Qeshni me lot /Gruaja ankohet për çmimin e marihuanës në polici, ja çfarë bënë oficerët

Një grua nga Australia, identiteti i së cilës nuk dihet, ka kontaktuar agjentët e policisë së për t'i pyetur nëse ata mund të zgjidhnin problemin e saj. Ajo i pyeti nëse ata mund të hetojnë se pse kishte paguar një sasi të lartë për marihuanën, duke kërkuar të dijë nëse çmimi është rritur apo jo.

Periskopi.com Lajme

Përdorimi i kanabisit është i ndaluar në Australi dhe zona e veriut është dekriminalizuar, por pavarësisht nga kjo, gruaja e varur kur agjentët e kanë pyetur për të dhënat personale, e ka mbyllur celularin.

Agjentëve iu duk telefonatë shumë argëtuese dhe e ndanë bisedën në rrjetet sociale, duke shkruar:

“Nëse njeh ndonjë trafikant droge që po të vjedh, na telefono, ne mund të të ndihmojmë”. Ky status u shndërrua në një status viral. /JOQ.

Reklamë
Reklamë

Shtrenjtohen perimet, qumështi, djathi dhe vezët

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin dhjetor të vitit 2016.

Periskopi.com Lajme

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajit janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.4% në muajin dhjetor 2016, krahasuar me muajin nëntor 2016.

Ngritja e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (2.1%); perimet (6.2%); duhani (2.2%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (1.0%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupi i bukës dhe drithërave për (-0.8%) me një ndikim prej (-0.1%) në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2016 me muajin dhjetor 2015 ishte 1.3%.

Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.3% në muajin dhjetor 2016, krahasuar me muajin dhjetor 2015. Në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet:  mish (1.0%); qumësht, djath dhe vezë (4.8%); sheqer dhe ëmbëlsira (9.4%); kafe, çaj dhe kakao (3.1%); duhan (8.3%); veshje (3.2%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (1.0%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (5.4%) – (ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës), shërbimet për transport (6.3%) – (ngritje e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.7% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë, te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (-1.5%); perime (-4.0%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informative (-3.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.4%) në IHÇK.

Shkalla mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2016 ishte 0.3%.

Indeksi i harmonizuar  i tërësishëm i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2016 ishte më i lartë, në një mesatare prej 0.3%, krahasuar me vitin 2015. Ngritje e indeksit të çmimeve të konsumit në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet e COICOP-it: mish (1.5%); vajëra dhe yndyra (2.5%); sheqer dhe ëmbëlsira (8.8%); pije joalkoolike (1.8%); pije alkoolike (7.2%); duhan (8.8%); veshje (2.8%); orenditë dhe aparaturat, qilimat dhe shtrojat e tjera për dysheme (2.0%); prodhimet dhe pajisjet mjekësore (2.4%); shërbimet për transport (5.4%) – (ngritje e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët prej 1.3% në IHÇK.

Kurse, rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit në këtë periudhë është vërejtur te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-2.6%); pemë (-3.5%); perime (-6.1%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (-4.5%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-2.7%); përshkallëzim i TVSH-së me 8.0% nga muaji shtator i vitit 2015 te disa artikuj dhe shërbime ka ndikuar në rënie të inflacionit në një masë prej (-0.4%) në vitin 2016; përdorim i pajisjeve për transportin personal (-4.7%), me një ndikim të përbashkët prej 1.0% në IHÇK.

Për më shumë detaje në publikimin vjetor të IHÇK-së për vitin 2016 do të informoheni në qershor të vitit 2017./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Pula më e shtrenjtë në botë kushton 2 mijë e 500 euro, ja arsyeja (Foto)

Lloji i pulave, Ayam Cemani, janë pulat më të shtrenjta në botë, dhe kur themi të shtrenjta e kemi fjalën për një shumë prej 4 999 dollarë.

Periskopi.com Lajme

Këto pula janë të veçanta pasi ato janë të zeza si në pjesën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme.

Puplat e tyre janë të zeza, sqepat, kthetrat, madje edhe mishi, eshtrat dhe të gjitha organet e brendshme janë të tilla.

I vetmi element jo i zi i këtyre shpendëve është gjaku, i cili ka ngjyrë të kuqe, siç është tek të gjithë kafshët, shpendët dhe njerëzit.

Vetëm një pulë ‘Ayam Cemani’ arrin çmimin deri në 2 500 dollarë.

Dana Coëin, kryeredaktorja e ‘Food & Ëine’, përgjigjet se kjo pulë kushton kaq shumë, “sepse është shumë elegante, e gjitha e zezë.

Pupla e saj janë të zeza. Organet e saj janë të zeza. Mishi i saj është i zi. Kështu që është shumë e veçantë, është një pulë e një race të rrallë”. Pula ka marrë emrin e një fshati (Cemani) në Java-n Qendrore.

Për ngjyrën e zezë merita është e një tipari gjenetik i njohur si “fibromelanosis”, që është karakteristikë e ‘Chinese Silkie’, një lloj pule e zezë, tepër e çmuar në Kinë./ Opinion

cgafcgwwsaayx8t

Reklamë
Reklamë