yjet

Wenger shokon të gjithë, kthen në skuadër këtë superyll?

‘Topqinjtë’ janë duke menduar për të bërë rikthimin sensacional të mesfushorit të Chelseat, Cesc Fabregas.

Periskopi.com Sporti

Cesc Fabregas ishte pjesë e Arsenalit nga viti 2004 deri 2011, ku edhe bëri emrin si një mesfushor i klasit botëror, ai ishte edhe kapiten i skuadrës londineze për një sezon. Wenger mendon të bëjë ofertë për të në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori spanjoll ka dalur nga akademia e famshme e Barcelonës La Masia.

Fabregas në këtë sezon ka humbur vendin e titullarit në formacionin e Antonio Contes, pasi ai preferon dyshen Kante-Matic.

29-vjeçari për Arsenalin kishte 57 gola në 303 paraqitje sa ishte pjesë e tyre. /Periskopi/

fabregas-oscar

Zyrtare: Chelsea vendos për Fabregas dhe Oscar

Mesfushorët e Chelseat, Cesc Fabregas dhe Oscar do të qëndrojnë në Stamford Bridge.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka konfirmuar trajneri i të kaltërve të Londrës, Antonio Conte.

“E ardhmja e Oscarit është Chelsea. Për mua ai është një lojtar i rëndësishëm në skuadër. Ai është në formë të mirë dhe një lojtar i madh”, ka deklaruar Conte.

“Fabregas? Ai është në një gjendje të mirë dhe në dispozicion për të dielën me siguri. E ardhmja e Fabregasit është e njëjtë si e Oscari”, shtoi ai.

Dyshja në fjalë ka qenë shumë e përfolur për një largim nga pesë herë kampioni i Anglisë, mirëpo një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë. /Periskopi.com

fabregas

Fabregas përfundon te ky klub anglez?

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, është duke menduar largimin nga Chelsea.

Periskopi.com Sporti

Ish mesfushori i Arsenal dhe Barcelonës nuk po arrin të ketë minuta nën drejtimin e trajnerit italian, Antonio Conte. Ditë më parë është raportuar se spanjolli dëshiron të luftojë për një vend në formacion në skuadër, por si duket ai do të largohet në afatin kalimtar të janarit.

West Ham do të kërkojë transferimin e tij në formë huazimi dhe Chelsea besohet se janë të gatshëm të paguajnë gjysmën e pagës vetëm që të largojnë yllin e tyre.

Fabregas ka një pagë prej 160 mijë funte në javë dhe kjo mund të jetë problem për shumë skuadra që i dëshirojnë shërbimet e Fabregasit. /Periskopi.com

fabregas

Vendoset fati i Fabregasit?

Cesc Fabregas do të luftojë për pozitën e tij në Chelsea.

Periskopi.com Sporti

Chelsea do të huazojë Cesc Fabregas dhe mund të krijojë hapsirë për lojtarë si Javier Pastore dhe Marcelo Brozovic, emrat e këtyre dy lojtarëve janë lakuar në klubin londinez.

Por  mesfushori spanjoll ka shprehur dëshirën për të qëndruar dhe të luftojë për vendin e tij në formacionin bazë të Antonio Contes.

Që nga ardhja e trajnerit italian Fabregas ka humbur pozitën e titullarit, para tij preferohet francezi N’Golo Kante. /Periskopi.com

 

 

conte-fabregas

Conte paralajmëron largimin e Fabregas

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka folur për mundësinë e largimit të mesfushorit Cesc Fabregas.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit ka qenë shumë i përfolur kohëve të fundit për një largim të mundshëm nga Stamford Bridge.

Mirëpo, trajneri italian thotë se 29-vjeçari do të qëndrojë te kjo skuadër të paktën deri në verë.

“Jemi në fillim të nëntorit dhe është herët të flasim për këtë”, deklaroi Conte.

“Fabregas është lojtar i Chelseat dhe jam i lumtur që e kam në skuadër. Tani është koha që ai të shërohet dhe të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit”.

Ish-anëtari i Arsenalit dhe Barcelonës shpeshherë nuk ka qenë zgjedhja e Contes në formacionin bazë dhe kjo ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm të tij. /Periskopi.com

fabregas

Fabregas largohet në janar?

Cesc Fabregas mund të fillojë të gjejë skuadrën e re.

Periskopi.com Sporti

Antonio Conte nuk po llogaritë fare në shërbimet e mesfushorit spanjoll, Cesc Fabregas.

Besohet se Chelsea do t’i pranojë ofertat për të qysh në janar, sipas ‘ The Times’.

Fabregas e ka humbur vendin e titullarit me ardhjen e transferit të mesfushorit, N’Golo Kante. Për spanjollin ka shfaqur interesim ekipet italiane si Milan e Roma. /Periskopi.com

LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 19: Diego Costa of Chelsea speaks to referee Mike Dean during the Barclays Premier League match between Chelsea and Arsenal at Stamford Bridge on September 19, 2015 in London, United Kingdom.  (Photo by Ross Kinnaird/Getty Images)

Ylli i Chelseat në bisedime me Milanin

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas është në futur në bisedime me klubin italian, Milan, raporton Tuttosport.

