Lavrov: Nuk e mbaj telefonin gjatë negociatave me rëndësi që të shmang CIA-n

Shefi rus i Diplomacisë, Sergei Lavrov deklaroi sot se kujdesej që të mos e kishte smartfonin e tij me vete kur negocionte për dosie të rëndësishme për të evituar që të përgjohej nga CIA.

Periskopi.com Lajme

Ministri rus i Punëve të Jashtme, i zakonshëm në negociatat për dosie ndërkombëtare të komplikuara, si lufta në Siri, konflikti ukrainas apo më parë programi bërthamor iranian, ishte marrë në pyetje pas publikimeve të “Wikileaks” për një program priateria të CIA-s që mundësonte për shembull transformimin e një smartfoni ose televizori në një pajisje përgjimi.

“Personalisht, përpiqem që të mos e kem me vete telefonin kur kam negociata që kanë të bëjnë me çështje delikate”, deklaroi Lavrov gjatë një konference për shtyp me homologun e tij gjerman, Sigmar Gabriel.

“Dhe për momentin, kjo më ka mundësuar që të mos gjendem në ndonjë situatë të pakëndëshme”, shtoi shefi rus i diplomacisë.

“Piratët e CIA-s mund të hyjnë në smartfonë, televizorë, por gjithashtu, kam dëgjuar, edhe në frigoriferë, për të krijuar probleme në rrjetet elektrike”, ka ironizuar ai më pas/atsh

CIA me dokumente për politikën paqësore të Rugovës në vitet e ’90-ta dhe kundërshtarët e asaj politike

Shërbimi sekret amerikan, CIA, ditë më parë ka publikuar dokumente të përmbledhura në rreth 13 milionë faqe, të cilat më parë kishin qenë të klasifikuara si “Top Sekrete”.

Periskopi.com Lajme

Në mesin e këtyre dokumenteve ka edhe të atilla që flasin për shqiptarët në Ballkan në përgjithësi, por edhe për luftën paqësore e më pas edhe të armatosur të shqiptarëve të Kosovës.

Në një dokument të titulluar “Përhapja e një Konflikti Ballkanik vështirë se do të ndodhë në një të ardhme të afërt”, i përpiluar pak kohë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje e Hercegovinë, flitet për aspiratat e Kosovës për shkëputje nga regjimi i liderit të atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

Në dokumentin 5 faqësh të datës 21 dhjetor të vitit 1995, të cilin e ka zbuluar Koha.net, thuhet se marrëveshja e Dejtonit i ka nxitur shqiptarët e Kosovës që të depërtojnë në vëmendjen ndërkombëtare, por theksohet se përpjekjet e tyre vështirë se do të ndryshojnë “status-quon” në Kosovë brenda një periudhe afatshkurtër.

Dokumenti, i përpiluar nga DCI Task-Forca Ballkanike e Inteligjencës, shqiptarët e Kosovës “kanë marrë zemër nga marrëveshja e Dejtonit” pasi të njëjtën e shohin si model për zgjidhjen e konfliktit në vend. Dokumenti më tej thekson se bashkë me presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, i cili gjithashtu e ka shfrytëzuar marrëveshjen e Dejtonit si pretekst për ta sjellë fatin e Kosovës para vëmendjes ndërkombëtare, ata i kanë shpeshtuar kërkesat e tyre publike për të arritur përfundimisht pavarësinë për provincën përmes dialogut.

“Nëse Beogradit i lejohet riintegrimi në komunitetin ndërkombëtar pa kushte për të përmirësuar gjendjen në Kosovë, shqiptarët aktivistë të Kosovës mund të bëhen vazhdimisht e më ndikues dhe mund të përdorin masa drastike për të fituar vëmendjen ndërkombëtare, sipas të gjitha gjasave duke përshpejtuar dhunën në provincë”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument që deri pak ditë më parë konsiderohej si “Top Sekret” nga CIA.

Në pjesën tjetër të raportit përmenden edhe raportimet e diplomatëve të cilët kanë thënë se “shqiptarët e Kosovës – nëntëdhjetë për qind të popullatës së Kosovës dhe të shtypur nga ushtria dhe policia serbe – e shohin marrëveshjen e Dejtonit si model për zgjidhje politike e cila do t’ia rikthente provincës autonominë dhe do të shtronte rrugën për pavarësi eventuale”.

Shqiptarët e Kosovës thuhet të kenë qenë të zhgënjyer me përjashtimin e tyre nga bisedimet e Dejtonit edhe përkundër garancive të SHBA-ve se Kosova do të adresohet në një zgjidhje gjenerale të paqes.

