Chelsea triumfon në Premierligë (Video)

Periskopi.com Sporti

Chelsea ka fituar titullin e kampionit të Ligës Premier.

“The Blues” kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës së West Bromvich Albion me rezultat minimal 1-0, e cila gjë ka bërë që edhe matematikisht të sigurojë titullin e kampionit pasi që ka dhjetë pikë më tepër se vendi i dytë Tottenahm Hotspurs, i cili ka edhe tre ndeshje më pak.

Të besuarit e trajnerit Antonio Conte kanë dominuar gjatë gjithë ndeshjes, por që nuk kanë arritur të tundin rrjetën e skuadrës së njohur për mbrojtje të fortë WBA në 45 minutshin e parë.

Të vetmin rast që e krijoi Chelsea në pjesën e parë ishte në minutën e 33, por që nuk mundi ta shfrytëzojë këtë moment Cesc Fabregas.

Edhe në pjesën e dytë liderët aktual të ligës elitare angleze, por që arritën të tregohen të suksesshëm para portës së kundërshtarëve vetëm në dhjetë minutat e fundit.

Paraprakisht, Victor Mosses (‘47) dhe Fabregas (‘51) u shfaqën të rrezikshëm ndërsa një rast të mirë për vendasit e kishte Naser Chadli (‘73).

Por, Michy Batshuyi ka realizuar golin e epërsisë për Chelsean në minutën e 80 pas një aksioni të gjatë të londinezëve.

Deri në fund më nuk pati gola dhe kështu takimi përfundoi me rezultat 1-0.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea mbetet në pozitën e parë me 87 pikë ndërsa WBA ka 45 sosh dhe gjendet në vendin e tetë. /Telegrafi

 

Reklamë
Reklamë

Calhanoglu refuzon gjigandin anglez

Hakan Calhanoglu nuk dëshiron të largohet nga Bayer Leverkusen.

Periskopi.com Sporti

Antonio Conte dhe Chelsea kanë marrë një përgjigje negative nga reprezentuesi turk.

Ylli i Bayer Leverkusenit dhe kombëtares së Turqisë, Hakan Calhanoglu ka refuzuar ofertën e ‘Bluve’, shkruan London Evening Standard.

Sipas mediumit britanik, ish-mesfushori i Hamburgut nuk dëshiron të largohet nga ekipi gjerman të paktën jo gjatë këtij afati kalimtar.

Kësisoj, Conte do të duhet që të hedh sytë nga ndonjë lojtar tjetër, për të gjetur zëvendësuesin e Oscar i cili u largua nga Londra, me destinacion Kinën për shumën e 60 milionë eurove.

Reklamë
Reklamë

Zyrtare: Chelsea kompleton transferin e parë

Mbrojtësi Nathan Ake do të rikthehet në Stamford Bridge, këtë e kanë konfirmuar liderët e Premier League.

Periskopi.com Sporti

21-vjeçari holandez ishte i huazuar nga fillimi i sezonit te Bournemouth, duke u shëndërruar një nga lojtarët kyç i skuadrës së Eddie Howe.

ake chelsea
Nathan Ake ishte i huazuar tek Bournemouth

 

Ai ka shënuar 3 gola, duke përfshirë edhe golin e fitores kundër Liverpool në dhjetor. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Tottenham ndal Chelsea pas 13 fitoreve radhazi (Video)

Tottenham Hotspurs ka arritur të mposht Chelsea në derbin e xhiros së 20-të të Premier League, me rezultat 2 me 0.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Chelsesa nuk dinte për humbjen prej kohësh dhe kishte një seri të jashtëzakonshme prej 13 fitoreve të realizuara radhazi, gjë që nuk e kishte bërë askush më parë në histori të Premier League.

Takimi filloi i baraspeshuar me një dominim të lehtë nga skuadra vendase.

Tottenham arriti të rrezikojë i pari me anë të Harry Kanë në minutën e 10’ por që tentativa e tij përfundoi jashtë kornizës së Courtouis.

Skuadra e Contes  arriti të rrezikojë në minutën e 22’ përmes Diego Costas, por reagimi i Hugo Lloris ishte i shpejtë.

