shinji

Leicester City kualifikohet në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve (Video)

Leicester City është futur në histori të Ligës së Kampionëve, pasi që në sezonin e parë të tyre në këtë garë kanë kaluar grupin.

Periskopi.com Sporti

Leicester sonte mposhti skuadren belge Club Brugge me rezultat 2-1.

Golat për skuadrën angleze i shënuan Shinji Okazaki dhe Rhyad Mahrez ndërsa për belgët shënoi Jose Izquerdo.

Skuadra e drejtuar nga italiani Cluadio Ranieri është në pozitën e parë me 13 pikë edhe në rast të humbjes në ndeshjen e fundit të grupit do të kualifikohen si lider të grupit G. /Periskopi.com/

 

BRUGES, BELGIUM - SEPTEMBER 13: Manager Claudio Ranieri of Leicester City talks to the media at Jan Breydel Stadium on September 13, 2016 in Bruges, Belgium.  (Photo by Plumb Images/Leicester City FC via Getty Images)

Raineri: Duam fitore kundër Club Brugge

Cluadio Ranieri ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Clubb Brugge në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i shumë skuadrave evropiane është shprehur se ndeshja ndaj klubit belg do të jetë shumë e vështirë dhe se do të luftojnë për fitore.

Leicester City është për herë të parë në Ligën e Kampionëve dhe është shumë afër kalimit të grupit.

“Unë e respektoj Bruggen. Ata janë të mirë dhe nuk mund dhe të besoj se ata kanë zero pikë. Ata luajnë mirë, krijojnë shanse dhe kanë lojtarë të mirë”, ka thënë Ranieri në konferencën para ndeshjes.

“Ne nuk ndjejmë presion, ne vetëm e dimë se duhet të bëjnë paraqitje të mirë në qoftë se duam për të fituar kundër Club Brugge”

“Kemi mundësi për të shkuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Kjo është një tjetër arritje fantastike për klubin”, përfundoi trajneri italian. /Periskopi.com/

 

GENK, BELGIUM - FEBRUARY 09: Bjorn Engels of Club Brugge celebrates scoring 1-2 during the Jupiler League match between KRC Genk and Club Brugge on February 09, 2014 in the Cristal Arena in Genk, Belgium.

(Photo by Peter De Voecht/Photonews

Nuk shkoj te Arsenali

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi Bjorn Engels nuk dëshiron të transferohet te arsenali ose Borussia Dortmund

21-vjeçari i club brugge preferon të transferohet te ndonjë skuadër mesatare në një ligë të madhe

“Transferimi te Arsenal apo Dortmund është një urë shumë e largët për mua në këtë moment. Një ekip në mes të tabelës në ndonjë ligë të madhe do të jetë hapi i ardhshëm për mua dhe kam pasur disa oferta serioze”, deklaroi Engels.

Raportohet se ‘topçinjtë’ interesohen për talentin në fjalë./Periskopi.com