messisisis

Messi vendosi rekord të ri në Champions

Leo Messi ishte edhe mbrëmë protagonistë për ekipin e tij, Barcelona duke shënuar golin e avantazhit provizor.

Periskopi.com Sporti

Ky gol në fakt vendosë një rekord të ri për argjentinasin, i cili u ngjit në kuotën e 54 golave në fazën e grupeve të Championsit.

Duke marrë parasysh këtë fazë 29-vjeçari është një gol para Raul, i cili deri mbrëmë ishte në krye me 53 gola në fazën e grupeve, kur ka luajtur për Real Madrid dhe Schalke, ndërkohë që vendi i tretë mbahet nga Ronaldo me 51 gola.

guardiola

Guardiola: Përballja me Barcën, e veçantë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur rreth përballjes me ish-skuadrën e tij, Barcelonën.

Dy klubet rastisën të qëllojnë në të njëjtin grup në Ligën e Kampionëve, strategu katalan thotë se rikthimi në Barcelonë do të jetë i veçantë.

“Unë nuk mund ta mohoj se rikthimi në Barcelonë është diçka e veçantë. Unë jam rritur atje dhe kam kaluar shumicën e jetës atje”, deklaroi Gurdiola.

“Unë i njoh njerëzit atje, klubin, mediat dhe shumicën e lojtarëve. Emocionet janë atje”. /Periskopi.com