“Si rrjedhojë, ata i kanë shtuar përpjekjet e tyre në takimet e tyre të fundit me zyrtarë amerikanë për të nxitur ndërmjetësimin amerikan në Kosovë”, thekson raporti, raporton Koha.net.

Një pjesë interesante në këtë raport është edhe ajo kur flet për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe veprimet e saj në kuadër të pavarësimit eventual të Kosovës.

“Pas Dejtonit, presidenca e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) vendosi të ndërronte politikën e saj kundër mbajtjes së demonstratave publike brenda Kosovës dhe aprovoi një tubim për në muajin dhjetor për shkak se rezistenca pasive ndaj shtypjes serbe nuk kishte arritur rezultate”, thotë dokumenti i Inteligjencës amerikane.

“Këshilltarja për Punë të Jashtme e LDK-së, [Edita] Tahiri, në fund të muajit nëntor u kishte thënë diplomatëve amerikanë se bisedimet për Dejtonin kanë qenë një periudhë e tensioneve të mëdha psikologjike për lidershipin teksa prisnin rezultatin e marrëveshjes. Për më tepër, “Kryeministri” shqiptar i Kosovës, [Bujar] Bukoshi u ka thënë zyrtarëve amerikanë se Dejtoni ka qenë një çast vendimtar dhe se “para Dejtonit është sikur para Krishtit”. Tani, pengesa kryesore është si të fillohet dialogu i ndërmjetësuar ndërkombëtarisht me Beogradin. Ndonëse lideri i shqiptarëve të Kosovës, [Ibrahim] Rugova ishte i kënaqur për mos-heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Beogradit në marrëveshje, Tahiri ka kërkuar me ngulm që Rugova të përfshihet në bisedimet pasuese”, potencohet në raportin 5 faqësh të CIA-s.

Në raport bëhet e qartë se SHBA-të kanë qenë të vetëdijshme për politikën shtypëse e agresore të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë dhe për pozitën e dobët të shqiptarëve të Kosovës kundrejt forcave policore e ushtarake serbe.

“Liderët aktivistë shqiptarë të Kosovës në nëntor kanë vlerësuar se edhe përkundër frustrimit në rritje në raport me mungesën e progresit në arritjen e koncesioneve nga Beogradi, ikja e rinisë shqiptare të Kosovës si rezultat i politikave represive të Millosheviqit e ka bërë të pamundur ngritjen e shqiptarëve të Kosovës kundër serbëve….”, thuhet ndër të tjera në raport.

Agjencia Amerikane e Inteligjencës ka pranuar disa raportime të pakonfirmuara që thonë se “Rugova ka lejuar kontakte të nivelit të ulët me Beogradin”.

“Raportohet se Rugova beson se një qasje hap-pas-hapi – duke filluar me bisedime joformale – do ta përgatis më së miri publikun shqiptar të Kosovës që së paku përkohësisht të pranojnë një formë të një autonomie të limituar… Bukoshi u ka thënë zyrtarëve amerikanë në dhjetor se Rugova mund të pranojë nisjen e dialogut për normalizim të jetës në provincë dhe më pas, mundësisht, të nis bisedime të ndara për statusin e ardhshëm të provincës”, potencon raporti i CIA-s.

Në këtë raport, që mban datën 21 dhjetor, 1995, përmendet edhe ndikimi i Tiranës zyrtare në rajon.

“Presidenti shqiptar, Berisha, do të luajë rol kyç duke provuar të balancojë përpjekjet për të përmirësuar gjendjen e vështirë të pakicave të mëdha të shqiptarëve etnik në Serbi dhe Maqedoni me përpjekje për të arritur stabilitet rajonal. Megjithatë, Tirana ka ngritur zërin për kërkesat e shqiptarëve të Kosovës për një përqendrim ndërkombëtar në Kosovë, duke u thënë diplomatëve amerikanë në fillim të dhjetorit se dështimi për të adresuar problemin e Kosovës do të çojë në një të ardhme të pasigurt në Ballkan”, thekson raporti në fjalë, raporton Koha.net.

Berisha raportohet t’u ketë thënë diplomatëve amerikanë se marrëveshja e Dejtonit dhe një zbutje e dukur në politikat e Beogradit kanë përmirësuar shanset e gjetjes së një zgjidhjeje për Kosovën. Ai, sipas raportit, u ka thënë diplomatëve se SHBA-të duhet të marrin rolin udhëheqës drejt zgjidhjes së problemit të Kosovës pas vendosjes së trupave të NATO-s në Bosnje.

