vida-780x439

Rikthehet njeriu që parashikoi tragjedinë e Chapecoense

Një prej parashikuesve më të famshëm në Brazil kishte parashikuar tragjedinë e futbollistëve brazilianë.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për Vidente Carlinhos, i cili më 26 mars të këtij viti kishte parashikuar shuarjen e një skuadre futbolli si pasojë e rënies së një aeroplani.

“Nuk dihet se çfarë klubi apo kombëtare. Por, një ekip do të shuhet si pasojë e rënies së një aeroplani”, kishte thënë Carlinhos për një televizion brazilian.

Ai tani ka paralajmëruar për një tragjedi të re që do të prek futbollin.

Carlinhos ka deklaruar se një lojtar i ekipit kombëtar të Kilit, nuk do të mund të luaj në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, pasi që do të vdes pak kohë para fillimit të tij.

“Një lojtar shumë i njohur kilian do të vdes para Kupës së Botës ‘Rusia 2018’. Edhe nëse Kili siguron pjesëmarrjen, ai lojtar nuk do të luaj, sepse do të vdes”, ka deklaruar ai, përcjell lajmi.net.

53 vjeçari sikurse për rastin Chapecoense ka refuzuar të jep emra, por thotë se është një lojtar shumë i njohur, është një legjendë e Kilit.

Carlinhos u bë i famshëm me parashikimet e tij për humbjen e Brazilit 7:1 nga Gjermania në Kupën e Botës, problemet ekonomike të Neymarit dhe dorëheqjen e presidentit të Brazilit, Michel Temer.

 

 

antonio-grieco-fb-meazza

Emocionuse: Ja çfarë kanë bërë Milan dhe Crotone për Chapecoense (Foto&Video)

Milan dhe Crotone përballen sot në kuadër të Seria A.

Periskopi.com Sporti

Ato para fillimit të ndeshjes kanë mbajtur një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë braziliane që ndodhi në javën e kaluar, ku në rrëzimin e aeroplanit humben jetën 77 persona dhe mbetën të lënduar gjashtë persona.

Skuadra braziliane Chapecoense e përjetoi më së keqi pasi lojtarët e saj humben jetën në atë tragjedi.

milan-fanella-1-780x439

milan-fanella-4

Milan sot në fanela e ka të shkruar ‘Forca Chape’. /Periskopi/

ronaldinho-fluminense_16160nht533z1zdbnp9q6cuq4

Ronaldinho rikthehet në futboll si lojtar i Chapecoense?

Legjenda braziliane e futbollit botëror, Ronaldinho Gaucho, është duke u lutur nga fansat që të rikthehet në futboll dhe të luajë për Chapecoense.

Periskopi.com Sporti

Në rrëzimin e aeroplanit ku përfundoi në tragjedi për klubin brazilian që la të vdekur 71 persona dhe gjashtë të lënduar.

raraf

Tashmë, shumë klube kanë vendosur të huazojnë lojtarët e tyre në Chapecoense si shenjë mbështetje por tani edhe fansat jan duke e lutur Ronaldinho përmes rrjeteve sociale që ai të luajë për Chapecoense. /Periskopi/

ze-roberto

Legjenda braziliane do të luajë një vit pa pagesë për Chapecoense

Mesfushori veteran, Ze Roberto ka fituar titullin kampion të Brazilit në moshën 42 vjeçare me Palmeiras.

Periskopi.com Sporti

Edhe pse shumë futbollist tjerë do të preferonin që pas një suksesi të tillë të pensionosheshin, ish mesfushori i Bayernit dëshiron të vazhdojë.

E qëllimi i tij është që tashmë të bëhet pjesë e skuadrës, Chapecoense e cila një ditë më parë humbi pothuajse të gjithë ekipin në një aksident me avion.

Ze Roberto ka propozuar të luaj për ekipin brazilian për një vit pa pagesë në shenjë respekti dhe solidariteti për viktimat e ekipit.

 

 

cavani

Ja çfarë dënimi morri Cavani, pas asaj që bëri për Chapecoense

Edinson Cavani gjatë ndeshjes së mbrëmshme në League One, ka shënuar golin e tij të 100-të për PSG.

Periskopi.com Sporti

Ish sulmuesi i Napolit këtë arritje e ka festuar në mënyrë të veçantë, ai zbuloi një fanelë me mbishkrim ‘Forca AFC’ në mbështetje të viktimave të tragjedisë së skuadrës braziliane Chapecoense.

Por, ai u ndëshkua nga gjyqtari me karton të verdhë për shkak se largoi fanelën e PSG, kjo është rregull në fubtoll dhe gjyqtari kishte të drejtë pasi ai ndoqi rregullat.

Vendimi për ndëshkim të Cavanit nuk pritë aspak mirë nga tifozët e futbollit në rrjetin social Twitter, ku reaguan ashpër ndaj gjyqtarit që ndëshkoi Cavanin. /Periskopi/

cavani

Emocionale: Ja çka ka bërë Cavani për Chapecoense (Foto)

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani ka përkujtuar viktimat e tragjedisë së skuadrës braziliane Chapecoense.

Periskopi.com Sporti

Ai këtë e ka bërë pas shënimit të golit, ku kishte një maic me mbishkrim ‘ Forca ACF’. Vlen të theksohet se sonte Cavani ka arritur edhe shfriën e 100 golave për skuadren parisiene. /Periskopi/

cavani
Edinson Cavani, ia dedikojë golin viktimave të Chapeoense
arsenalo

Ajo çfarë ka bërë Arsenal për Chapecoense është emocionuese (Foto)

Arsenali para fillimit të takimit me Southampton ka shpalosur një banerë në përkrahje të viktimave të tragjedisë të skuadrës braziliane Chapeoense.

Periskopi.com Sporti

Arsenali dhe Southampton takohen në kuadër të kupës së Anglisë.

gabriel
Gabriel, Lucas Perez dhe Ramsey, duke mbajtur një minutë heshtje për Chapecoense

Topqinjtë në përbërje sonte kanë startuar me brazilianin Gabriel që shihet shumë i emocionuar për bashkëkombësit e tij. /Periskopi/

nivaldo

Emocionuese se çfarë ka bërë portieri i Chapeoenses, pasi i shpëtoi tragjedisë (Video)

Portieri i klubit brazilian Chapecoense, Nivaldo, ka konfirmuar se do të pensionohet nga futbolli vetëm 24 orë pas tragjedisë me aeroplan në Kolumbi, në të cilën vdiqën 71 pasagjerë, përfshirë shumicën e bashkëlojtarëve të tij.

Periskopi.com Sporti

Nivaldo nuk udhëtoi me pjesën tjetër të ekipit drejt Kolumbisë për ndeshjen e parë finale në Copa Sudamerica me Atletico Nacionalin, sepse ishte vendosur që paraqitjen e 300-të për klubin ta bënte në fundjavë në shtëpi ndaj Atletico Mineiros.

“Ishte paraparë që të udhëtoja, por mbeta këtu. Për gjithçka ka një arsye në jetë. Nuk udhëtova të dielën drejt Palmeiras, sepse donim që në shtëpi ndaj Atletic-MG të kisha paraqitjen e 300-të për klubin. Plani ndryshoi dhe ata udhëtuan direkt nga Sao Paulo drejt Medellinit [aty ku ndodhi tragjedia]. Andaj Caio, trajneri, më tha se nuk do të më merrte”, ka thënë Nivaldo për “Globoesport.