love

Rekord në NBA, basketbollisti shënon 34 pikë në një çerek

Në ndeshjen ndërmjet Cleveland Cavaliers dhe Portland Trail Blazers u shënua një rekord i ri në basketbollin e NBA.

Periskopi.com Sporti

Basketbollisti i vendësve, Kevin Love theu një rekord.

28-vjeçari shënoi plot 34 pikë në çerek e parë.

Takimi në fjalë u mbyll me rezultat 137:125 në të mirë të Cleveland. /Periskopi.com

man-united

Lojtarët e Manchester United me pagat më të larta në botë

Futbollistët e Manchester Unitedit që së bashku janë më të paguarit në botë, duke lënë prapa dy gjigantët spanjoll Barcelona dhe Real Madrid si dhe rivalin lokal Manchester City.

Periskopi.com Sporti

Nga një raport i fundit që përfshinte 10 mijë sportistë në 333 klube në shtatë sporte të ndryshme doli se Manchester United në futboll që paguan më së shumti lojtarët e saj, raporton Goal.com.

Me një mesatare prej 5.77 milionë funta në vit Unitedi shpenzon vetëm për paga të futbollistëve, ndërsa Barcelona është e dyta me 5.65, e pasuar nga City me 5.42 dhe Real Madridi 5.05.

Klubi që më shumti paguan lojtarët në saj në të gjitha sportet është gjiganti i NBA, Cleveland Cavaliers me 6.54 milionë funta dhe kësaj shumë mjaft shumë i kontribuon LeBron James që ka një pagë. Në top treshe në të gjitha sportet është edhe klubi i bejsbollit New York Yankees.

pogba

HOUSTON, TX - MARCH 1: LeBron James #23 of the Cleveland Cavaliers during the game against the Houston Rockets on March 1, 2015 at the Toyota Center in Houston, Texas. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2015 NBAE (Photo by Bill Baptist/NBAE via Getty Images)

Cleveland Cavaliers të fortë për New York Knicks, Golden State mposhtet nga San Antonio Spurs

Clevland Cavaliers ka hapur sezonin e ri të NBA, me fitore ndaj skuadrës të New York Knicks.

Periskopi.com Sporti

‘Kalorësit’ e Clevland kanë fituar bindshëm takimin ku ylli më i madh i ligës, Lebron James qysh në ndeshjen e parë ka arritur triple-double, duke shënuar 19 pikë, 14 asistime dhe 11 kërcime i ndihmuar edhe nga dyshja Kevin Love dhe Kyrie Irving. Love e përfundoi takimin me double-double ku shënoi 23 pikë dhe 12 kërcime derisa Irving me 29 pikë të shënuara.

Nga skuadra e New York Knicks si gjithnjë ishte Carmelo Anthony me 29 pikë të shënuara. Derick Rose në debutimin e tij shënoi vetëm 16 pikë.

Megjithatë, derbi i natës u luajt në Oracle Arena, ku San Antonio Spurs i shkaktuan një humbje të rëndë Golden State Warriors. Ekipi i Steve Curryt, i cili ishte shpallur si favorit absolut këtë sezon pas ardhjes së Kevin Durant, nuk kishte asnjë mundësi kundër Spurs.

San Antonio mori kontrollin e lojës që nga minuta e parë dhe në fund shifrat në semafor tregonin një epërsi prej 29 pikëve, përkatësisht Spursat triumfuan me rezultat 129:100.

Loenard përfundoi takimin me 35 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime. Aldridge realizoi ‘double-double’ duke shënuar 26 pikë dhe 14 kërcime, ndërsa Jonathon Simons shtoi 20 pikë dhe pati 4 kërcime.

Kevin Durant realizoi ‘double-double’ e parë në karrierë si basketbollist i Golden State në saje të 27 pikëve, 10 kërcime dhe 4 asistime. Steephen Curry shënoi 26 pikë me 4 asistime dhe 3 kërcime, ndërsa Dramond Green me ‘double-double’ duke shënuar 18 pikë, 12 kërcime dhe 6 asistime. /Periskopi.com