“Berisha – që sipas të gjasave e ka vënë re pozitën e dobët negociuese të shqiptarëve etnikë – vazhdon të insistojë që Rugova të heq dorë nga kërkesa për pavarësi dhe u ka thënë diplomatëve amerikanë se ai beson që nisja e negociatave do t’i ndihmojë Rugovës që të heq presionin nga liderë tjerë aktivistë të shqiptarëve të Kosovës”, vlerëson raporti i CIA-s.

Pesë vjet pas humbjes së autonomisë dhe me asnjë rezultat të prekshëm nga politikat modeluese të Rugovës, raporti thotë se elemente të lidershipit shqiptar të Kosovës që thërrasin për një qasje më aktive ndaj Beogradit po fitojnë ndikim, sipas disa raportimeve.

Ambasada Amerikane në Beograd raporton se kontaktet e tyre të rralla përbrenda lidershipit shqiptar të Kosovës beson se aktivistët, të udhëhequr nga Bukoshi, “janë kërcënim për paqen në Kosovë” dhe janë të acaruar “që Bukoshi nuk është mënjanuar”.

“… polemikat përbrenda LDK-së rreth mënyrës së ngritjes së profilit ndërkombëtar të Kosovës kanë ndarë lidershipin e partisë në ata që përkrahin politikat e Rugovës dhe ata që përkrahin liderë më aktivistë”.

“… presioni nga aktivistët ka detyruar Rugovën të bëjë një kompromis dhe të lejojë mbajtjen e një tubimi në Kosovë këtë muaj, i cili, nëse mbahet, është e sigurt se do të ngrit tensione me autoritetet serbe e madje mund të çojë edhe në konfrontime të vogla”.

“Përdorimi i taktikave të ndryshme agresive nga Beogradi për të zgjidhur problemin e Kosovës – përfshi edhe dhënien e autonomisë së kufizuar, rindarjen dhe risistemimin e refugjatëve serbë për të “dobësuar” përqendrimin e shqiptarëve etnikë, dhe duke tentuar të minojë unitetin shqiptar të Kosovës – me gjasë do t’i vë benzinë aktivizmit shqiptar etnik”, thotë më tej ky raport i publikuar së fundmi nga CIA.

Tutje, raporti flet për tentimet e Serbisë për sistemimin e refugjatëve në territorin e Kosovës, ndonëse thotë se kampanjat e mëhershme kanë qenë të pasuksesshme, pasi, gjithnjë sipas raportit, serbët nuk janë të gatshëm të vendosen në provincën me 90 për qind shqiptare dhe “janë hedhur nga trenat, të fshehur nga autoritetet, dhe kanë ikur nga provinca për t’iu shmangur vendosjes së përhershme”.

“Mediat në Kosovë raportojnë se Millosheviqi është pajtuar që të nis dialogun me ish-komunistët shqiptarë të Kosovës, hap ky që është kritikuar nga partitë kryesore shqiptare, dhe i ka nxitur ata që të kërkojnë ndihmën e SHBA-ve në ndërmjetësimin e dialogut, sipas raportimit të Ambasadës”, shkruan në raport.

Raporti më tej thotë se nacionalistët serbë do të vazhdojnë të përbëjnë kërcënim ndaj stabilitetit në Kosovë.

“Nacionalizmi serb dhe ndjenja anti-Millosheviq është e fortë në mesin e popullatës pakicë serbe në Kosovë, sipas Ambasadës Amerikane në Beograd. Një prezencë e shtuar nacionaliste në provincë -… lideri ultra-nacionalist Arkan mund të tentojë të zhvendos bazën e tij trajnuese nga Sllavonia Lindore në Kosovë – do të shtonte tensionet”, potencon raporti i DCI Task-Forca Ballkanike e Inteligjencës për CIA-n.

Raporti flet më tej edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut në masë të madhe në Kosovë, duke u thirrur në raportimet e OSBE-së, para se kjo e fundit të dëbohej nga Kosova më 1993.

