

Ndërkohë, trajneri i Rapids, Pablo Mastroeni, e komentoi në formë shakaje “perlën” e Gashit: “Sapo e pashë të gjuante, mendova se topi do shkonte jashtë. E kam parë ta bëjë të njëjtën gjuajtje vazhdimisht në stërvitje. Ka goditje të shpejtë dhe përpiqet gjithnjë të gjejë hapësira të ngushta për të provuar nga distanca. Në ndeshje të mëdha duhen lojtarë të mëdhenj për të bërë veprime të mëdha. Lojtarët e mëdhenj duhet të ngjiten në skenë dhe kjo u pa qartë sot (dje)”.

Shkëlzen Gashi nuk është ftuar nga Giani De Biasi për ndeshjet e radhës të Kombëtares Shqiptare. /Periskopi.com

gashi

Gashi fiton këpucën e artë (FOTO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi ka marr një tjetër çmim nga skuadra amerikane, Colorado Rapids.

Periskopi.com Sporti

Gashi i cili para një jave fitoi çmimin e ‘Lojtarit i vitit’ tek skuadra e tij, tashmë ka fituar edhe ‘Këpucën e Artë’ dhe çmimin e ‘Lojtarit më të mirë nga tifozët’.

Menjëherë pas çmimit Gashi është shprehur shumë i lumtur dhe krenar që është pjesë e Colorado Rapids.

“WOW, jam shumë krenar. Në vitin e parë me Rapids. Faleminderit të gjithëve mbështetësve”, ka shkruar Gashi në “Facebook”. /Periskopi.comGASHI

granit-xhaka-taulant-xhaka-shkelzen-gashi-696x348

Mësohet arsyeja pse Gashi nuk u grumbullua me Kombëtaren

Shkëlzen Gashi nuk është grumbulluar me Kombëtaren shqiptare me kërkesë të klubit amerikan, Colorado Rapids.

Periskopi.com Sporti

Shkëlzen Gashi nuk u ftua nga trajneri Gianni De Biazi në dy ndeshjet e fundit me Lihtenshtajnin dhe Spanjën, ndërkohë që në media u shkrua se ka pasur edhe një “fërkim” mes sulmuesit dhe strategut italian.

Por, sipas “Sport Ekspres”  klubi amerikan i Colorados, i ka kërkuar sulmuesit të mos udhëtojë drejt Shqipërisë në përballet e tetorit, pasi kishin ndeshje të rëndësishme.

Gashi duket se e ka pranuar kërkesën e klubit të amerikan, dhe pritet që të mos udhëtojë në Shqipëri edhe për ndeshjen me Izraelin pasi kampionati për Coloradon ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme në këto momente.

gashi1

Gashi, lojtari i vitit te Colorado Rapids

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Shkëlzen Gashi është zgjedhur futbollisti i vitit në klubin e tij, Colorado Rapids.

Periskopi.com Sporti

Atë e kanë zgjedhur tifozët si më të mirin e kësaj skuadre.

Në sezonin e parë te kjo skuadër, Gashi shënoi nëntë gola në 26 paraqitje.

Ndërsa, për këtë arritje ka reaguar edhe vetë 28-vjeçari.

“Çfarë sezoni i mrekullueshëm në Major League Soccer (MLS). Ne, si skuadër, arritëm rekord pas rekordi dhe tani ky çmim special nga fansat për mua:

Lojtari i vitit!

Faleminderit shumë! Është nder i madh”, ka shkruar Gashi në Facebook.

gashi3

Gashi fiton dy çmime pas paraqitjeve të mira

Sulmuesi i Colorado Rapids, Shkëlzen Gashi ka marrë dy çmime pas dy golave të shënuara ndaj Vancouver Whitecaps.

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Kombëtares Shqiptare është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit te skuadra amerikane, ndërsa edhe goli i realizuar nga gjuajtja e lirë ndaj Vancouver Whitecaps është zgjedhur goli më i mirë i javës në Amerikë.

Futbollisti nga Kosova po shkëlqen me paraqitjet te skuadra e tij. /Periskopi.com