Periskopi.com Sporti

Ish mesfushori i Arsenal dhe Barcelonës ka humbur vendin e titullarit në formacionin e londinezëve në këtë sezon.

Me ardhjen e N’Golo Kante, spanjolli ka përfunduar në pankinën e Chelseat.

29 vjeçari thuhet se ka hapur bisedimet me drejtuesit italian për një transferim të mundshëm në afatin kalimtar të janarit. /Periskopi.com

messi

Messi më tha se ishte në rregull

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas ka zbuluar se mbanë kontakte të rregullta me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Madje, ish-mesfushori i Barcelonës tregon të rejat rreth dëmtimit të fundit të argjentinasit.

“Kam folur dje me Messin dhe ai më tha se ishte në rregull. E vërteta është se unë nuk e kam vënë re se ai ishte i shqetësuar”, deklaroi Fabregas.

“Barcelona është klubi i vetëm në botë që e di se si duhet të kujdeset për Messin”, shtoi ai.

29-vjeçari pritet t’i mungojë Barcelonës për rreth tre javë pas dëmtimit që pësoi në sfidën ndaj Atletico Madrid në mesjavë. /Periskopi.com

conte-fabregas

Conte: Fabregas në planet e mia

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte thotë Cesc Fabregas bën pjesë në planet e tij për të ardhmen.

Mesfushori i njohur është përfolur shumë kohëve të fundit për një largim të mundshëm nga Stamford Bridge, mirëpo trajneri italian shuan zërat që e lidhin 29-vjeçarin me largimin nga pesë herë kampioni i Anglisë.

“Jo, nuk po e konsideroj shitjen e Fabregas. Ai bën pjesë në planet e mia”, deklaroi Conte.

“Ne të gjithë e dimë se ai është një lojtar fantastik. Cesc është lojtar i madh”. /Periskopi.com

fabregas

Real Madrid refuzon Fabregas

Periskopi.com Sporti

Chelsea ka kontaktuar me Real Madridin në lidhje me transferimin e Cesc Fabregas te kjo e fundit.

Mirëpo, El Confidencial raporton se drejtuesit e klubit nga Santiago Bernabeu kanë refuzuar mundësinë e transferimit të ish-kapitenit të Arsenalit.

Ditë më parë është raportuar se Fabregas nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Chelseat, Antonio Conte, madje është thënë se ky i fundit e ka quajtur lojtarin dembel. /Periskopi.com

fabregas

Shkëmbim Fabregas – Brozovic?

Periskopi.com Sporti

Chelsea thuhet se është gati t’i ofrojë Interit mesfushorin Cesc Fabregas, nëse klubi zikaltër pranon që në drejtimin e kundërt të kalojë kroati Marcelo Brozovic, shkruan Gazzetta dello Sport.

Raporti sugjeron se oferta në fjalë ka ardhur në drejtim të Interit para pak ditësh dhe klubi italian po e shqyrton atë.

Në anën tjetër, është raportuar shumë ditëve të fundit se trajneri i ‘blues’, Antonio Conte nuk e dëshiron lojtarin në fjalë në skuadër. /Periskopi.com

conte-fabregas

Conte i tregon derën e largimit Fabregasit

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas ka shumë gjasë të largohet nga Stamford Bridge brenda pak ditësh.

The Sun raporton se trajneri i ‘blues’, Antonio Conte tashmë veç i ka treguar derën e largimit ish-mesfushorit të Barcelonës dhe Arsenalit.

Sipas të njëjtit raport, arsyeja e këtij vendimi të trajnerit italian është mospuna e duhur e mesfushorit në stërvitje.

Madje, thuhet se Conte tashmë e quan 29-vjeçarin si dembel në përshtatje në sistemin e tij. /Periskopi.com

conte-fabregas

Conte i lumtur për qëndrimin e Fabregas

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është shprehur i kënaqur me qëndrimin e Cesc Fabregas te kjo skuadër.

Ky i fundit është spekuluar shumë kohëve të fundit se mund të largohej nga Stamford Bridge, mirëpo strategu italian hedh poshtë një gjë të tillë.

“Unë jam i kënaqur me qëndrimin e tij”, deklaroi Conte.

“Ai është duke punuar shumë vështirë gjatë seancave stërvitore, për të më treguar mua se e meriton të luajë”.

“Unë jam një trajner shumë i lumtur kur shoh këtë përkushtim. Kur ju keni shumë lojtarë që mendojnë në lidhje me skuadrën dhe jo veten e tyre, kjo është e rëndësishme”. /Periskopi.com

fabregas

Fabregas drejt Real Madridit?

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas mund të përfundojë në këtë verë te Real Madridi.

E përditshmja katalanase Sport, raporton se përfaqësuesi i ish-yllit të Barcelonës ka kontaktuar me drejtuesit e Los Blancos, në lidhje me mundësinë e transferimit të 29-vjeçarit në Bernabeu.

Fabregas u la dje në bankën rezervë në ndeshjen e parë të të kaltërve të Londrës kundër Ëest Ham Unitedit, dhe kjo ka shtuar zërat se lojtari mund të largohet nga Stamford Bridge. /Periskopi.com