“Millosheviqi u ka thënë diplomatëve amerikanë se do të lejojë hapjen e një qendre USIS (Shërbimi Informativ i SHBA-së) në Kosovë. Hapja e një zyre të këtillë do të shërbejë për të riafirmuar përkushtimin amerikan në Kosovë dhe do të ofrojë një mjet mbrojtjeje për shqiptarët e moderuar të Kosovës për të përdorur kundër kritikëve që thonë se nuk ka rezultate të prekshme nga politikat e tyre të moderuara. Vet hapja e saj, megjithatë, me gjasë nuk do të ndryshojë statusin e represionit serb apo t’i kënaqë kërkesat e kosovarëve për njohje të pavarur ndërkombëtare”, shkruan në fund të këtij raporti të publikuar rishtazi nga CIA.

Trump: Askush nuk ndihet më i fuqishëm me CIA’n sesa unë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump qysh në ditën e parë ka filluar me punë. U raportua se ai do t’i bëjë një vizitë selisë së CIA-s në Langley dhe atë e realizojë.

Periskopi.com Lajme

Gjatë këtij takimi Presidenti Trump u tha punonjësve të CIA-s se ndihet aq i fuqishëm për komunitetin e intelegjencës, njofton Klan Kosova.

Madje sipas Trump, askush nuk ndihet më i fuqishëm se sa vet ai i cili dhe është tashmë i pari i SHBA-së.

“Askush nuk ndjehet më fuqishëm në komunitetin e intelegjencës se sa Donald Trump’’ ka thënë ai në takimin e tij të zhvilluar në selinë e CIA-s në Virginia.

Trump poashtu u la një mesazh punonjësve të CIA-s duke iu thënë ”Mua më keni prapa jush”.

Presidenti amerikan Donald Trump poashtu sigurojë komunitetin e CIA-s duke përfunduar me fjalët ”unë jam 1,000% me ju”.

Dokumenti i CIA-s: Më 1994, SHBA i druhej një krize greko-shqiptare

Andreas Papandreu, menaxhimi ekstrem i negociatave për bazat amerikane nga themeluesi i PASOK, mundësia e konfliktit greko-turk në Thrakë, Egje dhe Qipro, madje edhe gjendja e dobët e ekonomisë greke në mes të viteve 1980, përfshihen në 12 milionë dokumentet e deklasifikuara të CIA-s që pritet të publikohen. Në këtë bazë të dhënash përfshihen analiza, fakte dhe vlerësime nga për situatën nga viti 1940 deri me atë të vitit 1990.

Periskopi.com Lajme

Dokumenti i fundit në lidhje me Greqinë është i datës 30 qershor 1994 merr në analizë tensionin mes Athinës dhe Tiranës për minoritetin kombëtar grek në jug të Shqipërisë. Autori i këtij memorandumi ka shprehur frikën se “një krizë bilaterale në çështjen e pakicës greke, e cila do të çojë në hakmarrjen greke, mund të destabilizojë qeverinë pro-amerikane (në Tiranë) për të mirën e ish-komunistëve dhe ndikimin më të gjerë rajonal”.

Tensionet në atë kohë kishin të bënin me gjyqin ndaj pesë minoritarëve, anëtarë të Organizatës Omonia, të arrestuar nga ish-SHIK-u i Bashkim Gazidedes për veprimtari antikombëtare. Për këtë episod ka folur edhe ish-kryetari i Gjykatës së kasacionit, Zef Brozi, i cili mori vendimin për lirimin e tyre.

Në letrën e tij të 10 maj 1983, Milton Kovner, drejtues i Agjencisë përgjegjëse për Evropën Perëndimore, thotë ndër të tjera se SHBA është duke shqyrtuar “alternativat” për vendosjen e bazave amerikane jashtë vendit, veçanërisht në Turqi. Por, sipas tij, kjo do të çonte në përkeqësimin e situatës dhe do të shtojë mbështetjen e mëtejshme të qeverisë në mbrojtjen e interesave kombëtare greke.

“Kovner kishte vlerësuar se në qoftë se amerikanët nuk do të lëshojnë pe (në dokument janë lënë jashtë disa paragrafë të cilat ndoshta përshkruajnë natyrën dhe aftësitë e bazave ushtarake të SHBA), atëherë Papandreu do të kishte një sërë opsionesh, ndër të cilat t’i drejtohej presidentit të Republikës Konstantin Karamanlis dhe të kërkonte referendum kombëtar mbi këtë çështje”.

Që nga vitet ’50 amerikanët duket se e dinin shumë brishtësinë e marrëdhënieve turko-greke, ndërsa ata kishin përpiluar të dhëna të plota të forcës ushtarake të Qipros. Njohuritë shumë të mira që kishin për statusin e Qipros u dha mundësinë të parashikojnë atë ndodhi në vitin 1974 se Greqia nuk mund të bënte asnjë rezistencë në një pushtim eventual turk të ishullit.

