chicago1

Chicago Bulls nuk ndalet, tre fitore në tre ndeshje

Sot, në orët e para të mëngjesit janë zhvilluar katër ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit, ku tre fitore i kanë shënuar vendasit ndërsa vetëm një ekipi mysafirë.

Periskopi.com Sporti

E pikërisht këtë fitore si mysafirë e ka shënuar Chicago Bulls, e cila triumfoi kundër Brooklyn Nets me një diferencë prej 30 pikëve, përkatësisht 118:88.

Jimmy Butler udhëhoqi Bullsat drejt fitores së re në kampionatin e NBA-së me 22 pikë dhe 6 kërcime, Gibson realizoi ‘double-double’ me 14 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa Dëayne Ëade shtoi 12 pikë, 4 asistime dhe 3 kërcime, raporton Telegrafi.

Nga ana tjetër, Bogdanovic kishte 15 pikë dhe 3 kërcime ndërsa Lin 14 pikë dhe 4 asistime.

Kujtojmë se Bullsat kanë një start fantastik duke shënuar tre fitore në po aq ndeshje, ndërsa Netsat kanë vetëm një fitore dhe tre humbje. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Atlanta 106-95 Sacramento

Toronto 108-105 Denver

L.A. CLippers 116-88 Phoenix