Goli i pari në ndeshje erdhi në kohën shtesë të pjesës së parë kur shënoi mesfushori anglez, Dele Ali, i cili u asistua nga danezi Eriksen për rezultati 1 me 0.

ali
Dele Ali shënoi për 1 me 0

 

Costa rrezikoi qysh në start të pjesës së dytë por që reagimi i Lloris ishte përfekt.

Aty ku e la skuadra e Pochentinos ashtu edhe e filloi pjesën e dytë, me start të furishëm.

Tottenham arriti të shnëojë edhe golin e dytë në minutën e 54’, përsëri me protagonist të njëjtë. Ishte Ali përsëri që shënoi me kokë nga një asistim tjetër i Eriksen.

alal
Ali realizoi përsëri për rezultatin 2 me 0

Chelsea për asnjë moment nuk arriti të rrezikonte portën epërsinë e vendasve.

Vlen të theksohet se Diego Costa nuk ishte në elementin e tij sonte, ku edhe u përplas me bashkëlojtarin e tij, Pedro për një rast të humbur nga spanjolli.

untitled
Costa duke argumentuar me Pedro-n, Chelsea kishte vetëm dy goditje brenda kornizës së portës

 

Conte tentoi të ndryshojë lojën e skuadrës së tij duke zëvendësuar Alonson me Ëillian e Fabregas me Kante dhe Batushayn me Moses, por nuk arritën të bëjnë ndryshimin.

Me këtë fitore Tottenham ngritet në pozitën e tretë me 42 pikë ndërsa Chelsea mbetet lider me 49 pikë. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Tottenham dyfishon epërsinë ndaj Chelsea (Video)

Tottenham ka arritur të shënojë edhe golin e dytë kundër Chelsea.

Periskopi.com Sporti

Ishte përsëri i njëjti golashënues, Dele Ali përsëri me kokë për rezultatin 2 me 0, po ashtu edhe në këtë gol u asistua nga Eriksen. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Tottenham në epërsi ndaj Chelsea (Video)

Tottenham Hotspurs ka arritur të kalojë në epërsi kundër Chelseat, në ndeshjen që po zhvillohet në White Hart Lane.

Periskopi.com Sporti

Golin e shënoi mesfushori anlgez Dele Alli me kokë, i cili pranoi asistimin nga Eriksen. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Pas Oscar, Conte e largon edhe një mesfushor

Chelsea ka vendosur të huazojë mesfushorin anglez Ruben Loftus-Cheek.

Periskopi.com Sporti

Chelsea besohet se do t’ia ofrojë shërbimet e mesfushorit West Ham United dhe Brighton.

loftuscheek
Ruben Loftus-Cheek, Chelsea

 

Loftus-Cheek sezonin e kaluar kishte bërë 17 paraqitje për skuadrën londineze, pasi që trajneri holandez Guss Hiddink i besonte atij.

Cheek mendohet si e ardhmja e Chelsea por në këtë sezon nuk ka pasur hapsirë fare nga trajneri italian Conte.

Slaven Bilic është tejet i interesuar për shërbimet e anglezit. /Periskopi/

 

Reklamë
Reklamë

Gerrard: Barkley duhet të transferohet te Tottenham ose Chelsea

Steven Gerrard beson se mesfushori i Evertonit, Ross Barkley do të shkëlqente nësë do të transferohej në Tottenham Spurs apo Chelsea.

Periskopi.com Sporti

23-vjeçari është lidhur së fundmi me një kalim të mundshëm te Tottenham, pasi që është duke dështuar të tregojë më të mirën nën Ronald Koeman.

barkely
Barkley konsiderohet si ardhmëria e futbollit anglez

 

Barkley ka edhe një vit e gjysëm kontratë me Everton dhe nësë do të ndalonte bashkëpunimin me ‘toffes’ ish bashklojtari i tij në kombëtaren angleze mendon se do të shkëlqente kudo që transferohet.

barkley2
Ross Barkley, Kombëtarja Angleze

 

“Nëse ai do të shkonte në Tottenham ose në Chelsea, ai do të shkëlqente dhe të gjithë fansat e Everton do të thoshin pse e kemi shitur?”, tha Gerrard për BT Sport.