Dokumentet flasin edhe për krizën greko-turke të vitit 1987 ku thuhet se Greqia ka avantazh në ajër dhe në det, diçka që sipas analistit arsyeton kapadaillëkun grek në krizën e marsit 1987. /Respublica

Dokumentet e CIA: Kur Millosheviqi mendonte se e shkatërroi UÇK-në, por ishte gabim

Kishte qenë 29 shtatori i vitit 1998 dhe lufta në Kosovë kishte krisur gati në të gjithë Kosovën. Nëpër Kosovë ishin kishte ardhur edhe agjentët e shërbimit të inteligjencës amerikane që raportonin në selinë qendrore në Pentagon.

Periskopi.com Lajme

Në mesin e 13 milionë dokumenteve të publikuara së fundmi nga CIA, ka edhe shumë dokumente që lidhen me Kosovën dhe shqiptarët qysh prej viteve ’40 e deri në vitet ’90.

Në një të tillë, agjentja e CIA, Willson, emri i së cilës nuk bëhet publik në dokumentet e publikuara, bëhet një vlerësim për pikat më të forta dhe më të dobëta të ushtrisë serbe dhe UÇK-së.

“Disa furnizime me armë janë duke ardhur, por ata kanë pak armatim. Për të mbajtur UÇK-në në arrati, serbët duhet që patjetër të vazhdojnë me pushtimin e tyre. Për të shkatërruar UÇK-në serbët duhet të arrijnë në male, për të cilën ata kanë mungesa të fuqisë punëtore të trajnuar”, thuhet në raportin e klasifikuar të CIA.

Sfida e UÇK-së sipas këtij raporti atë kohë ishte përmirësimi i artilerisë ushtarake, riorganizimi, forcimi i strukturave të komandës dhe armatimi më modern.

“Në këtë pikë, Millosheviqi mendon së do të shkatërrojë UÇK-në, por ai është gabim. Struktura komanduese e UÇK-së është e pa preku. Është në pritje të largimit të ushtrisë serbe. Aksionet ndëshkuese kanë elektrizuar popullatën shqiptare.  Përgjatë verës ushtarët janë zhdukur, janë rreth 5 deri në 8 mijë ushtarë të UCK-së në male”, shkruhet në raportin e CIA.

Në këtë raport, potencohet edhe një fakt tjetër interesant për luftën. Agjentja e CIA raporton sesi ushtria serbe është duke menduar se po fiton në terren por ushtarët e UÇK-së janë zhvendosur nëpër male.

“Forcat serbe për momentin janë duke operuar në veri të maleve te Qyqavicës dhe në Mitrovicë, ka trupa të reja në rajonin  e Ferizajit, ku pritet një aksion së shpejti. Gjithashtu është raportuar edhe për aktivitete në ditët e kaluara në Suharekë”, thuhet në raportin e klasifikuar deri vonë si “Top sekret” nga CIA.

Willson shkruante se atë kohë “morali i UÇK-së, mbetej i fortë”, por duhej ndihmë nga jashtë. Kjo ndihmë erdhi në vitin 1999 kur NATO filloi bombardimet në Serbi dhe Kosovë./Insajderi.com

Raporti i CIA-s se si u masakruan shqiptarët nga çetnikët serbë më 1943

Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane CIA, ka bërë publike rreth 13 milionë faqe të dokumenteve që deri më tani kanë qenë të klasifikuara dhe paqasshme për publikun e gjerë. Në to flitet edhe për shqiptarët.

Periskopi.com Lajme

Një pjesë e këtyre dokumenteve përfshijnë edhe të dhëna për shqiptarët dhe për gjendjen e tyre në ish-Jugosllavi, dokument ky që përmban 33 faqe e që titullohet ‘Minoriteti shqiptar në Jugosllavi’, i datës 7 janar 1953.

Në këto dokumente analizohen shumë aspekte të jetës politike e deri te ajo kulturore e shqiptarëve në Kosovë.

Në kapitullin për situatën politike dhe historike deri më 1944, CIA shkruan: “Autoritetet jugosllave shfrytëzuan injorancën e shqiptarëve dhe nën pretekstin se ishin turq për shkak të besimit të tyre islam, ua refuzuan atyre të drejtën për të folur gjuhën e tyre dhe tentuan të asgjësojnë traditat dhe ndjenjën e tyre patriotike dhe kombëtare”, transmeton gazetametro.net.

