barca-reali

Barcelona fton Chapecoenses në kupën ‘Joan Gamper’ (Foto)

Në Kolumbi ditë më parë është rrëzuar një aeroplan që barte skuadrën braziliane Chapecoense.

Periskopi.com Sporti

Pothuajse të gjithë futbollistët e skuadrës brazilian kanë ndërruar jetë, përcjell Telegrafi

E gjitha bota po e ndihmon ekipin që për herë të parë do të duhet të paraqitej në finalen e Kupës së Amerikës së Jugut, të cilën e fituan me vendim unanim në tavolinë.

barca-4

Por, së fundi edhe katalonasit e Barcelonës kanë ftuar Chapecoensen të merr pjesë në turneun e njohur si “Joan Gamper”, i cili do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Nuk dihet se kush do të paraqitet për brazilianët, ndërsa së fundi janë përfolur emrat e Ronaldinhos e Leite Kakas.

chapo-2-1200x630

Emocionuese: Lojtari i mbijetuar i Chapecoenses, fillon të ecë përsëri (Foto&Video)

Është zgjuar nga koma njëri nga tre lojtarët që kishin shpëtuar nga aksidenti tragjik që e përjetoi skuadra braziliane Chapecoenses, ku si pasojë e rrëzimit të aeroplanit humbën jetën 19 persona.

Periskopi.com Sporti

Alan Ruschel, mbrojtësi 27 vjeçar është ai që i kishte shpëtuar këtij aksidenti tragjik që shokoi botën e futbollit dhe më gjerë.

Ruschel ishte transferua në klinikën Somer, që është ndër më të mirat në Kolumbi.

Tani mbrojtësi brazilian ka filluar të ecë që është një lajm i mirë për tifozët që u përballen me humbjen e 71 njerëzve në atë aksident.

Lojtari u fotografua duke ecur nën ndihmën e mjekut ortopedik Andre Sonagli.

chapo-2-1200x630

Ai kishte edhe disa fjalë.“Dua të them se jam duke u rimëkëmbur në mënyrën më të mirë dhe shumë shpejtë do të jem në Brazil për ta mbyllur shërimin”

“Dua tu falënderoj të gjithë juve për mbështetjen që ma keni dhënë dhe që ma ka ndihmuar shumë për shërimin tim. Dua vetëm t’i falënderoj të gjithë, faleminderit shumë”, ka thënë ai.

Edhe mjeku Sonagli ka thënë se pacienti i tij është mirë dhe nuk ka dëmtime . ai mund të ec  shumë shpejtë.

Në aksident humbën jetën në total 71 persona ku një aeroplan u rrëzua në afërsi të Medellin të Kolumbisë.

Klubi i Chapecoenses ishin duke udhëtuar për ta zhvilluar finalen e Copa Sudamericana kundër Aletico Nacionalit.

Zyrtarisht ky klub është fitues i këtij trofeu.

 

milan-fanella-1-780x439

Ja çfarë gjesti emocional ka bërë Milan për Chapecoense

Skuadra e Milanit do të bartë fanella të veçanta në nderë të klubit brazilian Chapecoense.

Periskopi.com Sporti

Klubi brazilian e pa skuadrën e parë të shuar në një tragjedi ajrore që ndodhi në Medellin të Kolumbisë, përcjell Telegrafi.

Tash, Milani ka vendosur që të realizojë dhe të vë në përdorim fanella speciale për ndeshjen ndaj Crotones në nderim të viktimave.

Në krah gjendet logo e klubit brazilian, teksa në fund të fanellës nën numër shkruan “Força Chape”, motoja përkrahëse për klubin fatkeq.

Ndeshja fillon nga ora 12:30 në San Siro.

ronaldo

Ja çfarë ka bërë Ronaldo për Chapecoenses

Cristiano Ronaldo përpos që është një futbollist i përkryer, ai gjithmonë ka treguar se është edhe një njeri human.

Periskopi.com Sporti

Ka shumë njerëz që e quajnë ”egoist”, por ai gjithmonë e ka treguar të kundërtën – të paktën jashtë fushave.

Tani, Cristiano ka vendosur që të dhurojë 3 milionë euro për klubin e Chapecoenses që sot humbi pothuajse tërë skuadrën në një aksident ajror.

chapo

Chapecoense, si përalla e Hirushes

Ngritja e pabesueshme e ekipit brazilian të futbollit Chapecoense pati një fund tragjik, pas aksidentit ajror në Kolumbi që i kushtoi jetën pjesës më të madhe të skuadrës.

