cerdhet

Së shpejti, edhe Sofalia do të bëhet me Çerdhe

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook,m ka treguar se janë duke u bërë përgatitjet për hapjen e çerdhes në Sofali.

Periskopi.com Lajme

“Vazhdojmë me çerdhet e reja – përgatitjet për hapjen e çerdhes Zogjtë në Sofali”, ka shkruar Ahmeti.

Më poshtë keni postimin e plotë të Ahmetit:

Komuna e Prishtinës informon të gjithë banorët se më 30 nëntor, e mërkurë, në ora 17:00 , në sallën e Kuvendit Komunal, ndërtesa e Komunës së Prishtinës, do mbahet diskutimi publik për përzgjedhjen e Këshillit të Prindërve të cilët në bashkëpunim me Komunën do të themelojnë çerdhen me bazë në komunitet “Zogjtë’.

Të gjithë prindërit e interesuar duhet të dorëzojnë një letër me shkrim ku shprehin qëllimin për tu zgjedhur në Këshillin e Prindërve. Këshilli i prindërve do të zgjedhet me votat e personave prezent që do të jenë në sallë. Letra mund të dorëzohet në sportelin numër 5 apo në emailin [email protected] .

Të drejtë konkurrimi kanë vetëm prindërit që kanë fëmijë të moshës 0-6 vjeç dhe që kanë qëllim t’i regjistrojnë në çerdhen që do të hapet.

Prindërit që konkurrojnë të bëhen pjesë e këshillit të prindërve duhet të sjellin me vete këto dokumente:

Dëshmi se është banorë i lagjes – dokumenti nga Bashkësia Lokale dhe një faturë

Ekstrakti i lindjes se femiut”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.