Më tutje, raporti thotë se ‘serbët i kishin detyruar shqiptarët të braktisnin shtëpitë e tyre, për t’i mbushur po ato shtëpi me banorë serbë dhe malazezë’.

Dokumentet sekrete në të cilat kishin qasje vetëm zyrtarët amerikanë, raportonin mes tjerash edhe për masakrat që kryenin nga çetnikët serbë dhe malazezë.

“Në dimrin e vitit 1943 pati masakra të mëdha ndaj shqiptarëve në Rozhajë. 500 persona ishin vrarë me thika dhe armë të rënda nga çetnikët dhe më pas partizanët”, thuhet në raport.

Më tej inteligjenca amerikane shkruan edhe për disponimin politik të shqiptarëve për t’u bashkuar me Shqipërinë, në një kohë kur ajo ishte nën sundimin e Enver Hoxhës.

“Grupet komuniste brenda kosovarëve të cilët dëshirojnë të bashkohen me Shqipërinë e Enver Hoxhës nuk janë më të mëdha se 5 përqind. Ata që dëshirojnë të kthehen nën sundimin e Karagjorgjevicit në Jugosllavi dhe kthimit në pushtet të Zogut në Shqipëri, sillen nga 10 në 15 përqind”, shkruan më tej inteligjenca amerikane.

Sulmuesi i Floridës: CIA po kontrollon mendjen time

Kur Esteban Santiago ishte në zyrën e FBI-së në Alaska, kishte thënë se mendja e tij po kontrollohet nga shërbimi inteligjent.

Periskopi.com Lajme

Gjatë kësaj vizite, ai kishte lënë dy gjëra në veturë: Revolen dhe foshnjën e sapolindur, shkruan CNN, transmeton lajmi.net

Kjo mund të ketë qenë arsye e mjaftueshme e autoriteteve që Stantiago të mos lejohej të lëvizte me revole dhe të merrej në konsiderim si person me nevojë për trajtim mjekësor në shëndetin mental.

Autoritetet kanë thënë se me të njëjtën revole ai shtiu në Aeroportin e Floridës ku la të vdekur pesë persona dhe 6 të tjerë të plagosur.

Santiago, veteran i luftës në Irak, tashmë është ngarkuar me akuza nga prokurorët si i dyshuari kryesor.

Autoritetet ende nuk i kanë të qarta qëllimet e autorit për këtë sulm.

Kujt ia mori gruan Lavdrim Muhaxheri ? (Video)

Kosovari Blerim Skoro thotë se ka qëndruar në Siri si agjent i SHBA-ve, Ai pretendon se ka qenë i infiltruar për CIA-n dhe FBI-në në mesin e xhihdistëve të Ballkanit në ISIS.

Periskopi.com Lajme

Skoros në një intervistë për ‘Tema’ tregon se në ISIS njohu Lavdrim Muhaxherin dhe shqiptarët e tjerë që luftonin atje.

Për më shumë ndiqni intervistën:

 

FBI mbështet pohimet e CIA-s se Rusia ndikoi që Trump të bëhej president

FBI ka mbështetur pikëpamjen e CIA-s se Rusia ka ndërhyrë për të ndihmuar që Donald Trump të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Periskopi.com Lajme

Kështu thanë  dy zyrtarë të lartë qeveritarë për Reuters të premten, transmeton lajmi.net.

FBI, CIA dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare tani të gjithë janë dakord se Rusia ishte pas “hakimeve” kompjuterike në institucionet politike të SHBA-së gjatë zgjedhjeve, zyrtarët kanë thënë.

FBI kishte refuzuar fillimisht të mbështesë përfundimin e CIA-s që Rusia kishte ndërhyrë në mënyrë specifike për të ndihmuar Trumpin.

The Washington Post herët të premten njoftoi se drejtori i CIA-s John Brennan tha se kishte një konsensus në ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale.

CIA zbulon sekretin: Rusia ndihmoi Trumpin të bëhej president

Agjencia amerikane e inteligjencës e njohur si CIA ka konkluduar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta ndihmuar kandidatin e Republikanëve, Donald Trump, që të zgjedhet President, shkruan gazeta amerikane Washington Post.

Periskopi.com Lajme

Duke cituar zyrtarë të SHBA-ve të informuar për këtë çështje, The Post shkruan se agjencitë e inteligjencës kanë identifikuar individë që kanë lidhje me qeverinë ruse, të cilët kanë hakuar mesazhet elektronike (email-a) të kampit Demokrat dhe madje edhe mesazhet nga Konventa Nacionale e Demokratëve, përfshirë edhe udhëheqësin e kampanjës presidenciale të Hillary Clinton, dhe këto mesazhe ia kanë dhënë WikiLeaks-it.