Periskopi.com Sporti

Raportet e autoriteteve kolumbiane flasin për vetëm tre lojtarë të mbijetuar nga aksidenti në afërsi të qytetit Medelin. Në avion, mes 72 pasagjerëve gjendeshin lojtarë, anëtarë të stafit dhe gazetarë.

Autoritete kolumbiane konfirmuan se mbrojtësi Alan Ruschel dhe portieri i dytë Jackson Follman kanë mbijetuar, ndërsa raportohet se edhe një mbrojtës tjetër, Heilio Nieto ka mundur të shpëtojë.

Gjithashtu mësohet se Danilo, portieri i parë i ekipit, u nxor i gjallë nga avioni, por ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Ekipi i Chapecoenses po fluturonte drejt qytetit Medelin për t’u përballur të mërkurën me skuadrën Atletico Nacional në ndeshjen e parë të finales së Kupës së Amerikës Latine, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në këtë kontinent, i barasvlershëm me Ligën e Evropës.

Në vitin 2009, Chapecoense luante në kategorinë e katërt të Brazilit, por në vitin 2014 u ngjit në kategorinë e parë dhe me sukseset e njëpasnjëshme u cilësua si mishërimi i historisë së “hirushes” në futboll, një përrallë fatkeqësisht me një fund tragjik.

Solidariteti i botës së futbollit ishte i madh, duke nisur me rivalët kolumbianë të Atletico Nacional, të cilët kërkuan që titulli t’i jepet ekipit të pafat brazilian. Ndërkohë, shumë ekipe në Brazil thanë se do t’i ofrojnë lojtarë Chapecoenses në mënyrë që klubi t’i mbijetojë kësaj tragjedie.

neymar-cropped_1bg914rya46cy13byxpwdc8lu3

Neymar: Sot, bota qanë (Foto)

Futbollisti i kombëtares Braziliane dhe Barcelonës, Neymar ka shprehur ngushllimet e tij për tragjedin e klubit brazilian Chapeoenses.

Periskopi.com Sporti

Braziliani është shprehur se tragjedia e Chapeoenses është e “paimagjinueshme për ta besuar”, ku e gjithë bota është duke u sodalizuar me me viktimat.

Auturitetet ka deklaruar se 76 persona kanë vdekur dhe vetëm gjashtë persona kanë arritur të mbijetojnë aksidentit.

Neymar ka shkruar në rrjetin e tij social Instagram.

“E pa mundur ta besosh këtë tragjedi, e pa mundur ta besosh këtë ngjarje, e pa mundur se ai aeroplan është rrëzuar, e pa mundur të besosh se ata atletë, njerëz ishin në atë aeroplan, e pa mundur të besosh se ata persona janë ndarë nga familjet e tyre…,”, ka shkruar Neymar në faqen e tij të Instagramit. /Periskopi/

ney

honduras-v-switzerland-group-e-2014-fifa-world-cup-brazil

Pas Januzaj edhe Xhaka e Shaqiri shprehin ngushllimet e tyre për familjarët e viktimave (Foto)

Mesfushorët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, i ka ngushëlluar familjarët e viktimave të aeroplanit të rrëzuar në Kolumbi.

Periskopi.com Sporti

Futbollistët zvicëran me prejardhje shqiptare kanë shprehur ngushllimet e tyre përmes rrjeteve të tyre sociale Instagram.

xhaka

“Ngushëllimet dhe lutjet e mia për të gjitha familjet në këtë moment shumë të vështirë. U prehshin në paqe”, ka shkruar Xhaka.

shaqa

“Lutemi për Chapecoense”, shkruan në postimin e Shaqirit. /Periskopi/

ga

Futbollisti i Dritës: Dy ish-bashkëlojtarë vdiqën dhe dy shpëtuan nga tragjedia e Chapecoenses

