celtic

Kur futbolli bashkon njerëzit

Barcelona dhe Glasgoëi mund të kenë dallime në klimë, ushqim dhe kulturë, por kur vjen te futbolli këto institucione kanë pasione të përbashkëta në fushë dhe jashtë saj, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Sporti

Duke u futur në fushën “Celtic Park” para ndeshjes së mërkurës të Ligës së Kampionëve mes Celticut dhe Barcelonës, menjëherë të kthehen kujtimet e lavdisë së kaluar, siç është ajo e “luanëve” të Jock Stein, kur Celticu i udhëhequr nga ai u bë ekipi i parë britanik që ngriti trofeun më të madh të Evropës në vitin 1967.

Vitin e ardhshëm do të jetë 50-vjetori i asaj nate historike, ku 11 djem lokalë – të gjithë me përjashtim të njërit prej 15 lojtarëve sa ishin në skuadër, kishin lindur brenda 16 kilometrave nga “Celtic Park” – mposhtën gjigantët italianë të Interit dhe u bënë të pavdekshëm pasi ngritën trofeun e Evropës.

“Është e pavdekshme, e pavdekshme”, thotë tifozi i Celticut, Colin Boyle. “Ajo skuadër përmbledh shpirtin e Celticut, dhe kjo është ajo që ka rëndësi – futboll ekspansiv, të bësh miq në Evropë, një skuadër miqësore e hapur për të gjithë, e hapur për të gjithë pavarësisht fesë, racës apo besimit. Të gjithë janë të mirëpritur”. Ai shpirt ishte shumë prezent të mërkurën.

ney

Barcelona nuk lejon befasi, fiton me rezultat të pastër ndaj Celtic (Video)

Barcelona nuk lejuar ndonjë befasi të ndodhë, pasi që ka fituar me rezultat 0-2 ndaj Celtic në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Barcelona që nga minuta e parë kontrolloi ndeshjen duke mos i lejuar skuadrës vendase të shpresojë në ndonjë mrekulli.

Goli i parë erdhi nga Lionel Messi në minutën e 24 pas një asistimi të bukur nga Neymar.

mesd
Lionel Messi

Luis Suarez kishte një rast të mirë për gol në minutën e 41-të, por nuk arriti të shënon dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.

Argjentinasi shënoi edhe një herë në minutën e 55-të, por këtë herë nga pika e bardhë dhe deri në fund më nuk kishte gola.

celticfcvfcbarcelonauefachampionsleaguev3zvsledjsgx
Messi duke festuar golin e dytë të tij personal

Katalunasit me këtë fitore siguron pozitën e parë me 12 pikë, e përcjellur nga Manchester City me 8 pikë. Kurse dy skuadrat tjera në Grupin C janë Borussia Monchengladbach me pesë pikë dhe Celtic në fund me dy pikë nga pesë ndeshje.

/Periskopi.com/

mesafi

Barcelona hap llogarinë ndaj Celtic (Video)

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj skuadrës skoceze Celtic.

Periskopi.com Sporti

Golin e katalunasve e shënoi ylli argjentinas Lionel Messi në minutën e 24’. /Periskopi.com/

celtic

Formacionet zytare: Celtic-Barcelona

Celtic sonte do e pret Barcelonën në kuadër të grupit C.

Periskopi.com Sporti

Celtic u shkatërrua në xhiron e kaluar nga katalunasit me rezultat 7-0 dhe sonte do të mundohet të mos përsëritet e njëjtë histori.

Celtic renditet i fundit në tabelë me 2 pikë ndërsa Barcelona me 9 pikë ku I nevojitet vetëm një barazim për të siguruar kalimin në fazën e tjetër.

Këto janë formacionet zyrtare:

Celtic: Gordon; Lustig, Simunovic, Sviatchenko, Izaguirre; Brown, Arsmtrong; McGregor, Rogic, Sinclair; Dembélé.

Barcelona:  Ter Stegen; Roberto, Mascherano, Pique, Alba; Rakitic, Busquets, Gomes; Messi, Suarez, Neymar. /Periskopi.com/

dlad

Gladbach ia kthen ‘borxhin’ Celtic

Tifozët e Borussia Monchengladbach janë tallur me tifozët e klubit skocez pak para ndeshjes së tyrë në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve mes këtyre klubeve dy javë më parë tifozët e Celticut ishin shprehur se po e kanë të vështirë të shqiptojnë emrin Borussia Monchengladbach dhe në vend të emrit kishin shkruar vetëm “Një ekip gjerman”.

Tifozët e klubit gjerman ia kanë rikthyer ‘borxhin’ tifozëve skocez. /Periskopi.com

celtit

dembele

Gjigandët pas Dembele

Arsenali është duke vëzhguar nga afër sulmuesin e Celtic, Moussa Dembele.

Periskopi.com Sporti

‘Topçinjtë’ kanë dërguar vëzhgues për të parë nga afër futbollistin në ndeshjen ndaj Manchester Cityt në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi shënoi dy gola në sfidën në fjalë e cila përfundoi baraz 3:3.

Mirëpo, londinezët nuk do ta kenë të lehtë transferimin e tij, pasi përveç rezistimit të mundshëm të skocezëve për të mos e shitur lojtarin, problem mund të paraqesë edhe interesimi i dy klubeve tjera të njohura, Real Madrid dhe Bayern Munich. /Periskopi.com

drogba

Ky pritet të bëhet Drogba i ardhshëm

Brendan Rodgers beson se Moussa Dembele mund të bëhet në të ardhmen Didier Drogba i ri.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Celtic i dha këto deklarata pas barazimit të skuadrës së tij ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, ku Dembele shënoi dy gola.

“Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Kam punuar me Didier Drogban te Chelsea dhe mendoj se Moussa Dembele është i njëjti tip i lojtarit”, deklaroi Rodgers.

“Didier erdhi në Chelsea në moshën 26-vjeçare. Dembele është vetëm 20 vjeç. Ai është ende një fëmijë”, shtoi ai. /Periskopi.com

barcelona

Këto janë mungesat e Barcelonës ndaj Celtic

Periskopi.com Sporti

Barcelona sonte përballet me Celticun në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Katalonasit kanë disa mungesa në skuadër, ndër të cilat bënë pjesë edhe mbrojtësi Jeremy Mathieu.

Në anën tjetër, gjigandi katalan do të duhet t’ia dalë edhe pa katër lojtarë tjerë.

Jeremy Mathieu, Denis Suarez, Aleix Vidal dhe Jordi Masip do t’i mungojnë kësaj skuadre në ndeshjen ndaj skocezëve.

Ndeshja zhvillohet në Camp Nou me fillim nga ora 20:45. /Periskopi.com

alba

Do ta kemi vështirë ndaj Celtic

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Jordi Alba beson se skuadra e tij nuk do ta ketë të lehtë përballjen me skuadrën e Celtic në ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve.

Të dy skuadrat takohen nesër mbrëma në Camp Nou me fillim nga ora 20:45.

“Ne e kemi parë Celtic duke luajtur shumë mirë. Do të jetë e vështirë që ne të krijojmë mundësi, por kjo është ajo që ne do të përpiqemi ta bëjmë. Është me rëndësi të kemi një fillim të mirë”, deklaroi Alba. /Periskopi.com