“Unë mendoj nga përspektiva ime gjëja më e mirë për të do të ishte të transferohej”, përfundoi Gerrard.

barkley
Ross Barkley, Everton

 

Futbollisti që doli nga akademia e Evertonit, u krahasua gjatë sezonit 2011/12 se ai do të jetë ‘Rooney i ri’.

Barkely shënoi në takimin e parë të sezonit kundër Tottenham dhe deri më tani ka 3 gola dhe 2 asista për Everton në këtë sezon. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Conte ‘çmendet’ për ish yllin e Man Utd

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte insiston ta blejë sulmuesin e Bayer Leverkusenit, Javier Hernandez “Chicharito”.

Periskopi.com Sporti

Mediat angleze shkruajnë se tekniku italian është i vendosur për të blerë një sulmues të ri në janar.

Conte synon ta forcojë repartin e sulmit, në mënyrë që të gjejë një partner të denjë për Diego Costan.

Thuhet se në krye të listës së Contes është sulmuesi meksikan, i cili po bën sezon të mirë me Leverkusenin.

chicharitooo
Chicharito, Bayer Leverkusen

 

Blutë e Londrës janë gati t’i investojnë 30 milionë euro për ish-sulmuesin e Manchester Unitedit, i cili duket se do të rikthehet në Premier League.

Në anën tjetër, Conte është duke e vëzhguar edhe sulmuesin e Swanseas, Fernando Llorenten, me të cilin Conte ka punuar tek Juventusi.

Reklamë
Reklamë

Formacionet zyrtare: Chelsea-Stoke

Lideri aktual i Ligës Premier, Chelsea do të jetë nikoqire e Stoke Cityt.

Periskopi.com Sporti

Pas 12 fitoreve radhazi, Chelsea synon të vazhdoi këtë seri edhe në ditën e fundit të vitit 2016.

Dy trajnerët tanimë kanë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes që pritet të filloi nga ora 16:00.

Chelsea: Courtois; Azpilicueta, David Luiz, Cahill (c); Moses, Kante, Fabregas, Alonso; Willian, Diego Costa, Hazard.

Stoke City:Grant; Johnson, Shawcross, M.Indi; Diouf, Afellay, Adam, Pieters; Allen, Shaqiri; Crouch

 

 

 

 

Reklamë
Reklamë

Willian: Oscar një mik shumë i mirë

Futbollisti i Chelseat, Willian thotë se është i pikëlluar me largimin e Oscarit.

Periskopi.com Sporti

Braziliani është transferuar tek klubi kinez, Shanghai SIPG pasi që lojtari nuk ishte në planet e trajnerit të “Bluve”, Antonio Contes.

Willian tha se Oscar është një mik i tij shumë i mirë, por ai është i lumtur që braziliani ndihet mirë në klubin e ri.

“Oscar është një mik shumë i mirë dhe unë jam shumë i pikëlluar që ai u largu, por unë ndihem mirë që ai është i lumtur në klubin e ri”, ka thënë Willian.

“Ai do të luajë në Kinë dhe unë vetëm dua t’i uroj fat atij”.

“Ne do të jemi në kontakt, kjo nuk ka rëndësi nëse ai është në Kinë dhe unë jam këtu”.

“Kur unë kam ardhur këtu, ai më ndihmoi shumë, kështu që unë dua ta falënderoj për çdo gjë që ai bëri për mua”, ka theksuar Willian.

 

Reklamë
Reklamë

Nuk do ta besoni se cila legjendë iu është rikthyer futbollit aktiv

Legjenda e futbollit argjentinas, Juan Sebastian Veron është rikthyer në futbollin aktiv.

