Guardiola largon Bravon?

Pep Guardiola edhe njëherë ka dërguar skautë për të përcjellur portierin e Benficas, Ederson.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester Cityt kishte dërguar skautë edhe javën e kaluar për të përcjellur nga afër brazilianin 23 vjeçar, transmeton Sportali.net.

Sipas gazetës portugeze “A Bola”, trajneri i Cityt është duke planifikuar një lëvizje për Ederson, i cili ka një klauzolë liruese prej 25 milionë funtave – edhe pse nuk dihet nëse City do të ofrojë atë shumë parash.

Skautët kanë qenë të impresionuar nga portieri i cili bëri pritje fantastike në fitoren 2:1 të Benficas kundër rivalit, Sporting të dielën.

Guardiola po e kërkon një konkurrent të Claudio Bravos i cili ka qenë i tmerrshëm këtë edicion.

Portieri kilian ka arritur t’a mbajë vetëm 3 herë portën të paprekur në 16 ndeshje, dhe teknku spanjoll thuhet se ka filluar të humbas besimin në të.

Reklamë
Reklamë

A frikësohet lojtari i Cityt nga përballja me MSN?

Portieri i Manchester Cityt, Claudio Bravo ka folur rreth përballjes të së mërkurës ndaj ish-skuadrës së tij, Barcelonës.

Periskopi.com Sporti

City dhe gjigandi katalunas përballen të mërkurën mbrëma me fillim nga ora 20:45 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Bravo foli rreth përballjes me treshen e frikshme sulmuese, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar.

“Të luash kundër tyre është një privilegj, sepse ata janë lojtarë të shkëlqyer”, deklaroi Bravo.

“Është shumë motivuese të luash kundër MSN, por Barcelona dhe City janë ekipe me stil të ngjashëm të lojës dhe të dyja kanë armët e tyre që ta fitojnë ndeshjen”, shtoi ai. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Bravo: Për këtë arsye u largova nga Barcelona

Periskopi.com Sporti

Portieri i Manchester Cityt, Claudio Bravo thotë se u largua nga Barcelona për shkak se dëshironte të luante.

Por, ai këmbëngul se nuk kishte asnjë tension mes tij dhe Marc-Andre Ter Stegen.

“Unë nuk jam larguar nga Barcelona për shkak se Ter Stegen ishte atje. Unë kam qenë shumë i sinqertë. Unë nuk dua të ulem në stol”, tha Bravo.

“Në Barcelonë kam qenë gjithmonë i përkushtuar për të bërë më të mirën dhe mendoj se klubi më ka mbështetur gjithmonë”. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Bravo: Ja pse kalova te Man City

Periskopi.com Sporti

Transferi i ri i Manchester Cityt, Claudio Bravo ka zbuluar arsyen e kalimit të tij te skuadra nga Etihad Stadium.

Portieri u largua nga Barcelona për 17 milionë funte, ndërsa shton se arsyeja e këtij largimi ishte dëshira e madhe e tij për të punuar me Pep Guardiolan.

“Nuk ishte e lehtë të largohesha nga Barcelona, ku kam kaluar dy sezone fantastike. Por, mundësia për të punuar me Pep Guardiolan ishte shumë e mirë dhe nuk mund të refuzohej”, deklaroi 33-vjeçari. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Bravo zyrtarisht te City

Periskopi.com Sporti

Manchester City ka kompletuar transferimin e portierit të Barcelonës, Claudio Bravo.

Veterani do të përfitojë plotë 100 mijë funte në javë te klubi nga Etihad Stadium.

Portieri në fjalë pritet të bëjë debutimin te ‘qytetarët’ në ndeshjen e fundjavës ndaj West Ham. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Bravo te City brenda 48 orëve

Periskopi.com Sporti

Claudio Bravo pritet të kryejë vizitat mjekësore te Manchester City brenda 48 orëve të ardhshme, raporton Sky Sports.

Portieri i Barcelonës kërkohet me ngulm nga trajneri i ‘qytetarëve’, Pep Guardiola, ndërsa ky transferim thuhet se do t’u kushtojë ‘pasanikëve’ 17 milionë funte.

Kalimi i Bravo në Etihad Stadium do t’i hapë derën e largimit Joe Hart. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Barca shet Bravon te City

Periskopi.com Sporti

Barcelona është pajtuar të shesë portierin Claudio Bravo te Manchester City për një shifër 21.7 milionë funte.

Lajmi është dhënë nga e përditshmja britanike ‘The Sun’, e cila sqaron tutje se kalimi i Bravo te ‘qytetarët’ ka shumë gjasë t’i hapë derën e largimit nga Etihad Stadium portierit Joe Hart.

Bravo kaloi te Barcelona në vitin 2014 nga Real Sociedadi. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

City arrin marrëveshje me Bravo

Periskopi.com Sporti

Manchester City raportohet se ka arritur marrëveshje personale me portierin e Barcelonës, Claudio Bravo, shkruan e përditshmja katalanase ‘Sport’.

Është trajneri i ri i ‘qytetarëve’, Pep Guardiola, ai i cili është i vendosur që marrëveshja për transferimin e lojtarit në fjalë të realizohet sa më shpejtë.

Forma jo e mirë e portierit të parë të City’t, Joe Hart, ka bërë që drejtuesit e klubit nga Etihad Stadium të kërkojnë alernativa tjera për portën. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë