ZRrE propozon që të hiqet tarifat sezonale

Zyra e Rregullatorit për Energji në seancën publike dëgjimore, ka propozuar që të hiqet tarifat sezonale. Me këtë propozim nuk do të ketë më sezon dimërore dhe verore të tarifave.

Periskopi.com Lajme

Propozimin e strukturës së re tarifore parashihet që rryma të tarifohet për shfrytëzim ditë dhe natë.

ZRrE parasheh çmimin e konsumit ditore 7 centë  për kilovatë, ndërsa, 3 centë për kilovatë për natë.

Çmimet ‘Oscars’ dhe gafa më e madhe në këtë ceremoni

Periskopi.com Video

Kosova me çmimet më të lira të energjisë elektrike, në Evropë

Periskopi.com Video

Qyteti më i shtrenjtë në Evropë

Londra është qyteti më i shtrenjtë në Evropë për të jetuar, e ndjekur nga Kopenhaga, Stokholmi dhe Helsinki, sipas një sondazhi të publikuar së fundmi nga Eurostat.

Periskopi.com Lajme

Kostoja e jetesës në kryeqytetet evropiane është krahasuar me ato në Bruksel dhe Luksemburg, të ciat kanë marrë 100 pikë, përcjell albinfo.ch

Anketa tregoi se jeta është më e shtrenjtë në Londër, e cila mori 166.9 pikë.

Kostoja e lartë e jetesës kryesisht për shkak të banimit të shtrenjtë dhe transportit publik. Sipërfaqja mesatare e banimit për një metër katror në Londër kushton rreth 10.500 euro, njofton EurActiv.

Në vendin e dytë është Kopenhaga me 131.8 pikë, e ndjekur nga Stokholmi dhe Helsinki me 127,9 deri në 119.7 pikë.

Qyteti më i shtrenjtë në Evropë

Ngritën çmimet e ndërtimit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2016.

Periskopi.com Lajme

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) në tremujorin e tretë (TM3) 2016 u ngrit për 0.2%, krahasuar me TM2 2016. Rritjet më të madhe ishin te; kategoria e energjisë prej  (0.7%); materialet hidro-sanitare (0.7%); makineritë (0.5%); materialet elektrike (0.3%); materialet ndërtimore (0.2%); dhe kostot e tjera (0.1%).

Kurse, Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) në TM3 2016 pësoi rënie prej

(-1.9%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015). Rënia më e madhe u vërejt të kategoritë: makineria (-33.3 %); energjia (-15.9 %); materialet ndërtimore (-0.8%); dhe materialet elektrike (-2.4%).

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve te: kategoria e materialeve hidro-sanitare (1.5%); makineritë (3.6%); dhe kostot e tjera (0.2%)./ Periskopi

Shtrenjtohet qumështi, djathi dhe vezët

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.2% në muajin shtator 2016, krahasuar me muajin gusht 2016.

Periskopi.com Lajme

Ngritje e çmimeve, sipas ASK-së, vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (1.2%); perimet (5.5%); rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (1.0%)-(ngritje e çmimit të drunjve për ngrohje) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4% në IHÇK, raporton Periskopi

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-4.1%) dhe shërbime për transport (-3.5%)-(rënja e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2%) në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin shtator 2016 me muajin shtator 2015 ishte 0.6%.

Indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.6% në muajin shtator 2016, krahasuar me muajin shtator 2015. Në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: mish (1.0%); qumësht, djathë dhe vezë (2.6%); sheqer dhe ëmbëlsira (8.1%); pije alkoolike (2.7%); duhan (5.1%); veshje (2.8%); shërbime për transport (11.8%)-(ngritja e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (-2.8%); pemë (-7.7%); perime (-3.3%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-1.8%)-(rënie e çmimit të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.5%) në IHÇK./ Periskopi