BRUGES, BELGIUM - SEPTEMBER 13: Manager Claudio Ranieri of Leicester City talks to the media at Jan Breydel Stadium on September 13, 2016 in Bruges, Belgium.  (Photo by Plumb Images/Leicester City FC via Getty Images)

Raineri: Duam fitore kundër Club Brugge

Cluadio Ranieri ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Clubb Brugge në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i shumë skuadrave evropiane është shprehur se ndeshja ndaj klubit belg do të jetë shumë e vështirë dhe se do të luftojnë për fitore.

Leicester City është për herë të parë në Ligën e Kampionëve dhe është shumë afër kalimit të grupit.

“Unë e respektoj Bruggen. Ata janë të mirë dhe nuk mund dhe të besoj se ata kanë zero pikë. Ata luajnë mirë, krijojnë shanse dhe kanë lojtarë të mirë”, ka thënë Ranieri në konferencën para ndeshjes.

“Ne nuk ndjejmë presion, ne vetëm e dimë se duhet të bëjnë paraqitje të mirë në qoftë se duam për të fituar kundër Club Brugge”

“Kemi mundësi për të shkuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Kjo është një tjetër arritje fantastike për klubin”, përfundoi trajneri italian. /Periskopi.com/

 

rooney2

Rooney nuk do të kishte vend në skuadrën time

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri thotë se sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney nuk do të kishte vend te skuadra kampione e Anglisë.

Italiani pranon se 30-vjeçari është një lojtar fantastik, por ai preferon më shumë futbollistët që ka aktualisht në skuadër.

“Ai është një lojtar fantastik. Ai është një kampion”, tha Ranieri.

“Por, unë dua lojtarët e mi dhe unë nuk do të ndrroja lojtarët e mi me askënd tjetër. Jam shumë i kënaqur me ta dhe ne mendojmë se mund të kemi një sezon shumë të mirë”, përfundoi ai. /Periskopi.com

epa05146291 Leicester City's manager Claudio Ranieri reacts during the English Premier League soccer match between Manchester City and Leicester City at the Etihad Stadium, Manchester, Britain, 6 February 2016.  EPA/Nigel Roddis EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications.

Ranieri: Nuk dua të shpenzoj 200 milionë funte

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri thotë se nuk dëshiron të shpenzoj 200 milionë funte në blerjen e lojtarëve.

Italiani i cili shkroi befasinë në sezonin e kaluar duke fituar titullin e parë të Premier Ligës në histori të klubit.

“Unë nuk dua të shpenzoj 200 milionë funte në tregun e transferimeve. Unë dua vetëm të sjellë lojtarët e duhur”, deklaroi Ranieri.

“Buxheti ynë është në rregull. Ne shpenzojmë në atë që kemi nevojë. Nuk ka rëndësi që rivalët shpenzojnë shumë të holla”. /Periskopi.com

conte-ranieri

Ranieri: Conte do t’i sjellë trofe Chelseat

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri beson se Antonio Conte do t’i sjellë trofe Chelseat.

Ky i fundit u emërua trajner i skuadrës londineze në këtë verë, dhe me skuadrën e tij aktualisht gjendet në pozitën e pestë në tabelën e Premier Ligës me 10 pikë pas pesë xhirosh.

“Unë mendoj se ai mund të sjellë trofe”, tha Ranieri.

“Ai është një fitues. Ai ka nevojë për kohë. Mendoj se ai mund të fitojë disa trofe”, përfundoi italiani. /Periskopi.com