Në një rrëfim ekskluziv për Gazetën Olle, braziliani i Dritës, Edenilson Bergonsi, tregon se katër futbollistë të Chapecoenses i ka pasur ish-bashklojtarë, ku dy kanë vdekur dhe dy kanë mbijetuar. Ai shprehet i shokuar me atë që ka ndodhur, duke e konsideruar mëngjesin e sotëm si të tmerrshëm. “Sot u zgjova me një lajm të tmerrshëm. Zemra po më dhemb. Unë i njihja shumicën e futbollistëve që kanë vdekur. Me katër prej lojtarëve të Chapecoenses kam luajtur bashkë në Brazil. Jam shumë i mërzitur”, deklaroi Bergonsi për “GazetaOlle.com”. “Kam luajtur me dy futbollistët që kanë shpëtuar, Alan Ruschel dhe Jackson Folman. Ndërkohë, ish-bashklojtarë i kam pasur edhe Gil dhe Machadon, të cilët kanë vdekur”, shtoi Bergonsi. Mesfushori i Dritës thotë që ka tentuar të kontaktojë agjentin e të mbijetuarit Alan, i cili i ka thënë që nuk di asgjë tjetër, pos asaj që raportohet në media. “Iu kam shkruar mesazhe në Facebook. Kam folur edhe me agjentin e Alan, por askush nuk di asgjë, pos asaj që raportohet në media”, shtoi Bergonsi. Futbollisti që po e shihni në foton më lart është pikërisht Alan Ruschel, shoku i ngushtë i Bergonsit të Dritës. Ai ka qenë top-lajm në mediat ndërkombëtare sot, pasi që ka qenë një nga dy futbollistët që i kanë shpëtuar kësaj tragjedie ajrore. Ruschel është dërguar drejt spitalit dhe raportohet që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Pos Raschel kanë shpëtuar edhe katër persona tjerë. Autoritetet braziliane kanë konfirmuar që numri i të mbijetuarve nga aksidenti ajror është pesë. Dy prej tyre futbollistë, dy anëtarë të ekupiazhit dhe një gazetar. Përpos Raschel dhe futbollistit tjetër që mbijetoi, aksidentit i shpëtoi edhe portieri Danilo, por ai ndërroi jetë në spital. Në mesin e shumë klubeve që janë solidarizuar me klubin brazilian, ka qenë edhe kampioni kosovar, Feronikeli. Skuadra nga Drenasi ka mbajtur një minut heshtje në stërvitjet e sotme, pas tragjedisë ajrore që ndodhi në Kolumbi. Mëngjesi i sotëm ka qenë shokues për botën e futbollit, pas tragjedisë së Chapecoenses. Por kush do ta mendonte që njëri prej futbollistëve të Vala Superligës, ka pasur ish-bashkëlojtarë në aeroplanin e aksidentuar?

Periskopi.com Sporti

Në një rrëfim ekskluziv për Gazetën Olle, braziliani i Dritës, Edenilson Bergonsi, tregon se katër futbollistë të Chapecoenses i ka pasur ish-bashklojtarë, ku dy kanë vdekur dhe dy kanë mbijetuar.

Ai shprehet i shokuar me atë që ka ndodhur, duke e konsideruar mëngjesin e sotëm si të tmerrshëm.

“Sot u zgjova me një lajm të tmerrshëm. Zemra po më dhemb. Unë i njihja shumicën e futbollistëve që kanë vdekur. Me katër prej lojtarëve të Chapecoenses kam luajtur bashkë në Brazil. Jam shumë i mërzitur”, deklaroi Bergonsi për “GazetaOlle.com”.

“Kam luajtur me dy futbollistët që kanë shpëtuar, Alan Ruschel dhe Jackson Folman. Ndërkohë, ish-bashklojtarë i kam pasur edhe Gil dhe Machadon, të cilët kanë vdekur”, shtoi  Bergonsi.

Mesfushori i Dritës thotë që ka tentuar të kontaktojë agjentin e të mbijetuarit Alan, i cili i ka thënë që nuk di asgjë tjetër, pos asaj që raportohet në media.

“Iu kam shkruar mesazhe në Facebook. Kam folur edhe me agjentin e Alan, por askush nuk di asgjë, pos asaj që raportohet në media”, shtoi Bergonsi.

Futbollisti që po e shihni në foton më lart është pikërisht Alan Ruschel, shoku i ngushtë i Bergonsit të Dritës. Ai ka qenë top-lajm në mediat ndërkombëtare sot, pasi që ka qenë një nga dy futbollistët që i kanë shpëtuar kësaj tragjedie ajrore.

Ruschel është dërguar drejt spitalit dhe raportohet që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Pos Raschel kanë shpëtuar edhe katër persona tjerë. Autoritetet braziliane kanë konfirmuar që numri i të mbijetuarve nga aksidenti ajror është pesë. Dy prej tyre futbollistë, dy anëtarë të ekupiazhit dhe një gazetar.

Përpos Raschel dhe futbollistit tjetër që mbijetoi, aksidentit i shpëtoi edhe portieri Danilo, por ai ndërroi jetë në spital.