Zyrtarët e cituar i kanë përshkruar këta persona si të njohur për komunitetin e shërbimeve të inteligjencës, dhe ata kanë qenë pjesë e operacionit të gjerë rus për ta ndihmuar Trump-in dhe zvogëluar shanset e Clinton për të fituar zgjedhjet.

“Është vlerësim i komunitetit të inteligjencës që qëllimi i Rusisë këtu ishte të favorizonte një kandidat përkundrejt tjetrit – të ndihmohet Trump të zgjedhet”, citon gazeta zyrtarë të lartë të SHBA-ve, duke vazhduar citimin se “kemi një konsensus në këtë pikëpamje”.

Washington Post shkruan se këta zyrtarë janë njoftuar me këto informacione nga një prezantim që u ka bërë vet CIA disa senatorëve të rëndësishëm amerikanë prapa dyerve të mbyllura.

CIA, ka treguar se ky është një vlerësim i bërë nga mbledhja e fakteve nga burime të shumta.

CIA, po ashtu u ka thënë senatorëve se tani “është bukur e qartë”, se zgjedhja e Trump-it ishte qëllimi i Rusisë, shkruan Washtington Post, duke cituar zyrtarët amerikanë në kushte anonimiteti.

Në tetor qeveria e SHBA-ve zyrtarisht kishte akuzuar Rusinë për një kampanjë të sulmeve kibernetike kundër Partisë Demokratike para zgjedhjeve të tetë nëntorit.

Presidenti, Barack Obama, ka thënë se ai kishte paralajmëruar Presidentin rus, Vladimir Putin, rreth pasojave për sulmet. Por, zyrtarët rusë kanë mohuar akuzat për interferime në zgjedhjet në SHBA.

Ndërsa vet CIA nuk ka komentuar artikullin e Washington Post, njofton Klan Kosova.

Kurse Trump ka thënë se ai nuk është i bindur se Rusia qëndron pas sulmeve kompjuterike.

Agjencitë e inteligjencës amerikane nuk kanë treguar ende fakte specifike se a ka qenë direkt Kremlini që ka drejtuar individët e caktuar për të hakuar e-mail-at dhe më pas për t’ia dhënë ato WikiLeaks-it, shkruan Post.

Sipas burimeve të gazetës amerikane “hakerët janë nje hap larg qeverisë ruse, jo tamam punëtor të qeverisë”.

Por, edhe themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, kishte thënë në një intervistë në televizion se nuk ka qenë qeveria ruse burimi i e-mail-ave të publikuar në faqen e tij.

Metodat që përdori CIA për të vrarë Kastron

Për disa, Fidel Castro ishte heroi revolucionar që i largoi imperialistët amerikanë nga brigjet e Kubës. Për disa të tjerë ishte diktator i pamëshirshëm që ka mohuar të drejtat e njeriut e që e çoi botën në prag të luftës bërthamore.

Periskopi.com Lajme

Por, nuk ka mëdyshje për një sukses të tij: amerikanët kurrë nuk mundën ta vrisnin!

Për SHBA-të ishte i papranueshëm një shtet komunist në jug të Floridës që do të mund të përdorej si bazë për raketat atomike që do të mund të godisnin qytetet amerikane. Ndaj, donin ta hiqnin qafesh.

Një hetim i Senatit amerikan i vitit 1975, tregon se në vitet 1959-1965, CIA së paku tetë herë ka tentuar ta vriste liderin kuban, transmeton Telegrafi.

Por, Fabian Escalante, që ishte shef i shërbimit sekret të Kubës, thotë se Castron hiq më pak se 638 herë kanë tentuar ta vrasin. Në librin e tij “Executive Action: 634 Ëays to Kill Fidel Castro” thotë se tentimet e tilla nuk janë ndalur deri në vitin 2000.

Më poshtë mund t’i lexoni disa nga rastet më të veçante të atentateve kundër tij.

Uniforma vdekjeprurëse për zhytje

Castro ishte një zhytës i pasionuar i cili kënaqej duke eksploruar ujërat e Karaibeve. CIA ka zhvilluar një plan që presidentit kuban t’ia dhuronte rrobat e zhytjes me pluhur helmues. Ky plan ishte bërë në vitin 1961, gjatë pushtimit në Gjirin e Derrave. Castros rrobat është dashur t’ia dhurojë avokati amerikan James B. Donovan, gjatë bisedimeve për shkëmbimin e të burgosurve. Por, meqë kishte miqësi me Donovanin, ai i dhuroi diçka tjetër – pa helm.

