man-united

Arsenal e Liverpool kërkojnë yjet e Manchester United

Arsenal dhe Liverpool mendohet se do të kërkojnë të transferojnë, Chris Smalling dhe Luke Shaw.

Periskopi.com Sporti

Dyshja e mbrojtës e ‘djajëve të kuqë’ janë futur në probleme me trajnerin portugez, Jose Mourinho, pasi ata nuk kishin pranuar të luajnë ndaj Swansea edhe pse ishin të lënduar Mourinho kishte kërkuar nga ata që të luajnë.

Arsenali edhe pse e ka blerë Shkodran Mustafi në verë, e dëshiron edhe Cris Smalling si pasardhës të Per Mertescaker. ‘Topqinjtë’ e kishin kërkuar edhe më herët qendërmbrojtësin anglez.

Ndërsa Liverpool e dëshiron Luke Shaw për të zgjidhur problemet në krahun e majtë të mbrojtjes. Luke Shaw është një nga talentët e futbollit anglez por në këtë sezon është duke çaluar me formën e tij. Është shumë vështirë të ndodhë ky transfer pasi që dy skuadrat kanë një rivalitet të madh. /Periskopi.com

mourinho-smalling-shaw-main

united

Rooney lojtari kryesor i United

Chris Smalling beson se Wayne Rooney është futbollisti kryesor i Manchester United.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi anglez thotë se sulmuesi i njohur është i njëjtë në sjellje sikur kur gjendet në pankinë, ashtu edhe në lojë.

“Wayne nuk është duke rënë poshtë. Ai është i njëjtë para lojës dhe shpesh është një ndër më të zëshmit”, deklaroi Smalling.

“Ai ka gjithmonë të njëjtin lloj karakteri dhe kjo është arsyeja pse ai është njeriu kryesor i Anglisë dhe njeri kryesor i Manchester United”. /Periskopi.com