Në mesin e shumë klubeve që janë solidarizuar me klubin brazilian, ka qenë edhe kampioni kosovar, Feronikeli.

Skuadra nga Drenasi ka mbajtur një minut heshtje në stërvitjet e sotme, pas tragjedisë ajrore që ndodhi në Kolumbi.

 

 

januzaj1

Adnan Januzaj shprehë ngushllimet e tij për futbollistët e Chapoecoense (Foto)

Futbollisti i Manchester United i huazuar në Sunderland, Adnan Januzaj, ka shprehur ngushllimet e tij për jeten e humbur të futbollistëve brazilian.

Periskopi.com Sporti

Skuadra Chapecoense sot ka përjetuar ditën më të errët në histori të saj, aeroplani që po udhëtonin është rrëzuar, ku si pasojë kanë vdekur 77 persona, ku të gjithë ishin pjesë e skuadrës braziliane.

Januzaj këtë e ka bërë përmes rrjtetit të tij social Instagram. /Periskopi/

januzaj

chapecoense1-848x455

Publikohen pamjet e tmerruese të aeroplanit të rrëzuar në Kolumbi (Video)

Jan publikuar pajmet e rrëzimit të areoplanit që u rrëzua sot në Kolumbinë, ku brenda ishin edhe futbollistët e klubit Brazilian Chapecoense.

Periskopi.com Sporti

Aeroplani kishte 81 udhëtarë ndërsa policia ka konfirmuar se 77 njerëz kanë vdekur, kurse vetem 4 kanë mbijetuar.

Një aeroplan me 81 udhëtarë është rrëzuar në Kolumbinë qendrore, ndërsa policia ka konfirmuar se 75 njerëz e kanë humbur jetën, derisa vetëm gjashtë kanë mbijetuar.

Në mesin e të vdekurve ishin futbollistët e skuadrës braziliane Chapecoense.

Janë publikuar pamjet e aeroplanit të rrëzuar dhe disa nga momentet e intervenimit të ekipeve mjekësore.  /Periskopi/

 

 

 

chapo

Kështu festonin futbollistët e Chapecoense pas kalimit në finale (Video)

Klubi brazilian, Chapecoense, ka publikuar një video të futbollistëve që ndërruan jetë në tragjedinë e së hënës në Kolumbi.

Periskopi.com Sporti

Futbollistët po udhëtonin me aeroplan drejt Kolumbisë për ndeshjen e parë të Copa Sudamericana ndaj Atletico Nacionalit, kur aeroplani u rrëzua me 81 njerëz në bord, me vetëm pesë të mbijetuar, përcjell Koha.Net

Klubi pas tragjedisë ka postuar një video në rrjetin social Twitter me mbishkrimin “Kjo është pamja e fundit e luftëtarëve tanë”.

 

Videoja ishte realizuar javën e shkuar, pasi klubi siguroi finalen.

 

bruno-rangel

Vetëm një javë më parë e morri vesh se do bëhet baba, sot vdes në aksidentin tragjik (Video)

Afro një javë më parë, sulmuesi Chapecoenses, Tiaguinho, mori vesh lajmin se gruaja e tij ishte shtatzënë dhe ata do të bëheshin me fëmijën e parë.

Periskopi.com Sporti

Sot, pasi lojtari humbi jetën në moshë 22 vjeçare, familja e tij publikoi një video emocionuese, e cila tregonte reagimin e futbollistit kur kuptoi se do të bëhej baba.

Sulmuesi ishte njëri prej 75 pasagjerëve që humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit që i bartte futbollistët e skuadrës braziliane.

Videoja e shfaq Tiaguinhon fillimisht duke e marrë një dhuratë dhe pasi e lexon mesazhin për shtatzëninë e gruas, nis festa me kolegët.

Ndryshe, ai ishte transferuar te Chapecoense gjatë këtij sezoni.

paris

PSG ndihmonë klubin Chapecoenses, ndanë miliona euro pas tragjedisë

PSG ka vendosur t’i ndajë 40 milionë euro për ta ndihmuar klubin e Chapecoenses pas aksidentit të tmershëm ajror.

Periskopi.com Sporti

Kampionët e Francës kanë vendosur ta bëjnë këtë për ta mbajtur të gjallë klubin që ka përjetuar njërën ndër tragjeditë më të mëdha të futbollit.

Lajmi ka filluar të konfirmohet nga mediumet e njohura evropiane.

Chapeecoenses ishte duke udhëtuar për ta zhvilluar finalen e Suda America për në Kolumbi.