Periskopi.com Sporti

Argjentinasi është njohur për vitet e tij të kaluara në Premier League dhe Serie A, në klubet si Manchester United, Chelsea dhe Lazio.

maxresdefault
Juan Sebastian Veron, sa ishte lojtarë i Manchester United

 

Ai është pensionuar në vitin 2014 por ka vendosur që vetëm pas dy vitesh të rikthehet në futbollin aktiv me klubin e fëmijërisë Estudiantes. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Chelsea nuk e dëshiron vetëm James Rodriguez, dëshiron edhe yllin e Romës

Chelsea nuk heq dorë nga Radja Nainggolan dhe mesfushori belg i Romës është objektivi i parë i Bluve të Londrës në janar.

Periskopi.com Sporti

Sipas mediave angleze Roman Abramovich presidenti i Chelseat me kërkesë të trajnerit Antonio Conte po bën gati një ofertë të majme prej rreth 50 milionë eurosh për të bindur skuadrën e Romës për të lërë të lirë 28-vjeçarin me origjinë indoneziane.

Një pjesë të mirë të parave të fituara nga shitja e brazilianit Oscar te skuadra kineze e Shanghai Sipg drejtuesit e Chelseat po mendojnë t’i shpenzojnë për Radja Nainggolan.

Megjithatë ky operacion nuk është aspak i thjeshtë për Chelsean pasi Roma nuk dëshiron ta shesë lojtarin ndërkohë që edhe vetë mesfushori i përfaqësues belge i ka thënë njëherë jo, Bluve të Londrës përpara disa muajsh.

Në këtë mënyrë do të jetë shumë e vështirë që Nainggolan të lëvizë në Janar edhe pse Antonio Conte dhe Chelsea nuk heqin dorë dhe do të bëjnë ta pamundurën që 28-vjeçari të jetë një futbollist i Bluve të Londrës.

Reklamë
Reklamë

Courtois rikthehet në Madrid?

Thibaut Courtois ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek skuadra angleze, Chelsea.

Periskopi.com Sporti

Për momentin trajneri Antonio Conte është i kënaqur me Chelsean e tij pasi është  duke kaluar një moment pozitiv, duke arritur 11 fitore radhazi e njëkohësisht duke u pozicionuar në krye të tabelës së klasifikimit të Ligës Premier me 43 pikë.

Fundi i kampionatit është ende larg por, ankthi ka pushtuar ‘Blutë’ e Londrës të cilët për sezonin e ardhshëm rrezikojnë të humbasin gardianin e portës së tyre, Thibaut Courtois, i cili duket se po përgatitet për tu rikthyer në Spanjë, konkretisht tek Reali i Madridit.

Madje, një lajm i tillë nuk përbën aspak një sekret në kampin e Chelseat, sepse vetë belgu i ka rrëfyer shokëve të tij të skuadrës planet që ai ka për të ardhmen.

24-vjeçari, i cili më herët ka qenë pjesë e Atletico Madrid për tre sezone, duke fituar një titull kampion në La Liga, Kupën e Mbretit, Ligën e Evropës dhe ka arritur finalen e Ligës së Kampionëve, është shndërruar  në një emër që ofron siguri në portë, gjithashtu falë këtyre paraqitjeve është bërë pjesë dhe e listës së portierëve më të mirë.

Bisedimet mes palëve ende nuk kanë nisur por, një gjë është e sigurt, nëse Los Blancos do të kërkojnë me çdo kusht transferimin e tij, atëherë në dyert e Chelsea duhet paraqitur një ofertë e majme. /Supersport/

Reklamë
Reklamë

Zyrtare: Oscar prezantohet me fanelën e Shanghai SIPG (Foto)

Futbollisti brazilian, Oscar, është fotografuar me fanelën e skuadrës së re të tij. (Foto)

Periskopi.com Sporti

Oscar u transferua nga Chelsea për shumën e 60 milionë funte në Shanghai SIPG, për t’u bashkuar me ish trajnerin e tij, Andre Villas Boas.

oscar shanghai
Oscar

/Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Conte: Costa e Kante? Do të jetë një test për Chelsea

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se do të jetë e vështirë zëvendësimi i dyshes së suspenduar Diego Costa dhe N’Golo Kante për ndeshjen kundër Bournemouthit në “Boxing Day”.

