Valon Berisha of Kosovo (15) jubilates after equalizing against Finland during the 2018 World Cup Group I European qualifying soccer match, Finland against Kosovo, Monday, Sept. 5, 2016 in Turku, Finland. (Jussi Nukari/Lehtikuva via AP)

Trajneri Kroat: Do ta kemi vështirë ndaj Kosovës

Periskopi.com Sporti

Trajneri i njohur kroat, Çiro Bllazheviq ka folur sërish në lidhje me skuadrat me të cilat përballet Kroacia në kualifikimet për Botërorin ‘Rusia 2018’.

Ai thotë se nëse Kroacia luan me të njëjtin formacion sikur ndaj Turqisë edhe në Shkodër kundër Kosovës në tetor, atëherë do ta ketë të vështirë për të fituar.

“Nëse do të kishim të bënim me fatin që ka Çaçiq, deri tani do të ishim kampion bote. Por jo, nuk kemi të bëjmë me fat, por me paaftësi e panjohuri. Në Shkodër kundër Kosovës, me këtë formacion e me këtë mënyrë të udhëheqjes së ekipit, nuk do të kalojmë mirë”, ka thënë Bllazheviq. /Periskopi.com