ter stegen

Ter Stegen pranon fajin: Faji është i im, unë jam më i keqi

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen ka marrë barrën e fajit për disfatën e mbrëmshme nga Celta Vigo.

Periskopi.com Sporti

Skuadra në fjalë mposhti katalunasit me rezultat 4:3, ndërsa portieri gjerman kishte bërë disa gabime, bashkë me mbrojtjen.

Por, ai nuk heziton të pranojë fajin për gabimet që i bëri në sfidën e mbrëmshme.

“Është faji im, unë jam më i keqi”, deklaroi gjermani.

“Po të mos e kisha bërë atë gabim, ne mund të kishim fituar”, shtoi ai. /Periskopi.com

BARCELONA, SPAIN - MAY 21: Luis Enrique Martinez poses for the media during his official presentation as the new coach of FC Barcelona at Camp Nou on May 21, 2014 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Enrique paralajmëron Barcelonën para ndeshjes me Celta Vigon

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka thënë se përballja e nesërme ndaj Celta Vigos do të jetë e vështirë.

Periskopi.com Sporti

Katalunasit luajnë si mysafir i Celtas në sfidën e cila zhvillon me fillim nga ora 20:45 në kuadër të La Ligas.

“Celta është një ekip shumë i rrezikshëm me stilin e lojës që ka. E dimë se do të jetë e vështirë ndaj tyre”, deklaroi Enrique.

“Ata kanë humbur disa lojtarë të rëndësishëm si Nolito, por gjithashtu janë përforcuar. Ata janë një ekip që vrapojnë shumë”, shtoi ai. /Periskopi.com

munir

El Haddadi pranë huazimit te Celta Vigo

Periskopi.com Sporti

Talenti i madh i Barcelonës, Munir El Haddadi është shumë pranë kalimit në formë huazimi te Celta Vigo.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari katalan, Gerard Romero, i cili thotë se ky kalim do të zyrtarizohet pasi që Barcelona të transferojë një sulmues, ku sipas të gjitha gjasave do të jetë ylli i Valencias, Paco Alcacer.

“Marrëveshja mes Munir dhe Celta Vigo është mbyllur, marrëveshja ende nuk është zyrtare, derisa Barca të transferojë një sulmues”, ka shkruar gazetari në rrjetin social Twitter. /Periskopi.com