Periskopi.com Sporti

Top-golashënuesi Costa dhe mesfushori Kante janë të suspenduar shkaku i kartonëve të verdhë që morën në fitoren 1 me 0 ndaj Crystal Palacet të shtunën. Të dy do të mungojnë për ndeshjen e vikendit.

chelsea
Costa dhe Kante, lojtarët kyç në formacionin e Contes

 

“Janë dy lojtarë të rëndësishëm, por ne jemi duke punuar mirë këtë javë që të gjejmë zgjidhje për të luajtur mirë dhe të vazhdojmë fitoret. Është test i mirë për ne mungesa e lojtarëve të rëndësishëm”, ka thënë Conte.

 

 

 

 

Reklamë
Reklamë

Zyrtare: Pensionohet ish ylli i Chelsea, Milan dhe PSG

Sipas korruspodentit të Sky Sport, Paulo Freitas, qendërmbrojtësi brazilian Alex, ka publikuar vendimin e tij se është pensionuar nga futbolli aktiv.

Periskopi.com Sporti

 

Alex së fundmi ishte lojtarë i Milanit por skuadra italiane nuk vendosi që t’ia vazhdojë kontratën.

Ai ishte njohur më së shumti gjatë kohës së tij në Stamford Bridge si lojtar i Chelsea, ku kishte shënuar 11 gola në 134 paraqitje për klubin londinez.

Alex, Chelsea

 

Alex me Chelsea kishte fituar dy FA Cup, nje Community Shield dhe një titull të Premier Ligës.

‘Unë do dalë në pension, vendosa së bashku me familjen time”, ka thënë Alex për Globoesporte.

“Do të duhet të kem një operacion dhe pastaj ajo do të marrë nëntë muaj për tu kthyer përsëri. Unë thjesht nuk mund ta durojë atë dhimbje”, përfundoi braziliani.

alex-milan
Alex, sa ishte anëtar i Milanit

 

Alex zhvilloi karrierë edhe me skuadra si Santos, PSV, Milan dhe Paris Saint-Germain me të cilen kishte fituar dy titull të kampionatit francez. /Periskopi/

 

Reklamë
Reklamë

Chelsea ‘çmendet’ ofron plot 89 milionë euro për yllin e Real Madridit

Chelsea është në kërkim të mesfushorit kolumbian të Real Madridit, James Rodriguez.

Periskopi.com Sporti

Sipas gazetës the Mirror, oferta e ‘të kaltërve’ do të jetë rreth 89 milionë euro për yllin e ‘los blancos’.

james
James Rodriguez, Real Madrid

 

Trajneri i londinezve, Antonio Conte, besohet se do të përdorë parat nga shitja e mesfushorit brazilian, Oscar ,i cili do të transferohet në Kinë.

James është lojari i vetëm në skuadrën e Zinedine Zidane i cili ka vetëm 8 paraqitje në La Liga dhe mund të transferohet në Premier Ligë.

james rodriguez
James duke festuar golin

 

Rodriguez në këtë sezon është paraqitur në 16 ndeshje për skuadrën madrilène, ku ka shënuar vetëm dy gola. /Periskopi/

 

Reklamë
Reklamë

Chelsea kalon në epërsi ndaj Crystal Palace (Video)

Chelsea ka arritur të kalojë në avantazh ndaj skuadrës së Crystal Palace.

Periskopi.com Sporti

Golin e shënoi sulmuesi spanjoll, Diego Costa i cili pranoi një harkim nga mbrojtësi Azpilicueta të cilin e konvertoi në gol për rezultatin 0 me 1. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Formacionet zyrtare: Crystal Palace-Chelsea

Chelsea do ta kërkojë fitoren e 11-të radhazi ndaj Crystal Palaces.

Periskopi.com Sporti

Për këtë Conte nuk mund të llogarisë në Hazardin, dhe ky është problem i madh.

Këto janë formacionet zyrtare:

Crystal Palace:

paalce

Chelsea: Courtois; Azpilicueta, David Luiz, Cahill (c); Moses, Kante, Matic, Alonso; Willian, Diego Costa, Hazard.

Reklamë
Reklamë