Eksplozivi në guacë

A ka më lehtë për ta vrarë një zhytës të pasionuar, sesa t’i vendosësh eksploziv në një guacë bukur? Ajo është dashur të jetë e madhe për të mbajtur eksplozivin dhe me ngjyra të ndritshme të cilat Castro nuk do t’i rezistonte. Plani ishte që eksplozivi të aktivizohej kur Castro do ta merrte atë në duar.

Cigaret puro shpërthyese, puro e helmuar, puro me LSD …

Në shumë fotografi, Castro shihet duke shijuar purot e famshme kubane. Kështu, amerikanët përgatitën puro me helm, e edhe të tillë që do t’i eksplodonte në fytyrë. Sipas një raportimi, më 1960 prodhohet puroja e helmuar. Ato ishin me Botulinum, helm aq i fortë sa që vret posa e vë cigaren në gojë. Pasi kjo puro dështoi, atëherë CIA provoi një tjetër me drogën LSD.

Femra fatale

Një klasik në zhanrin e vrasjeve, por në rastin e Castros ishte e dështuar e me kthesë romantike. Ish-e dashura e tij, Marita Lorenz, thotë se CIA në vitin 1959 e rekrutoi për t’ia vënë Castros hapat helmues me Botulinum. Por, ato i kishte vënë në kutinë e kremit për fytyrë dhe ishin shkrirë. Në intervistën për Vanity Fair, ajo tregon se çfarë ndodhur natën kur duhej ta vriste Castron në dhomën e fjetjes në hotelin Hilton Havana: “Përtypte puro, u shtri në shtrat dhe pyeti: A ke ardhur të më vrasësh? Bash këto fjalë. I thash se po. Atëherë ma dha revolen e mbushur. Por, nuk mund ta bëjë. Më tha: Nuk mund të më vrasësh, sepse askush nuk mundet. Më përqafoi dhe bëmë dashuri”.

Lapsi helmues

Prapë “akteri” kryesor është Botulinumi. Por, këtë herë është vendosur në lapsin kimik, me gjilpërën me helm. Gjilpëra ishte aq e hollë sa që Castro as që do ta vërente se vrasësi e ka ther në lëkurë, transmeton Telegrafi.

Vrasësi “Milkshake”

Ndonëse duket qesharake që një pije e ëmbël amerikane mund të vrasë, Escalante shprehet se CIA këtë herë ishte më afër realizimit të planit. Plani i vitit 1963 ishte që një kapsulë me helm të futet ose akullore ose në “Milkshake” që do t’i shërbehej Castros, sërish në Hilton Havana. Agjenti i CIA-s u punësua si kamerier dhe ai duhej ta merrte kapsulën e ngjitur për frigoriferi. Por, fati deshi që e kishin ngjitur fort dhe ajo u shpërbë.

Podiumi në Panama

Kjo thuhet se është një nga përpjekjet e mëvonshme për vrasje. CIA kishte mbështetje të madhe nga migrantët që kishin ikur nga Kuba pas revolucionit komunist. Në vitin 2000, Castro vizitoi Panamanë. Nën podiumin ku mbante fjalim ishin fshehur 50 kilogramë eksplozivë, por ato u hetuan nga shërbimi sekret i Kubës – para se të arrinte Castro.

Helmi në një facoletë

CIA duket se shumë e donte Botulinumin. Në një tjetër rast, vrasja e liderit kuban është menduar duke ia hedhur këtë helm në facoletën e tij.

Shkatërrimi i mjekrës

Pasi ata nuk arritën ta vrisnin, CIA tentoi t’ia prishte imazhin Castros duke ia shkatërruar mjekrën. Kështu, CIA mendonte se do t’i bindte kubanët se ai është i dobët. Plani ishte ky: kur këpucët e Castros do të shkonin në pastrim, ato të spërkaten me pluhur depilues. Nga ky pluhur do t’i binin mjekra, vetullat dhe flokët. Varianti tjetër ishte të mbuloheshin këpucët me LSD, para se ai t’i drejtohej kombit, kjo drogë t’i shkaktojnë halucinacione që të flas budallallëqe.

Por, përkundër të gjitha këtyre tentimeve, Castro e mbijetoi pleqërinë e vonshme. /Telegrafi